Lajme nga vendi
Hulumtim:Edhe pse qytetarët dyshojnë në informacionet e publikuara nga mediat, rrallë marin masa për kontroll të besueshmërisë
Edhe pse qytetarët dyshojnë në informacionet e publikuara nga mediat, rrallë marin masa për kontroll të besueshmërisë dhe vërtetësisë së tyre. Këtë e tregoi hulumtimi i mendimit publik “Praktikat dhe perceptimet e qytetarëve në kuptim të informimit dhe përballjes me dezinfomatat”, të cilin Instituti për Studime Komunikimi (ISK) e realizoi gjatë shkurtit. Zbatues i ankestës ishte Instituti për Demokraci “Sociatas civilis” në mostrën përfaqësuese prej 1.000 qytetarëve të moshës madhore nga rajone të ndryshme përgjatë shtetit.
Siç bëjnë të ditur nga ISK, të pyetur për aftësinë për njohjen e dezinfomatave, 41 për qind e të anketuarve vlerësojnë se ndonjëhrë kanë sukses, 29 për qind besojnë se gjithnjë mund ta detektojnë vërtetësinë e informacionit, përderisa 11 për qind e pranojnë se aspak nuk mund t’i dallojnë informacionet e rreme nga informacionet e vërteta. Megjithatë, madje 80 për qind e të anketuarve rrallë ose aspak nuk e kontrollojnë autorin e lajmit, ndërsa 71 për qind e të anketuarve rrallë ose aspak nuk e kontrollojnë botuesin.
Sa i përket asaj sa shpesh ka ndodhur të ndajnë informacione për të cilat më vonë është konfirnuar se janë të pasakta, shumica e qytetarëve (52 %) vlerësojnë se ka ndodhur, por jo aq shpesh, përderisa 40 për qind të larta janë të sigurt se informacionet të cilat i ndajnë gjithmonë janë të vërteta. Lidhur me burimet e dezinformatave, 36 për qind e të anketuarve vlerësojnë se partitë politike janë burimi kryesor i përhapjes së dezinformatave, 12 për qind e theksojnë sferën mediatike, ndërsa 4 për qind i përmendin institucionet shtetërore. Megjjthatë, gati gjysma e të anketuarve (47 %) vlerësojnë se ata bashkë janë shpesh burime të përhapjes së dezinformatave ndërmjet qytetarëve.
Perceptimi për besueshmërinë e mediave, sipas hulumtimit, është i ndarë: 29 për qind e qytetarëve dyshojnë në gjithçka që publikohet, ndërsa përqindje e njëjtë e kontrollojnë lajmin e njëjtë në media të tjera relevante, përderisa vetëm 21 për qind besojnë se nëse diçka publikohet, atëherë është e saktë. Lidhur me cilësinë e përmbajtjeve mediatike, 74 për qind e të anketuarve ndajnë mendim se mediat transmetojnë vetëm informacione themelore ose sipërfaqësore, pa analizë thelbësore. Tema me interes më të madh për të anketuarit janë: shëndetësia, financat publike dhe arsimi.
“Hulumtimi tregoi se 51 për qind e qyterarëve informohen disa herë gjatë ditës, përderisa 27 për qind e bëjnë këtë një herë në ditë, që dërgon në konkluzionin se një përqindje e lartë e të anketuarve çdo ditë informohen në tema të ndryshme. Televizioni, mediat sociale dhe portalet onllajn mbeten burimet më të shpeshta të informacioneve, përderisa më pak se 10 për qind bazohen në kontakte personale për marrjen e lajmeve”, qëndron në kumtesë.
ISK e ka realizuar hulumtimim e mendimit publik në kuadër të projektit “Shfrytëzo fakte”, që është mbështetur nga Ambasada Britanike në Shkup.
Lajme nga vendi
Ndahet nga jeta afaristi Rauf Ramadani nga Tetova
Është ndarë nga jeta aktivisti Rauf Ramadani nga Tetova. Lajmin e kanë bërë të ditur miq dhe familjarë të Raufit.
Rauf Ramadani ka qenë aktivist politik në PDSH, një periudhë ka udhëhequr Ndërmarjen publike komunale të Tetovës.
Poashtu njihet si afarist. Ishte pronar i marketeve Erzana kurse së fundmi i kompanisë “Swiss bakery”.
Stafi i Televizionit Koha u shpreh ngushëllime familjes Ramadani , miqve dhe shokëve të të ndjerit.
Lajme nga vendi
Lopët kalojnë “ilegalisht” kufirin: 6 lopë nga Maqedonia ndalohen në Bullgari
Institucionet bullgare po vendosin se çfarë të bëjnë me gjashtë lopë, të cilat para pak ditësh kaluan kufirin nga Maqedonia në afërsi të fshatit Gjueshevë të Qustendilit, njofton Radioja Kombëtare Bullgare.
Kafshët janë kapur dhe janë vendosur në një objekt të përkohshëm blegtoral të komunës, ndërsa një komision i shërbimeve të autorizuara bullgare dhe maqedonase po vendos se si do të veprohet në këtë rast.
Nuk dihet nëse këto gjashtë lopë janë pjesë e gjedheve që lëvizin lirshëm në zonën e Koritës së Kriva Pallankës, duke shkaktuar tension të madh mes banorëve dhe pronarëve, problem ky që autoritetet kompetente maqedonase ende nuk po arrijnë ta zgjidhin.
Kafshët janë vërejtur në tokën e fshatit Gjueshevë, ndërsa kryetarja e fshatit e ka denoncuar rastin në komunë. Ato janë kapur dhe janë transportuar në një objekt të përkohshëm për blegtori.
Komisioni rajonal për kontrollin e ushqimit, autoritetet kufitare dhe ato komunale do të marrin vendimin përfundimtar për fatin e tyre.
Para disa vitesh, lopa Penka shkeli kufirin duke hyrë nga Serbia në afërsi të fshatit Oltomanci të Qustendilit.
Sipas rregulloreve evropiane, pas hyrjes nga një vend jashtë BE-së, ajo duhej të asgjësohej.
Ky rast u kthye në një problem ndërkombëtar – në fund, lopa u kursye dhe pronari i saj nga fshati Kopillovci u kujdes për të në kopenë e tij për vite me radhë.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë Veriut do të jetë
Moti sot në Maqedoninë Veriut do të jetë vranësira dhe diell, ndërsa gjatë fundit të ditë pritet të ketë reshje lokale të shiut.
Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi jugor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 14 deri 21 gradë celsius.
Nesër moti pritet të jetë me reshje shiu, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

