Lajme nga vendi
AUV dhe MPB sekuestruan 40 tonë produkte jo të sigurta të mishit
Pas marrjes së njoftimit nga MPB-ja se në lagjen Maxhari në Shkup funksionon ilegalisht një magazinë ushqimore, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AFV) në bashkëpunim me policinë kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm në një objekt ilegal ku mbaheshin ushqime me origjinë shtazore dhe joshtazore
“Në objektin që shërbente si magazinë ushqimore, e cila nuk është e regjistruar në AUV si operator, shërbimet inspektuese të Agjencisë gjetën 40.751 kilogramë produkte të pasigurta (mish të thatë dhe ëmbëlsira), për të cilat është nxjerrë vendim dhe të cilat janë asgjësuar padëmshëm, njoftoi sot AUV.
Po ashtu, siç bëjnë të ditur nga AUV, në oborrin e magazinës ilegale, nga ana e MPB-së janë sekuestruar një mjet transporti – furgon, në të cilin janë gjetur 360 kilogramë ushqime të pasigurta dhe produkte ëmbëlsirash, të cilat po ashtu janë asgjësuar padëmshëm.
“Për zbardhjen e këtij krimi, në kuadër të procedurës dhe me qëllim marrjen e të gjitha informacioneve të nevojshme, AUV-ja ka ushtruar kontroll edhe te importuesi i produkteve të mishit të pasigurt të gjetur në magazinë ilegale. I gjithë dokumentacioni për importet e kryera, si dhe gjurmueshmëria e dërgesave është siguruar për një periudhë gjashtëmujore të fundit”, thuhet në komunikatë.
Nga analiza e dokumentacionit, siç thuhet nga AUV, është konstatuar se disa prej produkteve kishin një sasi të shtuar të fosfateve, gjë që është vërtetuar nga gjetjet laboratorike nga mostrat e marra nga ngarkesat e importuara në vend, të cilat u analizuan në kuadër të programit të monitorimit të AUV për ushqimet e importuara.
“Dërgesat e mishrave të pasigurta ruheshin te distributori (në magazinën ilegale), i cili kishte detyrimin ligjor t’i asgjësonte ato në mënyrë të padëmshme, por nuk e ka bërë këtë, gjegjësisht për ata nga ana e një deponie të autorizuar i është lëshuar certifikatë fiktive për asgjësimin e produkteve të pasigurta”, thuhet në komjunikatë.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

