Lajme nga vendi
Protokolli i sigurisë dhe udhëzime për raportim etik nga varrimi i viktimave nga Koçani
Të gjithë gazetarët dhe mediat, kur raportojnë për varrimet e viktimave të zjarrit në Koçan, duhet t’u përmbahen parimeve etike të respektimit të dhimbjes dhe dinjitetit personal, shmangies së sensacionalizmit, publikimit të informacioneve të verifikuara dhe mbajtjes së ekuilibrit dhe paanshmërisë.
Thirrjen e dërgojnë Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGPM), duke e pasur parasysh ndjeshmërinë e tragjedisë dhe standardet universale etike për raportim profesional.
Qeveria, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe në konsultim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), si dhe Sindikatën e Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGPM), kanë përgatitur një protokoll sigurie gjatë raportimit për varrimin e viktimave të ngjarjes tragjike të 16 marsit në Koçan.
Për përfaqësuesit e mediave që do të raportojnë për ngjarjen, pjesëtarët e policisë do të sigurojnë një zonë të veçantë nga rruga e kortezhit, në një distancë prej 300 metrash nga hyrja e kapelës deri te varrezat e qytetit në Koçan. Kjo hapësirë do të ruhet nga pjesëtarët e MPB-së me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në zonën e përcaktuar. Në këtë zonë do të vlejë gjithashtu ndalimi për përdorimin e mjeteve ajrore pa pilot (dronëve).
Nga Qeveria njoftuan ky protokoll mediatik ka për qëllim mbrojtjen e privatësisë së familjeve të viktimave, duke mundësuar njëkohësisht që gazetarët dhe kameramanët ta ndjekin ngjarjen në mënyrë të sigurt nga një distancë e përshtatshme.
Rikujtojnë se Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ), në deklaratën e saj të datës 18.03 për këtë tragjedi, ka theksuar rëndësinë e raportimit etik. Karta Globale e Etikës e IFJ-së nënvizon detyrën e gazetarëve për të respektuar dinjitetin njerëzor dhe për të vendosur saktësinë mbi shpejtësinë në transmetimin e lajmeve për këtë ngjarje tragjike.
“Me qëllim sigurimin e lëvizjes së papenguar dhe identifikimit, punonjësit e mediatik duhet të kenë me vete shenjat PRESS dhe legjitimacionet gazetareske të lëshuara nga shtëpitë e tyre mediatike”, njoftoi Qeveria.
Edhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) bëri thirrje që raportimi duhet të jetë pa sensacionalizëm, detyrimisht duhet të respektohet dhimbja dhe pikëllimi personal i familjeve, të afërmve dhe të dashurve të të ndjerëve dhe duhet pasur kujdes që të mos kontribuojnë në rritjen e mëtejshme të shqetësimit. Në këtë drejtim janë edhe kërkesat nga banorët e Koçanit, të cilët dje i janë drejtuar drejtpërdrejt Agjencisë, por edhe përmes rrjeteve sociale, me apel që punonjësit e mediave të qëndrojnë larg gjatë funeralit dhe të mos filmojnë me dronë.
Siç bëri të ditur ASHMAA në kumtesë, mediat duhet të jenë të kujdesshme gjatë kryerjes dhe veçanërisht gjatë publikimit të incizimeve dhe fotografive, në mënyrë që të lejojnë familjet dhe prindërit me dinjitet dhe respekt t’i thonë lamtumirë të dashurit e tyre”, thonë nga ASHMAA.
Kodi i Gazetarëve të Maqedonisë i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) përcakton se gazetari duhet të respektojë privatësinë e një personi, përveç kur është në kundërshtim me interesin publik dhe se ai është i detyruar të respektojë dhimbjen dhe pikëllimin personal. Gjithashtu, mënyra e informimit në rastet e aksidenteve, fatkeqësive natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve dhe proceseve gjyqësore duhet të jetë pa sensancionalizëm.
Gazetari, qëndron në Kodeks, nuk guxon të intervistojë ose fotografojë fëmijë nën 16 vjet pas lejen e prindërve ose kujdestarëve, përveç nëse kjo nuk është në përputhje me të drejtat e fëmijës. E njëjta ka të bëjë edhe për persona me nevoja të veçanta, të cilët nuk janë në gjendje të vetëdijshme të gjykojnë.
Instituti për Kërkime Juridike Sociologjike dhe Politike pranë UCM, në udhëzimet për gazetarët dhe profesionistët e medias kur raportojnë për ngjarje traumatike, theksoi se gjatë raportimit duhet mbajtur një qëndrim i qetë dhe jo i dhunshëm. Është e nevojshme të pyeten njerëzit nëse është koha e përshtatshme që ata të bëjnë një deklaratë. Ata kurrë nuk duhet t’i bindin njerëzit të ndajnë historinë e tyre.
Përkujton se ngjarjet traumatike mund të ndikojnë në aftësinë e njerëzve që të mendojnë dhe kuptojnë dhe se ata mund të tregojnë historitë të gjata ose të tregojnë gjëra të cilat nuk duken relevante.
Edhe Instituti i Mediave të Maqedonisë (IMM) bëri thirrje për informim me përgjegjësi për tragjedinë në Koçan. Tregoi se në situata të tilla të ndjeshme, është e nevojshme që qytetarët të kenë qasje në informacione të sakta dhe të verifikuara.
Pas vendimit të Qeverisë për shpalljen e shtatë ditëve zie në vend, ASHMAA njoftoi mediat se duhet të harmonizojnë punën e tyre me ditët e zisë dhe sipas informacioneve të fundit nga rregullatori, mediat kanë treguar një nivel të lartë profesionalizmi në ditët e fundit. Janë regjistruar disa raste të transmetimit të filmave dhe serialeve me përmbajtje argëtuese, për të cilat janë paraqitur ankesa në Agjenci. Prandaj, ASHMAA këshilloi transmetuesit që t’i kushtojnë më shumë vëmendje gjatë krijimit të orarit të programeve, si dhe theksoi se është e rëndësishme që muzika klasike që transmetohet të jetë e përshtatshme për ditët e zisë.
ASHMAA dhe ISPPI mes tjerash, u bënë thirrje mediave që tua ofrojnë mbështetjen e nevojshme punëtorëve të tyre mediatikë të cilët gjatë ditëve të kaluara gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës janë të ekspozuar në stres të jashtëzakonshëm dhe me këtë, në rreziqe shëndetësore.
U dërguan këshillë gazetarëve që t’i ndjekin reagimet e tyre, emocionet dhe nevojat, edhe gjatë punës edhe jashtë saj.
Në zjarrin që ndodhi natën mes të shtunës dhe të dielës, jetën e humbën 59 persona të rinj. Ata do të varrosen sot në Shkup, Koçan, Shtip dhe Obleshevë.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

