Lajme nga vendi
Ministria e Shëndetësisë publikoi emrat e viktimave nga tragjedia në Koçan
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë publikuar emrat e 59 viktimave nga zjarri tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan. Nga MSH thonë se këtë po e bëjnë për të evituar spekulimet e ndryshme.
Në vijim njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Të nderuar,
Nuk ka fjalë që mund të përshkruajmë dhimbjen dhe trishtimin që ndjejmë për jetët e humbura para kohe në ngjarjen tragjike të zjarrit në Koçan.
Publikojmë emrat e viktimave dhe lusim të mos spekulohet me informacione të pavërteta:
1- Aleksova Stefania 2004
2- Xhamov Jordanço 1993
3- Trajçev Ivan 2000
4- Gjorgjiev Xhoko 2000
5- Kolarov Aleksandar 1981
6- Veliçkov Ivan 1998
7- Stojanov Andrej 2000
8- Antova Ivona 2003
9- Hristovski Pavel 2004
10- Dimitrijev Dime 1994
11- Nasevski Nikola 2007
12- Bogdanov Toshe 1994
13- Todorovski Toshe 1988
14- Koçeva Ana 22.1.2004
15- Zhivkov Adrian 2000
16- Petruçov Gordan 2001
17- Gjorgjiev Igorçe 1976
18- Stevanovski Filip 1988
19- Stojanov Tomçe 2003
20- Stoimenova Monika 1999
21- Stojanov Stojanço 1988
22- Projkovska Nikolovska Sara 1977
23- Shopova Marija 1997
24- Ivanovski Petar 2004
25- Gjorgjiev Aleksandar 1991
26- Markovski Matej 2007
27- Zakova Bojana 1997
28- Vasilkov Gjorgji 1999
29- Petrov Aleksandar 1999
30- Minova Dragana 2008
31- Aleksova Sara 2006
32- Gjorgjieski Andreja 1982
33- Ivanovski Filip 2008
34- Jordanova Sara 2007
35- Strezoska Marija 2001
36- Efremov Aleksandar 1992
37- Velkov Igor 1980
38- Taseva Stojkovska Lepa 1998
39- Atanasovski Martin 1996
40- Aleksov Aleksandar 1986
41- Minov Bozhidar 2001
42- Milkovska Keti 1999
43- Zlatkov Tomas 2003
44- Sokolova Stefania 2005
45- Velkov Leonid 2007
46- Naunova Nadica 2007
47- Jordanov Viktor 2000
48- Panov Andrej 2000
49- Ivanov Dimitar 2008
50- Stoimenov Spiro 1998
51- Vladimirov Jove 1993
52- Andonov Ice 2003
53- Tasevski Stefan 1988
54- Veliçkov Gjorgji 1994
55- Stojanov Aleksandar 1986
56- Hristova Sanja 1999
57- Taneski Damjan 2006
58- Spasova Monika 1998
59- Lazarov Andrej 1999
Shprehim ngushëllimet më të thella për familjet dhe lutemi për paqen e shpirtrave të tyre.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

