Lajme nga vendi
Lukarevska: Me propozim ligjin e LSDM-së pagat e punëtorëve do të rriten për 15 mijë denarë

Deputetja e LSDM-së, Sanja Lukarevska njofton se partia e saj po propozon zgjidhje ligjore që do t’u ndihmojë punëtorëve dhe kompanive, por edhe të hyra shtesë për Buxhetin.
Sipas saj, projektligji do t’u mundësojë punëdhënësve në sektorin privat që punëtorëve të tyre t’i rrisin pagat për 3 mijë deri në 15 mijë denarë, pa pasur nevojë të paguajnë kontribute për atë pjesë të shtuar.
“Kontributet pensionale, shëndetësore dhe shoqërore do të ngrihen në mesataren e 3 pagave të fundit të paguara të punonjësit. Kjo ngrirje është i vlefshëm për një periudhë njëvjeçare, që do të thotë se punëdhënësit nuk do të kenë barrë shtesë financiare gjatë rritjes së pagave. Cilat kompani dhe për cilët punëtorë mund të përfitojnë përjashtim? Për punëtorët për të cilët kompanitë paguajnë pagë neto që nuk është më e lartë se 65.380 denarë… Janë rreth 400 mijë punëtorë të tillë që do të mund të merrnin të ardhura më të larta pa shpenzime të shtuara për kompanitë. Nëse shifrat i përkthejmë në shembuj: Nëse rritja mesatare e pagave është 7.500 denarë për 400.000 të punësuar, atëherë rritja totale e pagave në nivel vendi do të ishte 585 milionë euro”, tha Lukarevska.
Lajme nga vendi
22 persona në një azil pleqsh në Berovë kishin të vjella dhe diarre, u helmuan nga ushqimi me “Esheria koli”

Njëzet e dy persona në një azil pleqsh në Berovë kanë pasur diarre dhe të vjella pasi kanë ngrënë ushqim që më vonë rezultoi pozitiv për Escherichia coli, raportoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në buletinin e tij mbi lëvizjen e sëmundjeve akute infektive për korrikun. Instituti raportoi gjithashtu se përveç këtij rasti të një epidemie të gastroenterokolitit akut, është regjistruar një tjetër epidemi e helmimit nga ushqimi, me 6 persona të sëmurë që hëngrën akullore nga një dyqan në fshatin Zrnovc, të cilët të gjithë përfunduan në spital, transmeton Portalb.mk.
“Mes të sëmurëve nga azili i pleqve nuk ka pacientë të hospitalizuar. Nuk u zbuluan patogjenë në mostrat e jashtëqitjes të marra nga të gjithë 22 pacientët. Në bashkëpunim me AUV, IShSS dhe përfaqësues nga ISHP, Qendra Qendrore e Shëndetit Publik në Koçan ku krye kontroll sanitar dhe higjienik në kuzhinën e shtëpisë dhe u morën mostra për ekzaminim mikrobiologjik nga mjedisi i gjallë dhe jo i gjallë. Prania e Escherichia coli u vërtetua në një mostër ushqimore”, thuhet në buletinin e ISHP.
Autoritetet kanë propozuar masa të përshtatshme sanitare, higjienike dhe antiepidemike, si dhe mirëmbajtje të rregullt dhe të vazhdueshme të higjienës personale, kontrollimin e ushqimit të sjellë nga vizitorët dhe raportimin e çdo rasti të dyshimtë të ankesave gastrointestinale.
“Kuzhina e shtëpisë ishte e mbyllur derisa të merreshin rezultate negative nga materialet e marra. Pasi u morën të gjitha masat e nevojshme epidemiologjike nga Qendra e Shëndetit Publik të Koçanit, epidemia u shpall e përfunduar më 28 korrik”, thuhet në buletin.
Lidhur me rastin e helmimit nga akullorja, ISHP informon se të 6 personat u shtruan në spital, dhe u morën mostra të jashtëqitjes nga 2 persona të sëmurë dhe ato rezultuan negative.
“Në bashkëpunim me AUV, IShSS dhe përfaqësues të ISHP-së, Qendra e Shëndetit Publik të Koçanit inspektoi objektin, gjatë së cilës u morën mostra për ekzaminim mikrobiologjik nga mjedisi i gjallë dhe jo i gjallë. Nga analizat laboratorike të marra, u zbuluan enterobaktere nga mostrat e akullores dhe stafilokoku aureus nga tamponët e duarve të punonjësve”, shton informacioni nga ISHP.
Lajme nga vendi
Nëna e detyronte vajzën e mitur të lypë rrugëve, merrë padi penale

Gruaja 56 vjecare nga Kumanova, dyshohet se ka detyruar vajzën e saj, të mitur, të lypë rrugëve të qytetit.
Shërbimi Penal i Policisë Kumanovë, ka ngritur padi penale ndaj B.V. (56) poashtu nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “neglizhencë dhe abuzim ndaj fëmijës”.
Sipas kallëzimit, e dyshuara e ka detyruar vajzen e saj të mitur, që të lypë nga qytetarët lloj-lloj shërbime duke filluar nga ato financiaro-materiale.
Lajme nga vendi
Mickoski për Badenteri: Është punë e kryer, nuk preket!

Kryeministri Hristijan Mickoski, është pyetur sot, lidhur me deklaratat e ministrit të drejtësisë, Igor Filkov, i cili ka deklaruar se ndoshta ka ardhur koha të shqyrtohet badenteri.
Mickoski ka thënë se Badenteri është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit dhe të Kushtetutës.
“Marrëveshja e Ohrit është përmbushur plotësisht dhe është mbyllur dhe kjo është temë e kryer dhe e mbyllur. Ajo që përfaqësonte problem thelbësor dhe institucional dhe ajo ishte balancuesi, siç e dini, ne kemi bërë ligj, ligji për përfaqësim të drejtë, I cili krahas përkatësisë etnike do të ketë komponentë e cila do të vlerësoj sipas kualitetit, kompetencës e kështu me radhë”, ka deklaruar Mickoski, raporton SHENJA.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve