Lajme nga vendi
Arrestohen dy të rinj në Shkup, kanë ndezur fishekzjarrë në ditë zie

Policia këtë mëngjes ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup është raportuar se në parkun e Qytetit të Shkupit ka pasur përdorim fishekzjarresh dhe nuk është respektuar vendimi i Qeverisë për shtatë ditë zie.
“Menjëherë është vepruar nga policia e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup dhe është konstatuar se në një objekt gastronomik në parkun e qytetit ishte organizuar një festë ditëlindjeje, ku nga M.F. (18) dhe M.F. (18), të dy nga Shkupi, kishin ndezur fishekzjarrë.
Ata janë ndaluar dhe mbajtur në stacionin policor në lidhje me nenin 387 të Kodit Penal, dhe pas dokumentimit të rastit do të paraqitet padi përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Lajme nga vendi
Më ftohtë në Kodrën e Diellit, më së shumti shi në Kriva Pallankë

Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Kodrën e Diellit, tre gradë, ndërsa në 24 orët e fundit më shumë shi ka rënë në Kriva Pallankë, 17 litra për metër katror.
Siç informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, deri në orën 08:30 janë matur 5 gradë në Llazaropolë, 8 në Krushevë dhe Hanet e Mavrovës, 9 në Ohër dhe Berovë, 10 në Kriva Pallankë dhe Pretor, 11 në Vinicë dhe Prilep, 12 në Shkup-Zajçev Rid, Manastir, Kumanovë, Tetovë dhe Shtip, 13 gradë në Shkup – Petrovec, Strumicë, Veles, Kavadar dhe Demir Kapi, si dhe 14 gradë në Gjevgjeli.
Deri në orën 8 kanë rënë 15 litra shi për njësi sipërfaqe në Pretor, 12 në Shkup – Petrovec, 10 në Kumanovë, 9 në Kodrën e Diellit, 8 në Tetovë, 7 në Vinicë, 5 në Berovë, 4 në Manastir dhe Gjevgjeli, 3 në Shkup – Zajçev Rid, si dhe një në Veles, Ohër, Krushevë dhe Strumicë.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 16 deri në 22 gradë.
Në Shkup, pjesërisht vranët, gjatë ditës me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 22 gradë.
Lajme nga vendi
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Turqisë për vizitë në vendin tonë

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, i kryesuar nga kryetari Kadir Ozkaja, sot do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe takim dypalësh me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski dhe gjykatësve të tjerë të kësaj gjykate.
Siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, në kuadër të vizitës, do të bëhet hapje solemne e sallës për mbajtjen e mbledhjeve, ku do të prezantohet pajisja e re për digjitalizim të Gjykatës Kushtetuese.
“Qëllimi i kësaj pajisjeje teknologjike është të promovojë digjitalizimin dhe të sigurojë punë më efikase dhe transparente të Gjykatës. Sistemet e reja mundësojnë: takime hibride me pajisje të integruar audio dhe video – një pjesë e pjesëmarrësve të pranishëm në sallë, ndërsa një pjesë onlajn”, thuhet në njoftim.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni po zhvillohet pa ndërprerje

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga LAMM.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve