Connect with us

Sport

KUALIFIKIMET PËR BOTËRORIN 2026: SONTE  NË SHKUP PËRBALLEN MAQEDONIA – UELLSI 

Published

on

Përfaqësuesja e Maqedonisë sonte zhvillon ndeshjen e dytë kualifikuese  në kuadër të Grupit J, për Kampionatin Botërorë  që do të mbahet  në SHBA  në vitin  2026. Kundërshtar i reprezentacionit tonë është Uellsi e cila në raundin  e parë shënoi fitore 3-1 kundër Kazakistanit. Në pritje  të ndeshjes  së sotme, mbrëmë para  seancës së  fundit stërvitore  në arenën ‘’Todor Proeski’’ u mbajt press konferenca  zyrtare  ku  pra mediumeve  pikëpamjet e tyre  për duelin me Uelsin i dhanë seleksionuesi Bllagoja Milevski dhe portieri Stole Dimitrievski.  Seleksionuesi Milevski tha se kanë analizuar ekipin kundërshtar edhe pse   është shumë më ndryshe  ndeshja me Lihtenshtajnin

 “ Gjithsesi se kemi analizuar Uellsin jo vetëm në ndeshjen e  fundit  por të gjitha ndeshjet  prej kur seleksionuesi i tyre nisi  me  punë  dhe mendoj se jemi të përgatitur  duhet të  jemi të përsosur në planin taktik me  disiplinë taktike  në pjesën fizike  dhe sigurisht duhet të jemi maksimalisht të fokusuar nëse duam të shpresojmë në rezultat pozitiv’’. tha  seleksionuesi Milevski

 Portieri Stole Dimitrievski   theksoi se ndeshja me  Lihtenshtajnin ishte mjaftë e vështir duke pasur  para sysh se  ishin në ankthin e tragjedisë në Koçani-:

 “ Gjithmonë  që kam ardhur  në  pres Konferencë  kemi pasur  një ‘’rrjetë të pastër’’ , le të bëjmë të njëjtën gjë kundër Uellsit. Le të jetë kjo lumturi e re. Do të doja që të kishim një ndeshje tjetër të mirë, po punojmë dhe jemi gati. Nëse arrijmë të mbrohemi, kemi të paktën një barazim dhe pse të mos dalim edhe fitues’’ tha portieri Stole Dimitrievski

Ndeshja e raundit të dytë e  grupit J, mes Maqedonisë së Veriut dhe Uellsit  do të zhvillohet  sonte në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup me fillim në ora 20 e 45 minuta

Shaban Sinani – Tv Koha

Advertisement

Advertisement

Sport

LIGA E PARË: NESËR ZHVILLOHEH DY NDESHJE TË JAVËS SË 11-TË

Published

on

Kampionati në Ligën e parë të futbollit vendor vazhdon  sipas orarit të përcaktuar  nga  komisari i garave  në kuadër të FFM-së. Që nesër fillon java  e 11-të me dy ndeshjet  hapëse në Gostivar  dhe  Gjorçe Petrov

 Gjatë kësaj  jave  në program janë ndeshjet e  xhiros së 11 të sezonit vjeshtor   në Ligën e Parë të  futbollit të Maqedonisë së Veriut. Sipari i xhiros  së 11 që është edhe java e fundit e rrethit të parë të kampionatit 2025/2025  hapet me dy ndeshje  që zhvillohen nesër me fillim në ora  13:30, Arsimi – Rabotniçki  dhe Makedonija Gj.P – Bashkimi

 Ndeshje  interesante  pritet  në stadiumin e qytetit në Gostivar ku  Arsimi është nikoqire e Rabotniçkit. Skuadra nga Çegrani pas fitores kundër Tikveshit në Kavadar në xhiron e kaluar nesër ka rastin që edhe në cilësinë e vendasit të dëshmon  se ka  forcë  dhe  cilësi  për të arkëtuar pikët e radhës . Pra  Arsimi  nesër kundër Rabotniçkit me  përkrahjen e  tifozëve të vetë  shpreson në sukses dhe në tre pike radhës.

