Lajme nga vendi
Kasami:Emërtimi I rrugëve realizohet sipas ligjeve
Emërtimi i rrugëve në Tetovë vazhdon të kundërshtohet nga partitë maqedonase në Tetovë.Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka njoftuar se tërhiqet nga të gjitha grupet dhe strukturat komunale të cilët janë të angazhuar në procedrurat për emërtimin e rrugëve.LSDM-ja, parti e cila në këshillin e komunës së Tetovës përfaqësohet nga dy këshilltarë, akuzoi Kasamin se nuk i ka dëgjuar thirrjet e opinionit se emërtimi i rrugëve nuk është prioritet. Në këtë vijë ishte e reagimi edhe i VMRO-DPMNE-së, e cila tha se këshilltarët e kësaj partie nuk do të votojnë ndryshimin e emrave të heronjëve maqedonas në të gjitha etapat e shtetit.Madje nga kjo parti rikujtuan edhe deklaratën e kryeministrit Mickoski, se nuk do të shqyrtojë një vendim i cili nuk ka konsensus.Këto komente, dy partitë maqedonase i kanë bërë këtyre gjatë përplasjeve politike mes tyre.Në ndërkohë, kryetari i komunës së Tetovës tha se procedura për emërtimin e rrugëve është një nga proceset më të rëndësishme në komunën e Tetovës dhe se respektohen të gjitha ligjet. Sipas tij, ende shumë rrugë në Tetovë nuk kanë as numra as emra dhe prandaj ky proces duhet që të përkrahet nga të gjithë qytetarët.
“Po të kisha paragjykuar se disa rrugë do të emërtohen, disa nuk do të emërtohen, por do të ngelin emrat e vjetër i vjen se unë përfshihem në proces dhe unë si kryetar komune menaxhoj me këtë proces, por organ vendimarrës është këshilli i komunës.Këshilli komunal ka krijuar komision, komisioni ka bërë shpalljen dhe i gjithë procesi shkon sipas ligjit.Në asnjë moment nuk paragjykoj se cili do të jetë rezultati i këtij procesi, se ajo që është kërkesa e imja por edhe e të gjithë qytetarëve të Tetovës që në fund të këtij procesi, çdo rrugë të ketë emër dhe çdo shtëpi të ketë numër”, deklaroi Kasami.
Sipas tij, pasi që komisioni të sjell mbyllë punën e tij, ai do të duhet që të del me një raport para këshillit të komunës.
“Unë mendoj se është forma më demokratike e emërtimit të rrugëve konform ligjit. Nëse këshilli komunal është nga të gjitha partitë politike dhe etniek dhe do të sjell vendim që një rrugë të ketë një emër,atë vendim do ta respektoj, prandaj unë mendoj se është proces demokratik” deklaroi Kasami.
Ndryshe, prej se është krijuar komisioni për emërtime të rrugëve në kuadër të komunës së Tetovës, në vazhdimësi, partitë politike maqedonase, organizata të LNÇ-së dhe shoqata tjera kanë dalur hapur kundër ndryshimit të emrave.Ndonëse janë pakicë në komunën e Tetovës, maqedonasit janë më të zëshëm për sa i përket temave etnike.Kësaj rradhe kanë dalur hapur kundër emrave të rrugëve.Në grupin e punës në kuadër të komunës së Tetovës, përfaqësuesit e partive politike shqiptare kanë një unitet mes tyre.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

