Lajme nga vendi
Tjetër vatër me gripin e shpendëve në Durrës, mbi 1,800 pula të ngordhura

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural konfirmoi sot për një vatër të re të Influencës Aviare (H5N1), i njohur ndryshe si gripi i shpendëve.
Në njoftimin zyrtar, ministria sqaron se, vatra e re është konstatuar në fshatin Maliq Muço në Rrashbull të Durrësit, ndërsa grupi i veterinerëve ka konstatuar se në fermën në fjalë kanë ngordhur 1848 shpendë, të prekur nga H5N1.
Ministria deklarom se ka ndaluar shitjen dhe tregtimin e shpendëve të gjallë në Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë.
Njoftimi i plotë për mediet:
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të transparencës me publikun, informon se ditën e sotme është konfirmuar një tjetër rast i pranisë së sëmundjes së Influencës Aviare me patogjenitet të lartë (H5N1), në një stabiliment mbarështimi dhe prodhimi shpendësh në zonën e mbrotjes së karantinuar (3 km) me vendodhje në fshatin Maliq Muҫo, Njësia Administrative Rashbull, Bashkia Durrës.
Shërbimi veterinar rajonal së bashku me perfaqësues së MBZHR janë paraqitur menjëherë në subjekt për tu njohur me gjendjen shëndetësore të shpendëve duke konstatuar 1848 shpendë të ngordhur.
Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet përkatëse të varësisë kanë marrë masat në mënyrë të menjëhershme, pas njoftimit për vendosjen e stabilimentit në karantinë, ku janë marrë mostra zyrtare, të cilat janë dërguar dhe analizuar brenda ditës në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.
Pas konfirmimit nga ISUV për rezultatin pozitiv të analizimit, në MBZHR është thirrur takimi i Qendrës Kombëtare të Krizës me pjesëmarrjen e përfaqësuesve edhe të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, Ministrisë për Pushtetin Vendor dhe Institutit të Shëndetit Publik.
Janë në fuqi Urdhri i Ministrit Nr. 200 datë 3.3.2025 dhe Urdhri 240, datë 9.3.2025 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla”.
Njoftojmë fermerët dhe mbarështuesit e cilësdo lloj specieje shpendësh se vijon të jetë e ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë, në zbatim të Urdhrit të Ministrit Nr. 240 datë 9.3.2025 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla”, i cili përcakton:
– Ndalimin e shitjes dhe tregtimit të shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në territorin e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë.
– Ndalimin e lëvizjes së shpendëve të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla, në territorin e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë.
– Lejimin e lëvizjes së shpendëve të gjallë sipas tabelës 4, të shtojcës 5, të Urdhrit Nr. 177, datë 28.3.2023 “Për miratimin e Programit
Kombëtar të Mbikëqyrjes së Influencës Aviare”, vetëm me autorizim të veterinerit zyrtar për në thertore, pasi është kryer testi i PCR-së dhe shpendët kanë rezultuar negativ ndaj Sëmundjes së Influencës Aviare dhe të jenë shoqëruar me certifikatën shëndetësore të lëvizjes së shpendëve, në territorin e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë.
Shërbimi Veterinerar Rajonal po mbikqyr dhe monitoron nëpërmjet gjurmimit dhe kampionimit edhe ferma të tjera të vogla familjare, prezent në zonën e mbrojtjes dhe të mbikqyrjes, për t’i dërguar ato pa vonesë në Laboratorin e Referencës – ISUV.
Vetëm ditën e sotme janë monitoruar 211 ferma me 2958 krerë nga 5 grupe Veterinerësh Zyrtarë të Kontrollit të pranishëm në terren. Gjithashtu, është njoftuar Instituti i Shëndetit Publik, për të kryer procedurat e nevojshme për kontrollin dhe vlerësimin e riskut.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural udhëzon fermerët dhe shpendërritësit në të gjithë vendin të rrisin vigjilencën dhe të bashkëpunojnë me autoritetet, të marrin masa për zbatimin e biosigurisë në fermat dhe mjediset ku ata mbarështojnë shpendë, si dhe të kryejnë lëvizjen e shpendëve për qëllime tregtare, vetëm pasi të jenë autorizuar nga Veterineri Zyrtar i Shërbimit me Certifikatën Veterinare të Lëvizjes së Kafshëve.
Lajme nga vendi
Ulen çmimet e produkteve shkollore – Prindërit kursejnë deri në 2000 denarë

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se tregtarët janë duke e respektuar masën e qeverisë për uljen e çmimit të produkteve shkollore, shkruan Alsat.
Ai rikthekson rregullat për tregtarët. Qeveria mëson se me këtë masë, prindërit do të arrijnë të kursejnë nga 700 deri më 2000 denarë gjatë blerjes së produkteve shkollore në prag të fillimit të vitit shkollor.
“Bazë është çmimi nga 1 korriku 2024. Është detyrë e tregtarëve është caktojnë se cila ka qenë çmimi atëherë dhe nga ajo të sigurojnë lirim prej 10-15% dhe të vendosin në hyrjen e dyqanit mbishkrim “Më pak shpenzime, më shumë për ju”. Inspektorati i tregut është në terren dhe shikon nëse respektohet. Tani nuk kemi arsye të besojmë se dikush nuk është duke e respektuar”, tha Mickoski.
Lajme nga vendi
Paraqitet e zhdukur 17 vjeçarja nga Kumanova

Është paraqitur si e zhdukur, kumanovarja 17 vjеcare,. Paraqitjen e saj ne organet kompetente (Polici) e ka bërë babai i saj
“Sot në Stacionin policor të Kumanovës (SPB), në ora 01:30, personi me incialet S.I. (47) nga Kumanova, ka denoncuar se vajza e tij A.I. (17), është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur”, kanë njoftuar përfaqësuesit e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë.
Organi përkatës ka bërë të ditur se i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore, për ta zbardhur rastin sa më shpejtë të jetë e mundur.
Lajme nga vendi
Vajza 14 vjeçe nga Maqedonia, përdhunohet në Pejë,arrestohet 36 vjecari nga Kosova

Prokuroria e Kosovës është duke e hetuar rastin 36 vjeçarit nga Peja, i cili dyshohet për përdhunimin e 14 vjeçares nga Maqedonia e Veriut.
Një burrë nga Peja e Kosovës gjendet në paraburgim, që kur para 3 ditësh u arrestua nga policia e Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se e koshte përdhunuar 14 vjeçaren nga Maqedonia e Veriut.
I dyshuar i moshës 36 vjeçare, është arrestuar gjatë uikendit, pasiqë paraprakisht policia e Kosovës kishte gjetur gjurmë të cilat çonin deri tek i dyshuari, ndërkohë që dëshmia e vajzës ishte kyçe për ta arrestuar personi në fjalë, raportojnë mediat e Prishtinës.
Viktima dhe nëna e sajë, rastin e denoncuan në polici, me ç’rast vajza në detaje e kishte rrëfyer rastin, i cili kishte ndodhur në një shtëpi të braktisur në Pejë të Kosovës.
Sipas dëshmisë, tanimë i arrestuari, vajzën e kishte detyruar me dhunë për marrëdhënie seksuale.
Përfaqësues të prokurorisë nga Peja, bëjnë të ditur se procesi hetues është në rrjedhë e sipër. Nëse i akuzuar dënohet, sipas legjislaturës së Kosovës, të dyshuarit i kanoset burg deri në 10 vite heqje lirie.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve