Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: Kocevski rrënoi besimin e qytetarëve në Drejtësi, ai duhet të shkarkohet menjëherë

Published

on

Lupço Kocevski, emri i të cilit të asocon me keqpërdorim dhe shkelje të detyrës zyrtare dhe në keqmenaxhimin e Prokurorisë Publike. Ai ka shkuar edhe më larg duke mos e ruajtur fshehtësinë e procedurave dhe duke i ndihmuar kriminelët të shpëtojnë nga dënimi i merituar dhe ka cenuar reputacionin e institucionit dhe integritetin personal të prokurorit.

Kocevski është një nga personat kyç, për rënien e besimit të qytetarëve në drejtësi dhe në shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit. Ai bashkë me Islam Abazin, liruan personat e akuzuar për ngjarjet e 27 prillit dhe shumë skandale të tjera. Në mandatin e tij disa herë kanë rrjedhë informacione nga Prokuroria, gjë e cila nuk duhet të ndodhë asnjëherë. Duke u bazuar në këto shkelje që ka bërë kryeprokurori, Koalicioni VLEN është i vendosur për reforma të thella në drejtësi dhe mbështet plotësisht shkarkimin e Kryeprokurorit Lupço Kocevski.

Kjo nismë është e domosdoshme për rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe është bazuar në:

–        Kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për transparencë dhe ligjshmëri.

–        Krizën e besimit në drejtësi, që ka arritur nivele alarmante.

Advertisement

–        Shkeljet e përsëritura ligjore nga Kryeprokurori Kocevski, duke dëmtuar më tej besimin në sistemin gjyqësor.

Prokurori Republikan ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin – ai duhet të largohet menjëherë!

Propozimin për shkarkim do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për procedurat e mëtejshme. Shteti i së drejtës dhe integriteti i institucioneve janë thelbësore për një shoqëri demokratike.

Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar për të siguruar që emërimi i kryeprokurorit të ri të bazohet në kritere të qarta profesionale. Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër këtë proces dhe të sigurojmë që ai të zhvillohet në përputhje me interesat e qytetarëve dhe parimet e një shteti të së drejtës.

Advertisement

Lajme nga vendi

VLEN ka nderin të shpallë fillimin e masës së jashtëzakonshme “Shporta Shkollore”, një hap i madh për të gjitha familjet

Published

on

Sot, me zemër dhe përkushtim të pakufizuar, VLEN ka nderin të shpallë fillimin e masës së jashtëzakonshme “Shporta Shkollore”, një hap i madh për të gjitha familjet shqiptare dhe çdo fëmijë që ëndërron të nisë vitin shkollor me buzëqeshje. Sepse çdo fëmijë meriton t’i hapë dyert e shkollës me lumturi, jo me shqetësime për çantat, fletoret dhe ngjyrat e tij të preferuara.

Kjo masë që do të zgjatë deri më 15 shtator, të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë të blejnë fletore, çanta shpine, lapsa, ngjyra druri, kalkulatorë, dhe çdo pajisje tjetër të nevojshme me zbritje deri në 15%, duke siguruar që çdo fëmijë të fillojë vitin shkollor i pajisur dhe i motivuar. Çdo produkt i përfshirë në këtë masë do të shënohet qartë me sloganin “Më pak shpenzime, më shumë për ty”, duke sjellë kursime reale dhe lehtësim për çdo familje.

Këtë vit, presim që kursimet të arrijnë deri në 2,000 denarë për nxënës, një ndihmë konkrete për buxhetin familjar dhe mundësi për të përmbushur çdo ëndërr të vogël të fëmijëve. Vitin e kaluar, masa solli lehtësim të madh për mijëra familje, ndërsa sivjet po shkojmë edhe më tej!

VLEN beson se çdo fëmijë meriton mundësinë e barabartë për të mësuar dhe për të ëndërruar, ndërsa prindërit të ndjejnë qetësi dhe besim.

VLEN nuk dhuron vetëm zbritje,VLEN dhuron shpresë, mundësi dhe një të ardhme ku çdo fëmijë mund të arrijë ëndrrat e tij. Ky është angazhimi ynë për një shkollim të denjë, për çdo buzëqeshje të vogël dhe për çdo zemër që rritet me besim dhe lumturi. Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme ku çdo fëmijë do të ndihet i barabartë, i fuqishëm dhe i motivuar të shkëlqejë!

Advertisement

Qoftë vit I mbarë plot sukses për çdo nxënës!

Continue Reading

Lajme nga vendi

Fetai: Badinteri nuk preket

Published

on

Në një reagim të fundit në Facebook, zëvendëskryeministri Arben Fetai theksoi rëndësinë e mekanizmit të shumicës së dyfishtë, të njohur si Badinter, si gurthemeli i demokracisë konsensuale në Maqedoninë e Veriut.

Fetai theksoi se, megjithë zhurmën dhe spekulimet e krijuara gjatë fushatës parazgjedhore, Badinteri nuk mund të preket. “Ky mekanizëm garanton barazinë, bashkëjetesën dhe paqen në vendin tonë, duke siguruar që vendimet kryesore të reflektojnë vullnetin e dy komuniteteve më të mëdha”, shkroi Fetai.

Ai shtoi se pa mbështetjen e deputetëve shqiptarë, çdo iniciativë për ndryshimin e Badinterit është juridikisht e pamundur, dhe se diskutimet në këtë drejtim janë vetëm diversion nga prioritetet reale të vendit.

“Le të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtjen e vlerave evropiane dhe të demokracisë konsensuale dhe të vazhdojmë të ndërtojmë një Maqedoni të Veriut të fortë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”, përfundoi Fetai.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Një 83-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 2.000 euro

Published

on

Më 20.08.2025 në orën 12:40 në SPB Tetovë, një banore 83-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 2.000 euro. Sipas denoncimit, personi i është lajmëruar në telefon dhe e ka lajmëruar se vajza e saj kishte shkaktuar aksident trafiku në Shkup në të cilin kishte ndërruar jetë një i mitur dhe nëse nuk do që ajo të shkojë në burg duhet të sjellë para në Shkup. Siç është denoncuar, ajo i ka çuar paratë në vendin e caktuar, ndërsa më vonë pasi është dëgjuar me dhëndrin e saj ka kuptuar se është mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat