Lajme nga vendi
Tetovë, të hënën protesta për tragjedinë në Koçani, Spitalin Modular, Llaskarcën e Besa Transin!

Të hënën me fillim nga ora 12:30 do të ketë protesta në Tetovë për të kërkuar drejtësi për djegien e Spitalit Modular dhe tragjedinë në Koçan. Siç njoftoi Blendi Hodai nga Iniciativa Zero, protesta do të fillojë nga sheshi “Iliria” dhe do të përfundoj para Gjykatës së Tetovës. Hodai tha se, kërkesat e tyre janë që të ketë rigjykim për të gjitha tragjeditë që kanë ndodhur që siç tha, të dënohen ata që janë përgjegjës.
“Kërkojmë që të rigjykohen të gjitha tragjeditë që kanë ndodhur duke filluar në 2019 me “Durmo Turs” më pas me Spitalin Modular, “Besa Trans” dhe tash në Koçan. Kërkesa jonë është që të ketë zgjidhje dhe drejtësi të vërtetë, të dënohen ata që janë përgjegjës për këto tragjedi që kanë ndodhur. Për 6 vite, na kanë ndodhur 4 tragjedi që kanë humbur jetën mbi 140 qytetarë”, tha Hodai.
Lajme nga vendi
Çmimi i arit arrin rekord, tregjet presin ulje të normave të interesit në SHBA

Indekset evropiane dhe amerikane të bursës janë kryesisht në rritje sot, ndërsa çmimi i arit ka kaluar 3.800 dollarë për uncë (1 uncë = 28,3495 gramë), duke arritur një rekord të ri. Kjo është pasojë e dobësimit të dollarit dhe pritjeve në rritje se Rezerva Federale e SHBA-së mund të ulë normat e interesit deri në fund të vitit, raporton Reuters.
Tregjet aktualisht vlerësojnë se mundësia për ulje të normave të interesit në SHBA gjatë muajit tetor është 90 përqind, ndërsa shanset për lehtësim të mëtejshëm të politikës monetare në dhjetor llogariten rreth 65 përqind.
Sipas të dhënave të 9:30, indeksi DAX i bursës së Frankfurtit u rrit për 0,25 për qind, duke arritur në 23.790,76 pikë; indeksi francez CAC 40 u rrit për 0,15 për qind, në 7.882,03 pikë; britaniku FTSE 100 u rrit për 0,49 për qind, në 9.330,75 pikë, ndërsa indeksi rus MOEX ra për 0,46 për qind, në 2.712,85 pikë.
Lajme nga vendi
Linjë e re ajrore nga Shkupi drejt Gjermanisë, tre herë në javë do të ketë fluturim drejt Shtutgartit

Me fluturimin e parë që u nis sot në orën 06:25 nga Shkupi drejt Shtutgartit, kompania “Wizz Air” ka hapur një linjë dhe destinacion të ri nga kryeqyteti i Maqedonisë drejt Gjermanisë, njofton TAV Maqedonia.
Kompania do të operojë fluturime nga Shkupi për në Shtutgart 3 herë në javë, çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte. Gjatë orarit veror të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, deri më 24 tetor, orari i nisjes është:
E hënë dhe e premte: 06:25 nga Shkupi, me mbërritje në Shtutgart në 11:10 sipas orës lokale.
E mërkurë: nisja në 06:30 nga Shkupi, me mbërritje në 11:10 sipas orës lokale.
Gjatë sezonit dimëror, fluturimet do të jenë gjithashtu të hënave, të mërkurave dhe të premteve, me të njëjtat orare nisjeje dhe mbërritjeje, respektivisht 06:30 dhe 11:30 sipas orës lokale.
Me shtimin e Shtutgartit në hartën e destinacioneve nga Aeroporti i Shkupit, “Wizz Air” ka tashmë 9 linja drejt 9 qyteteve në Gjermani: Shtutgart, Berlin, Dortmund, Baden-Baden, Friedrichshafen, Hamburg, Frankfurt-Hahn, Mynih-Memingen dhe Nuremberg.
Kjo linjë është pjesë e marrëveshjes së kompanisë me Qeverinë.
Lajme nga vendi
Dje në fshatin malor Vicë të Tetovës u mbajt Dita e Patates

Me qëllim mbështetjen dhe promovimin e fermerëve të Sharrit dhe prodhuesve të produkteve bujqësore, në fshatin Vicë, u mbajt manifestimi i dytë me radhë, Dita e Patates së Vicës.
Në eventin e djeshëm u ekspozuan prodhimet bujqësore dhe blegtorale, me theksin kryesor pataten e Vicës, e cila bashkë me kaçamakun tradicional dhe groshën u servuan për të pranishmit.
“Ne si prodhues e kemi edhe trashëgimi prej prindërve. 28-30 tonë në vit nxjerrim nga të mbjellat, por ka fshatarë të tjerë që mbjellin edhe më shumë. Tërë fshati jeton nga patatja e Vicës, andaj edhe në treg dua që të mos keqpërdoret emri i patates Vicës, por të shitet kualiteti”, tha Refik Arifi, Kultivues i patates.
“Qëllimi i këtij manifestimi është ta promovojmë Mali
n Sharr si Park Kombëtar. Ta kthejmë qengjin e Sharrit si më i shijshmi, por edhe djathin si brend të Sharrit por gjithsesi edhe racën e deles së Sharrit”, shtoi Mome Mlladenovski, Kryetar i kooperativës bujqësore Ovçepolka.
Fermerët e Sharrit kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë të rrisë subvencionet, gjë që do ndikonte në rritjen e prodhimit dhe cilësisë.
“Problemi primar është çështja e subvencioneve. Subvencioneve duhet të bëhen në një datë sepse e dini gjithë blegtorët në një shkurt duhet t’i kemi të sigurta subvencionet, sepse shkaku i saj fermerëve iu rritet çmimi i ushqimeve”, tha Naser Xhemaili, Kryetar i fermerëve të Sharrit.
Manifestimi që për të dytin vit me radhë organizohet në fshatin malor Vicë të Tetovës, organizohet nga kooperativa “Sharri”, ndërsa financohet nga Ministria e Bujqësisë dhe organizata evropiane e të njëjtës veprimtari./Alsat.mk
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve