Connect with us

Lajme nga vendi

BDI:Nëse preket gjuha shqipe, nuk ka zgjedhje lokale

Published

on

Koalicioni VLEN i cilëson si dëshpëruese paralajmërimet e kreut të BDI-së Ali Ahmeti për siç thonë bojkot të zgjedhjeve lokale, shkruan Alsat.Sipas VLEN, Ahmeti e përdor si alibi çështjen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve pasi ka humbur besimin te qytetarët.“Ali Ahmeti dje nga Likova vetë e konfirmoi: BDI po përgatit bojkotin e zgjedhjeve lokale. Po ashtu, e pranoi atë që ne e kemi thënë prej kohësh. Iniciativa për Ligjin për Përdorimin e Gjuhës Shqipe para Gjykatës Kushtetuese është kurth i fshehur i BDI-së, me të cilin dëshirojnë të përfitojnë politikisht duke dashur t’i shkaktojnë dëm VLEN-it. Ali Ahmeti nuk ka më opsion. Anketat e tyre e konfirmojnë të vërtetën e hidhur – shqiptarët nuk duan më t’i votojnë”, thonë nga VLEN.Kreu i BDI-së opozitare, Ali Ahmeti, mbrëmë porosit që nëse Gjykata Kushtetuese e prek Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, nuk do të ketë zgjedhje lokale, të cilat janë të planifikuara të mbahen në tetor të këtij viti.“Unë kam bërë një prononcim me njerëzit, kam shumë takime me popullin dhe kam thënë në qoftë se preket Ligji i Gjuhës, nuk ka zgjedhje lokale dhe nuk mund të vendosen kuti për t’u mbajtur zgjedhjet lokale. Nëse preket Ligji i Gjuhës dhe Ligji i Gjuhës nuk është i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ligji i Gjuhës është edhe i atyre që do lindin, derisa të lind dielli”, tha Ahmeti.Kërkesa e BDI-së, është që bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare pasi sipas tyre, VLEN është përfshirë në qeveri edhe pse nuk i ka fituar zgjedhjet e fundit parlamentare dhe për këtë, u mungon legjitimiteti.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat