Connect with us

Lajme nga vendi

“Si do t’i përdorë Maqedonia pasuritë minerale? ASHAM prezentoi një projekt-strategji në Ministrinë e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale”

Published

on

Në ambientet e Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, u mbajt një takim në të cilin akademikët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) prezantuan propozimin e ri Strategjia për hulumtim gjeologjik dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të resurseve minerale për periudhën 2025-2045, e cila është në fazën përfundimtare të përgatitjes, pas së cilës do të vijojë një debat publik dhe miratimi i tij nga Qeveria. Delegacioni i ASHAM u drejtua nga akademiku Blazho Boev dhe bashkëpunëtori shkencor Dr. Aleksandar Dedinec.

Strategjia ka për qëllim të përcaktojë shtrirjen dhe mënyrën e realizimit të hulumtimit gjeologjik bazë, si dhe nevojat e qëndrueshme të përdorimit dhe shfrytëzimit të burimeve  minerale që janë vendimtare për zhvillimin e ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumenti elaboron në detaje përdorimin dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore në 20 vitet e ardhshme, me mbrojtjen maksimale të veçorive natyrore të mjedisit dhe shëndetit të njeriut duke përdorur teknologjitë, praktikat dhe njohuritë më moderne të zgjuara të aplikuara në vendet më të zhvilluara të botës.

Ministrja Sanja Bozhinovska theksoi rëndësinë e kësaj strategjie për zhvillimin ekonomik të vendit, duke theksuar se menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve minerale është thelbësor për pavarësinë e energjisë dhe përparimin industrial. Ajo shprehu mirënjohjen ndaj ASHAM për kontributin e tyre në hartimin e këtij dokumenti strategjik.

Akademiku Boev vuri në dukje se strategjia është rezultat i hulumtimit  dhe analizës tërësore, në mënyrë që të sigurohet një qasje e ekuilibruar midis zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit. Dr. Dedinec shtoi se dokumenti është në përputhje me prirjet dhe standardet globale dhe se zbatimi i tij do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Të pranishmit në takim ranë dakord se zbatimi i suksesshëm i strategjisë do të varet nga bashkëpunimi i ngushtë midis institucioneve, komunitetit shkencor dhe sektorit privat, në mënyrë që të sigurohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe afatgjatë i sektorit mineral në vend.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat