Connect with us

Sport

LIGA E PARË: PËRBALLJE TË ‘’ZJARRTA’’ NË XHIRON E 22-të

Published

on

Kampionati republikan në Ligën e parë të futbollit vendor  vazhdon nesër me ndeshjet e fundit të rrethit të dytë ku  në fakt përcaktohet renditja  përfundimtare para rrethit të tretë  dhe  të  fundit të sezonit  2024/2025

 Krye ndeshje e  javës së 22-të  padyshim është përballja mes kampionit në fuqi  Struga  Trim Lum dhe liderit aktual ekipit Shkëndija e  Tetovës. Kjo  përballje  ka  rëndësi  të posaçme  për të  dyja  ekipet pasi Struga Trim Lum  në pjesën pranverore  nga  tre  takimet  ka  tre  humbje, ndërsa Shkëndija ka tre fitore  të një pas njëshme prandaj pritet një  lojë  e  pa  kompromise  nga  të dyja  palët

Në stadiumin e  qytetit  në Gostivar  Besa e Dobërdollit është nikoqire e Sileksit të Kratovës. Vendasit pas pikës së fituar kundër Vardarit në Shkup janë maksimalisht  të motivuar për  suksesin e parë sezonal, prandaj për të gjithë  tifozët hyrja është falas.

Në ndeshjet  tjera  që  do të  zhvillohen nesër  AP Brera në Strumicë  përballet me  Gostivarin, Pelisteri në Manastir është nikoqire e Voska Sportit,  Tikveshi në Kavadar takohet  me Shkupin, ndërsa derbi i kryeqytetit Rabotniçki – Vardari do të  zhvillohet në stadiumin e FFM-së. Të  gjitha  ndeshjet e xhiros së 22-të zhvillohen  të mërkurën me fillim në ora 14:00.

Java e 22-të takohen: Ap Brera – Gostivari, Besa – Sileksi, Pelisteri – Voska Sport, Rabotniçki – Vardari, Struga Trim Lum – Shkëndija dhe Tikveshi – Shkupi.

Advertisement

TABELA: 1. Shkëndija  46 pikë, 2.Sileksi 41. 3.Rabotniçki 41, 4.Gostivatr 40, 5.Struga Trim Lum 32, 6.Shkupi 31, 7.Pelisteri 23, 8.AP brera 20, 9. Voska Sport 18, 10.Vardari 17, 11.Besa 15, 12.Tikveshi 15 pikë

Shaban Sinani – TV Koha
Advertisement

Sport

MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G

Published

on

Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.

Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.

Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.

Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.

Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.

Advertisement
Continue Reading

Sport

QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË

Published

on

Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires

 Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.

Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.

Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .

Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.

Advertisement

Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.

 

Continue Reading

Sport

MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN  DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT

Published

on

Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24

 Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.

Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.

Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.

Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat