Lajme nga vendi
Kos: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria vendosën ritmin që i gjithë rajoni të marrë parafinancim sipas Planit të Rritjes
Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, ka përgëzuar Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për suksesin e tyre në kuadër të Planit për Rritje të Bashkimit Evropian.
Kos në rrjetin social “X” ka vënë në dukje se dy vendet kanë vendosur ritmin për të gjithë rajonin duke siguruar parafinancim nga ky program.
“Kjo duhet të inkurajojë zbatimin e reformave kyçe, të stimulojë rritjen ekonomike, të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe t’i afrojë më tej këto vende me Bashkimin Evropian”, shkruan Kos.
Minsitri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani dje tha se kushtet për vazhdimin e negociatave me BE-në janë të përcaktuara në kornizën e negociatave, por shprehim shqetësimin nëse do të ketë të reja pas ndryshimeve kushtetuese.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri 8, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 7 deri 15 gradë celsius.
Gjatë fundjavës moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje të shiut.
Lajme nga vendi
”Plakat” nuk falin: Rikthejnë të ftohtin, çfarë janë dhe pse ndodh kjo dukuri
Në fillim të muajit prill, në shumë vende të Ballkanit përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, shpesh vërehet një rënie e papritur e temperaturave, e njohur në popull si “Plakat e Prillit”.
Sipas besimeve popullore, këto ditë janë të paparashikueshme dhe shpesh shoqërohen me erë, reshje apo edhe temperatura të ulëta, që mund të ndikojnë në bujqësi dhe në jetën e përditshme.
Megjithatë, nga këndvështrimi meteorologjik, kjo është një dukuri normale. Ndryshimet e shpejta të motit në pranverë ndodhin për shkak të përplasjes së masave ajrore të ngrohta me ato të ftohta që ende zbresin nga veriu.
Ekspertët këshillojnë kujdes gjatë kësaj periudhe, sidomos për fermerët dhe qytetarët që i besojnë motit të qëndrueshëm pranveror, pasi temperaturat mund të luhaten ndjeshëm brenda pak ditësh.
“Plakat e Prillit” mbeten një term i njohur në traditën popullore, por në thelb janë një kujtesë se pranvera nuk është gjithmonë e qëndrueshme.
Lajme nga vendi
Komuna e Tetovës: Problemet me ndriçimin publik mund të raportohen online
Qytetarët e Tetovës tashmë kanë mundësi më të lehtë dhe më të shpejtë për të raportuar problemet me ndriçimin publik në lagjet dhe rrugët e qytetit. Autoritetet lokale u bëjnë thirrje banorëve që çdo defekt apo mungesë të ndriçimit ta paraqesin përmes aplikacionit TE KLIK, në seksionin I-REPORT.
Ky aplikacion është i disponueshëm për përdoruesit e pajisjeve iOS dhe Android, duke ofruar një mënyrë të thjeshtë dhe efikase për komunikim me institucionet përgjegjëse.
Sipas njoftimit, raportimet e qytetarëve ndihmojnë që ekipet përkatëse të reagojnë më shpejt dhe të zgjidhin problemet në kohë, duke përmirësuar sigurinë dhe cilësinë e jetës në qytet.
Falemnderit për bashkëpunimin!
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme


