Lajme nga vendi
Drejtonte automjetin pa targa dhe nën ndikimin e alkoolit, ndalohet një 36-vjeçar nga Kërçova

Me datë 05.03.2025 në ora 23.00 në kryqëzimin e rrugës “rrugën Magistrale” me bulevardin “Zelezhniçka” në Kërçovë, zyrtarët policorë nga DPB Kërçovë kanë ndaluar N.K (36) nga Kërçova.
Gjatë kontrolleve në trafik policia ka ndaluar një automjet “Renault” pa targa të regjistrimit, të cilin e drejtonte N.K., dhe u konstatua se ai ishte nën efektin e alkoolit dhe e larguan menjëherë nga qarkullimi.
Lajme nga vendi
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përkujton Arben Xhaferin në 13-vjetorin e ndarjes nga jeta

Edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga largimi i tij, humbja e Arben Xhaferit mbetet po aq e ndjeshme për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një mesazh përkujtimor ka shprehur respektet e përjetshme për figurën e gjigandit të politikës shqiptare, duke theksuar se ai ka lënë pas një trashëgimi të pasur mendimesh dhe mësimesh për brezat e ardhshëm.
“Arben Xhaferi ishte një vizionar dhe mbrojtës i vendosur i të drejtave të shqiptarëve. Nga ai kemi shumë për të mësuar e kuptuar,” – ka theksuar Taravari.
Arben Xhaferi, një nga figurat më të shquara të skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, mbetet simbol i përkushtimit, vizionit dhe guximit politik.
Lajme nga vendi
Thaçi: Bisedimet me Ali Ahmetin kanë dështuar

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot njoftoi se bisedimet me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti kanë dështuar.
“Të dielën besoj se Kuvendi i partisë do të merr konkluza të sakta për të ardhmen.
Me keqardhje mund të konstatoi se bisedimet me Ali Ahmetin kanë dështuar”, tha Thaçi.
Për të konstatuar këtë tha se të dielën do të merr vendim edhe organet partiake.
Lajme nga vendi
Ali Ahmeti përkujton fjalët e Arbën Xhaferit: Më thoshte, “më konsidero si vëlla”

Trembëdhjetë vjet më parë u nda nga jeta politikani shqiptar nga Tetova, Arbën Xhaferi. Ali Ahmeti, kreu i BDI-së në Maqedoni të Veriut, e ka kujtuar Xhaferin, duke thënë se mungesa e tij ndjehet edhe sot.
“Edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga ndarja e tij nga jeta, mungesa e Arbën Xhaferit ndjehet njësoj”, shkroi Ahmeti.
Më pas, ai kujtoi se si gjatë luftës së vitit 2001, “kur kombi kishte nevojë për unitet, ai ishte aty për të bashkërenduar veprimet tona”.
Ahmeti tha se edhe pas luftës, takimet dhe bashkëpunimi mes tyre nuk u ndal.
“Shpesh më thoshte: ‘Më konsidero si vëlla të madh’. Dhe, ashtu ishte, një vëlla i madh, një mik i urtë dhe një mendje e kthjellët që e donte kombin mbi gjithçka”.
“I përjetshëm kujtimi për Arbën Xhaferin”, shkroi Ahmeti.
Arbën Xhaferi u nda nga jeta pasditen e 15 gushtit 2012 në moshën 64-vjeçare pas një hemorragjie cerebrale në tru.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve