Lajme nga vendi
Shtetasi bullgar që mashtroi një grua nga Kumanova për 30.000 euro u dënua me katër vjet e dhjetë muaj burg
Gjykata Themelore në Kumanovë e dënoi shtetasin 60-vjeçar të Republikës së Bullgarisë dhe të Republikës së Serbisë, Predrag Milenkov, për veprën penale mashtrim me dënim burg prej katër vjetësh e dhjetë muaj. Ai në janar të këtij viti, së bashku me persona të tjerë të panjohur, mashtruan një grua 66-vjeçare nga Kumanova për 30.000 euro.
„Dënimi maksimal i parashikuar është pesë vjet burg, gjykata e dënon të akuzuarin me katër vjet e 10 muaj burg. Për të dëmtuarit, familjen Veliçkovski, do të jepet shumën prej rreth 30.000 euro“, tha gjykatësi.
Shtetasi bullgar ka kryer mashtrimin më 31 janar. Ai nuk e pranoi fajin, por tha se edhe ai ishte mashtruar nga një tjetër person. Megjithatë, hetimi ka vërtetuar se ai ka marrë paratë dhe është regjistruar edhe nga kamerat e mbikëqyrjes në vendin e dorëzimit.
Lajme nga vendi
NJË DITË ME ZJARRFIKËSIT – SHOFERËT E PAPËRGJEGJSHËM PROBLEMI KRYESOR
Një alarm që thyen qetësinë e qytetit, një telefonatë që nuk është kurrë e zakonshme. Brenda pak sekondash, nis gara me kohën – zjarrfikësit e Tetovës hidhen në veprim për të shpëtuar jetë dhe pronë. Por, përveç flakëve, ata përballen çdo ditë edhe me pengesa të tjera në rrugë, që shpesh ua vështirësojnë misionin. Sot ju sjellim nga afër realitetin e tyre në terren.
Një telefonatë jo e zakonshme.
Diku në qytet ka rënë zjarr. E sa bie zjarr, në objektin e njësistit territorial kundër zjarrit bie alarmi.
Ky nxitim është përditshmëri për zjarrëfikësit e Tetovës, të cilët tentojnë që sa më shpejtë e mundur të reagojnë.
Televizionit Koha sot qëndroi me ekipin e zjarrëfikësve në terren për të parë se me çfarë sfidash përballen ata në terren. Parkimi paralel dhe mos lëshimi i rrugës, del të jetë problemi më i madh shpëtimtarëve të jetëve.
Problem kyç për arritjen në kohë në vendin ku ka rënë zjarr del të jetë edhe mungesa e një rrethrotullimi apo semaforëve në rrugën idustriale, gjë që sipas zjarrfikësve, u humbë shumë kohë.
Lajme nga vendi
Jeton Shaqiri: Alarmet për bomba në shkollat e Tetovës një situatë që kërkon reagim serioz
Pyetja që shtrohet sot është e drejtpërdrejtë: pse kjo situatë po përsëritet pikërisht në Tetovë dhe pse po lejohet të zgjasë kaq shumë pa një reagim të qartë institucional?
Në të kaluarën, kur janë paraqitur raste të tilla në nivel vendi, tema ka qenë prezente në media dhe ka pasur presion për të marrë masa sa më urgjente. Sot, për fat të keq, kjo nuk po vërehet në të njëjtin nivel. Situata rrezikon të trajtohet si diçka e zakonshme, gjë që nuk duhet të ndodhë.
Ajo që po lihet në hije është dëmi që po u shkaktohet nxënësve. Çdo ditë e humbur mësimi është një hap pas në zhvillimin e tyre arsimor. Deri tani, shumë pak është folur për këtë aspekt thelbësor:
• A ka Ministria e Arsimit dhe Shkencës një plan konkret për kompensimin e orëve të humbura?
Kjo çështje bëhet edhe më kritike kur flasim për maturantët.
Ata janë në një fazë vendimtare të përgatitjes së tyre akademike. Në një kohë kur u kanë mbetur më pak se dy muaj mësim, ata po përballen me ndërprerje të vazhdueshme. Kjo i vendos në një pozitë të pabarabartë krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre në qytete të tjera, sidomos kur afrohet provimi i maturës shtetërore.
Ku dhe si do të përgatiten këta nxënës?
Kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë pabarazi?
Siguria në shkolla dhe cilësia e arsimit nuk mund të jenë çështje që shtyhen apo relativizohen. Kjo situatë kërkon reagim të menjëhershëm, transparencë dhe një plan të qartë veprimi.
Dhe kjo nuk duhet parë si çështje politike, por si një këshillë dhe thirrje në të mirë të fëmijëve tanë.
Sepse në fund të ditës, nuk bëhet fjalë vetëm për alarme bëhet fjalë për të ardhmen e tyre.
Lajme nga vendi
Tetovë, një pjesë e qytetit pa ujë për shkak të një defekti në rrjet
Një pjesë e qytetit të Tetovës ka mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm, si pasojë e një defekti në rrjetin ujësjellës.
Nga NPK “Sharri” bëjnë të ditur se ndërprerja ka ndodhur për shkak të një problemi teknik në rrugën “Ivo Lola Ribar”, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të furnizimit në zonat përreth.
Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e ndërmarrjes janë angazhuar në terren dhe po punojnë me kapacitet maksimal për sanimin e defektit dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga bota2 months agoGjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha

