Connect with us

Lajme nga vendi

Marketet më të padisiplinuara mund të mbyllen

Published

on

Ekipet e Inspektoratit të Tregut kanë konstatuar disa parregullsi gjatë kontrolleve në markete te tregtarët me pakicë, ndërsa mund të ketë dënime si mbyllje e marketeve, deklaroi sot zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.“Në terren ndodhen rreth 50 ekipe të Inspektoratit të Tregut. Po kontrollohen marketet, farmacitë, kudo ku shitet me pakicë. Janë konstatuar disa parregullsi. Ka parregullsi në etiketimin e produkteve me zbritje, në përcaktimin e marzheve, çmimeve, në evidencën e kontabilitetit… Javën e ardhshme do të shqiptohen gjoba për më të padisiplinuarit dhe nuk përjashtohet mbyllja e disa marketeve, që është një nga masat e fundit në Ligjin për Tregti”, theksoi Risteski.Javën e ardhshme Inspektorati do t’i kontrollojë të gjithë distributorët dhe importuesit më të mëdhenj në vend. Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës po punon për mbledhjen e provave për shpalljen e të ashtuquajturës “bashkim kartelesh”. “Masat dhe vendimet janë marrë për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve. Me masat janë përfshirë 102 grupe produktesh ose rreth 1 200 produkte. Tregtarët duhet të mësohen të jenë të disiplinuar, t’i respektojnë masat e destinuara për qytetarët. Si Ministri e Ekonomisë dhe Punës dhe si Inspeksion Shtetëror i Tregut, kudo që do të konstatojmë mospërputhje në vendimet që cenojnë të drejtat e qytetarëve, do të dënohen në mënyrë rigoroze”, theksoi Risteski.

Lajme nga vendi

22 persona në një azil pleqsh në Berovë kishin të vjella dhe diarre, u helmuan nga ushqimi me “Esheria koli”

Published

on

Njëzet e dy persona në një azil pleqsh në Berovë kanë pasur diarre dhe të vjella pasi kanë ngrënë ushqim që më vonë rezultoi pozitiv për Escherichia coli, raportoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në buletinin e tij mbi lëvizjen e sëmundjeve akute infektive për korrikun. Instituti raportoi gjithashtu se përveç këtij rasti të një epidemie të gastroenterokolitit akut, është regjistruar një tjetër epidemi e helmimit nga ushqimi, me 6 persona të sëmurë që hëngrën akullore nga një dyqan në fshatin Zrnovc, të cilët të gjithë përfunduan në spital, transmeton Portalb.mk.

“Mes të sëmurëve nga azili i pleqve nuk ka pacientë të hospitalizuar. Nuk u zbuluan patogjenë në mostrat e jashtëqitjes të marra nga të gjithë 22 pacientët. Në bashkëpunim me AUV, IShSS dhe përfaqësues nga ISHP, Qendra Qendrore e Shëndetit Publik në Koçan ku krye kontroll sanitar dhe higjienik në kuzhinën e shtëpisë dhe u morën mostra për ekzaminim mikrobiologjik nga mjedisi i gjallë dhe jo i gjallë. Prania e Escherichia coli u vërtetua në një mostër ushqimore”, thuhet në buletinin e ISHP.

Autoritetet kanë propozuar masa të përshtatshme sanitare, higjienike dhe antiepidemike, si dhe mirëmbajtje të rregullt dhe të vazhdueshme të higjienës personale, kontrollimin e ushqimit të sjellë nga vizitorët dhe raportimin e çdo rasti të dyshimtë të ankesave gastrointestinale.

“Kuzhina e shtëpisë ishte e mbyllur derisa të merreshin rezultate negative nga materialet e marra. Pasi u morën të gjitha masat e nevojshme epidemiologjike nga Qendra e Shëndetit Publik të Koçanit, epidemia u shpall e përfunduar më 28 korrik”, thuhet në buletin.

Lidhur me rastin e helmimit nga akullorja, ISHP informon se të 6 personat u shtruan në spital, dhe u morën mostra të jashtëqitjes nga 2 persona të sëmurë dhe ato rezultuan negative.

Advertisement

“Në bashkëpunim me AUV, IShSS dhe përfaqësues të ISHP-së, Qendra e Shëndetit Publik të Koçanit inspektoi objektin, gjatë së cilës u morën mostra për ekzaminim mikrobiologjik nga mjedisi i gjallë dhe jo i gjallë. Nga analizat laboratorike të marra, u zbuluan enterobaktere nga mostrat e akullores dhe stafilokoku aureus nga tamponët e duarve të punonjësve”, shton informacioni nga ISHP.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nëna e detyronte vajzën e mitur të lypë rrugëve, merrë padi penale

Published

on

Gruaja 56 vjecare nga Kumanova, dyshohet se ka detyruar vajzën e saj, të mitur, të lypë rrugëve të qytetit.

Shërbimi Penal i Policisë Kumanovë, ka ngritur padi penale ndaj B.V. (56) poashtu nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “neglizhencë dhe abuzim ndaj fëmijës”.

Sipas kallëzimit, e dyshuara e ka detyruar vajzen e saj të mitur, që të lypë nga qytetarët lloj-lloj shërbime duke filluar nga ato financiaro-materiale.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski për Badenteri: Është punë e kryer, nuk preket!

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski, është pyetur sot, lidhur me deklaratat e ministrit të drejtësisë, Igor Filkov, i cili ka deklaruar se ndoshta ka ardhur koha të shqyrtohet badenteri.

Mickoski ka thënë se Badenteri është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit dhe të Kushtetutës.

“Marrëveshja e Ohrit është përmbushur plotësisht dhe është mbyllur dhe kjo është temë e kryer dhe e mbyllur. Ajo që përfaqësonte problem thelbësor dhe institucional dhe ajo ishte balancuesi, siç e dini, ne kemi bërë ligj, ligji për përfaqësim të drejtë, I cili krahas përkatësisë etnike do të ketë komponentë e cila do të vlerësoj sipas kualitetit, kompetencës e kështu me radhë”, ka deklaruar Mickoski, raporton SHENJA.

Continue Reading

Më të lexuarat