 Bashkimi i Kumanovës  si mysafir e  Makedonija  Gj.P udhëton  për një qëllimin e vetëm  të fitoj  3 pikët e radhës për të mbajtur  hapin me katër ekipet  e kreut të tabelës

Ndeshjet Pelisteri – Tikveshi dhe Shkupi  – Struga Trim Lum luhen të enjten, ndërsa  java e 11-të kompletohet me ndeshjet  e së premtes AP Brera – Shkëndija dhe Vardari – Sileksi. T gjitha ndeshjet e xhiros s 11-t  fillojnë n ora 13:30

Advertisement

  SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

REALI FITON EL KLASIKON KUNDËR BARCELONËS

Published

on

 EL Clasiko  e parë e sezonit 2025/2026  mes  Real Madridit dhe Barcelonës përfundoi me fitoren e  madrilinëve  me rezultatin 2-1

 Mbrëmë në impiantin ‘’Santiago Bernabeu’’ në Madrid u zhvillua ndeshja e 262-të e ‘’El Clasico’‘ mes  dy skuadra  ndër më të mira në botë Real Madrid – Barcelona.  Në El Clasikon e parë  të sezonit 2025/2026  fitues  doli  skuadra mbretërore e Real Madridit që triumfoi me rezultat 2:1 në kuadër  të xhiros së  10-të  në La  Ligën spanjolle.  Të tre golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht ishte Mbappe realizoi në minutën e 22’të, teksa në të 38-të Fermin barazoi shifrat përkohësisht. Golin e  dytë  që  rezultoi  të  jetë  edhe i  fundit  për epilogun  përfundimtar  2-1 të kësaj përballje. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat patën raste për gol, ndërsa Mbappe humbi edhe një penallti.  Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 27 pikëve në pozitën e parë, teksa Barcelona mbetet në pozitën e dytë me 22 pikë.

Real Madrid  me  këtë fitore  arrin kuotën 106  fitoreve , kundrejt  104 t Barcelons  dhe  52 barazimeve  në  262 ndeshjet mes këtyre  dy skuadrave të La Liga-s

  Shaban Sinani – TV KOHA

Continue Reading

Sport

VOLEJBOLL: UNIVERSITETI I TETOVËS ME FITORE NISI SEZONIN E RI

Published

on

Tre fitore të ekipeve vendase dhe  dy të atyre mysafire  është epilogu  i  pesë ndeshjeve të xhiros së parë  në ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve. Derbi i dy skuadrave tetovarë i takoi ekipit të Universitetit t Tetovës

 Me pesë ndeshjet e javës së parë të sezonit  vjeshtor që u zhvilluan  të shtunën zyrtarisht  ka  filluat sezoni  2025/2026 në ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve. Ekipet vendase ishin më suksesshme  në tre përballje, ndërsa ato mysafire  vetëm në dy, ndeshja  Strumica – Janta Volej  është anuluar.

 Derbi i xhiros së parë u zhvillua në Tetovë  mes  klubit të volejbollit  Universiteti i Tetovës  dhe  klubit të volejbollit  Shkëndija. Në një lojë dramatike e cila zgjati plot  pesë sete fitues dolën skuadra vendase me rezultatin 3-2 në sete.  Pas përfundimit të kësaj ndeshje në faqen zyrtare të klubit në fejsbuk, shkruan:Derbi i qytetit i takoi klubit tonë me rezultat 3:2! Pas një ndeshje interesante dramatike si dhe rikthimi ne lojë në setin e tretë nga ana e kundërshtarit e bëri këtë ndeshje pikërisht ashtu siç bart edhe epitetin derbi.Djemt tanë treguan karakter sportiv dhe në fund ju gëzuan fitores!!!”

Në ndeshjen që u zhvilllua në Veles mes  Borecit  dhe ekipit  Liria të Zherovjani fitore të sigurt  kanë shënuan vendasit  3-0 në sete. Përkundër  disfatë  maksimale, trajner I  ekipit Liria, Sadik Ferati  tha se është I kënaqur  me lojën dhe angazhimin e lojtarëve.

Rezultatet e xhiros së parë: Universiteti i Tetovës – Shkëndija 3-2,  Rabotniçki – Skopje 3-0, Boreci – Liria 3-0, Vesna Probishtip – Makedonija Xhio 2-3 dhe  Susheva – UGD Shtip 0-3 ndërsa  ndeshja Strumica  – Janta Volerj  është anulua.

Advertisement
 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat