Connect with us

Lajme nga vendi

Reis Fetahu në mesazhin për muajin e Ramazanit: Urime muajin e mëshirës, lutemi për ndërprerjen e konflikteve dhe vuajtjeve njerëzore

Published

on

Reisi Shaqir Efendi Fetahu ka dërguar mesazhin për muajin e shenjtë të Ramazanit. Ai tha se ky muaj nuk është vetëm privim nga ushqimi, por një udhëtim shpirtëror që na ndihmojë të formojnë vetëdijen tonë për të mirë, për të forcuar lidhjen me Zotin fuqiplotë dhe për të kultivuar ndjeshmërinë ndaj të tjerëve, transmeton Portalb.mk.

“Të nderuar besimtarë e besimtare, vëllezër dhe motra, me zemër të hapur dhe shpirt të përulur sonte po hyjmë në muajin e bekuar të Ramazanit, në muajin e agjërimit, në muajin e mëshirës, dijes, tolerancës, humanizmit, muajin e devotshmërisë. Me një fjalë në muajin e të gjitha të mirave, i cili na fton në reflektim, përkushtim dhe afrim me krijuesin e gjithësisë, Allahun fuqiplotë. Ky muaj i madhërishëm na kujton rëndësinë e agjërimit, përulësisë dhe veprave të mira, duke na udhëhequr drejt një pastrimi shpirtëror e fizik. Agjërimi nuk është vetëm një akt i privimit nga ushqimi dhe pija, por një udhëtim shpirtëror që na ndihmojë të formojnë vetëdijen tonë për të mirë, për të forcuar lidhjen me Allahun fuqiplotë dhe për të kultivuar ndjeshmërinë ndaj të tjerëve., Në këtë muaj të dijes dhe urtësisë, le të kërkojmë dituri dhe të thellojmë kuptimin tonë përmes leximit dhe reflektimit”, tha Fetahu.

Ai shtoi se muaji i Ramazanit është gjithashtu një mundësi për të forcuar lidhjes mes nesh, për të ushtruar paqen e tolerancën, mëshirën dhe humanizmin.

“Na fton të jemi më të dashur më të kujdesshëm ndaj njerëzve, e sidomos ndaj atyre që kanë nevoja të veçanta dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe më të paqtë. Nga thellësia e zemrave tona, lusim Allahun e madhërishëm, që ky muaj të sjellë paqe në zemrat tona dhe në mbar botën. Lutemi për ndërprerjen e çdo konflikti dhe për fundin e vuajtjeve të njerëzve të pafajshëm. Le të jetë ky muaj një periudhë e pajtimi, e faljes dhe afrimit mes njëri-tjetrit. Vëllezër dhe motra më lejoni që në emër të BFI-së dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht një Ramazan të begatë, të mbushur me mirësi dhe mëshirë hyjnore. Allahu na dhëntë forcë, për ta kryer agjërimin me devotshmëri, me lehtësim dhe i lutemi të madhit Zot që të na shpërblejë me faljen dhe mëshirën e tij të pafund. Zoti ju bekoftë juve dhe familjet e juaja. Na qoftë përhajr muaji i agjërimit, muaji i Ramazanit të bekuar”, tha në urimin e tij Fetahu.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Muaji zgjatë 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumëta të hartuara në hadithe.

Advertisement

Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, marrëdhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat