Connect with us

Sport

BOKSIERI ARLIND SULEJMANI MË 8 MARS NGJITET NË RING

Published

on

Boksieri shqiptar nga Piroku i Tetovës i cili jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë, Arlind  Sulejmani ish kampion bote  në kategorinë juniorëve   në versionin WBO dhe VBC  por pas pandemisë ai i deshtë që të pauzoj  deri në shtator të vitit 2024   kur  e  zhvilloi luftën e tij të parë në boksin profesional  si  senior , ndërsa  më 8 mars   do të zhvillon  duelin e tij të 20  në boksin  profesional  dhe  të dytë  në kategorinë e sendorëve, Kundërshtari i Arlind  Sulejmanit është boksieri nga  Bosnja e Hercegovina  Nikolla Markoviç i cili ka 75  lufta  por  vetëm 19  fitore. Arlind  Sulejmani në pritje të këtij  dueli profesion tha se është maksimalisht  i përgatitur për fitoren e radhës që është një test i duhur për rrugëtimin e mëtutjeshëm në boksin profesional

 ARLIND SULEJMANI – BOKSIER

 Do të kem kundërshtarë Nikolla Markoviç i cili ka mbi 70 ndeshje. Unë shkoj për fitoren e radhës pa dyshim  se vetëm ky është qëllimi im që së shpejti të marrim një  titull kampioni botërorë. Deri tani e kemi pasur  suksese vetëm me  kampionatin juniori  profesional. Kam nderin të ftoj  gjithë shqiptarët  e Vjenës me prezencën e tyre  të më mbështetin” deklaroi boksieri Arlind Sulejamni

 Lufta e boksit në kategorinë  deri më 72  kilogram  mes Arlind  Sulejmanit  dhe  boshnjakut Nikolla Markoviç  do te mbahet ne Hotelin Hilton Park të Vjenës.  Trajneri Zheljko Vojnoviq është optimist se  Arlindi me përkrahjen e madhe  pa  probleme  do të regjistroj  fitoren e  tij të 20 në boksin profesional.

Advertisement
Advertisement

Sport

MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G

Published

on

Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.

Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.

Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.

Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.

Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.

Advertisement
Continue Reading

Sport

QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË

Published

on

Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires

 Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.

Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.

Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .

Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.

Advertisement

Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.

 

Continue Reading

Sport

MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN  DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT

Published

on

Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24

 Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.

Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.

Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.

Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat