Connect with us

Lajme nga vendi

Mickoski: Planifikojmë ta ndërpresim procedurën për shkarkimin e Kocevskit, t’u japim shans prokurorëve të punojnë

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se do të ndërpritet procedura për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit Ljupço Kocevski. Procedura për shkarkimin e Kocevskit, e cila është iniciuar nga Qeveria në shkurt të këtij viti, sipas kryeministrit, duhet të mbetet në fazën në të cilën është aktualisht, për shkak të tragjedisë në Koçan, e cila po hetohet nga një ekip prej 11 prokurorësh, transmeton Portalb.mk.

Në këtë kuptim, Mickoski tha se duhet t’u jepet shans prokurorëve që punojnë në rastin e Koçanit të punojnë së bashku. Ai thotë se puna e përbashkët e Prokurorisë Publike dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në kuadër të hetimeve për tragjedinë e Koçanit rezulton me sigurimin e 34 personave.

“Por publiku është i ndjeshëm edhe për disa raste nga e kaluara. Duhet të shohim, të presim, nëse Prokuroria Publike ka ambicie të konstatojë disa parregullsi nga e kaluara dhe nëse ka mundësi t’i rishikojë ato raste, kështu që le të shohim nëse vërtet jemi të gjithë për drejtësi apo ajo drejtësia duhet të jetë selektive”, tha Mickoski.

Ai shtoi se Qeveria inkurajon Prokurorinë që të veprojë në këtë drejtim dhe se kushdo që ka punuar kundër ligjit duhet të sanksionohet.

Ndryshe, procedurën për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit Ljupço Kocevski e ka iniciuar Qeveria në shkurt të këtij viti, pikërisht një vit pasi ai ka marrë këtë pozitë. Pas kalimit të seancës së qeverisë, propozimi për shkarkimin e Kocevskit mbërriti në Këshillin e Prokurorëve Publikë në fillim të marsit.

Advertisement

Propozimin për shkarkimin e tij Kocevski e ka marrë më 6 mars, dhjetë ditë para tragjedisë në Koçan. Në ndërkohë ai është dashur të vendosë për mocionin për shkarkim, ndërsa Këshilli i Prokurorëve Publikë është dashur të japë mendim brenda 15 ditëve.

Lajme nga vendi

​”Plakat” nuk falin: Rikthejnë të ftohtin, çfarë janë dhe pse ndodh kjo dukuri

Published

on

Në fillim të muajit prill, në shumë vende të Ballkanit përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, shpesh vërehet një rënie e papritur e temperaturave, e njohur në popull si “Plakat e Prillit”.

Bëhet fjalë për disa ditë të ftohta që zakonisht shfaqen pas një periudhe më të ngrohtë pranverore, duke krijuar përshtypjen sikur dimri rikthehet përkohësisht.

Sipas besimeve popullore, këto ditë janë të paparashikueshme dhe shpesh shoqërohen me erë, reshje apo edhe temperatura të ulëta, që mund të ndikojnë në bujqësi dhe në jetën e përditshme.

Megjithatë, nga këndvështrimi meteorologjik, kjo është një dukuri normale. Ndryshimet e shpejta të motit në pranverë ndodhin për shkak të përplasjes së masave ajrore të ngrohta me ato të ftohta që ende zbresin nga veriu.

Ekspertët këshillojnë kujdes gjatë kësaj periudhe, sidomos për fermerët dhe qytetarët që i besojnë motit të qëndrueshëm pranveror, pasi temperaturat mund të luhaten ndjeshëm brenda pak ditësh.

“Plakat e Prillit” mbeten një term i njohur në traditën popullore, por në thelb janë një kujtesë se pranvera nuk është gjithmonë e qëndrueshme.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Komuna e Tetovës: Problemet me ndriçimin publik mund të raportohen online

Published

on

Qytetarët e Tetovës tashmë kanë mundësi më të lehtë dhe më të shpejtë për të raportuar problemet me ndriçimin publik në lagjet dhe rrugët e qytetit. Autoritetet lokale u bëjnë thirrje banorëve që çdo defekt apo mungesë të ndriçimit ta paraqesin përmes aplikacionit TE KLIK, në seksionin I-REPORT.

Ky aplikacion është i disponueshëm për përdoruesit e pajisjeve iOS dhe Android, duke ofruar një mënyrë të thjeshtë dhe efikase për komunikim me institucionet përgjegjëse.

Sipas njoftimit, raportimet e qytetarëve ndihmojnë që ekipet përkatëse të reagojnë më shpejt dhe të zgjidhin problemet në kohë, duke përmirësuar sigurinë dhe cilësinë e jetës në qytet.

Falemnderit për bashkëpunimin!

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Feti Abazi dhe zv/ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli: “U bë dorëzimi i projektit për ujësjellësin e fshatit Pallçisht”

Published

on

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ditën e sotme ka mirëpritur në takim, zv/ministren e Transportit, zonjën Kaltrina Zekolli.

Qëllimi i takimit, ishte dorëzimi i projektit kryesor për rrjetin sekondar të ujësjellësit në fshatin Pallçisht.

Postimi i plotë i Feti Abazit, në Facebook:

“Sot pata kënaqësinë të pres në takim zyrtar mikeshën e komunës sonë dhe Zëvendësministren e Transportit, znj. Kaltrina Zekolli. Gjatë kësaj vizite të rëndësishme u bë dorëzimi i projektit kryesor për rrjetin sekondar të ujësjellësit në vendbanimin Pallçisht, një hap thelbësor drejt realizimit të këtij projekti jetik për banorët tanë.

Tashmë që disponojmë dokumentacionin e nevojshëm, bashkërisht u dakorduam që në fazën e ardhshme të angazhohemi maksimalisht për sigurimin e mjeteve financiare për zbatimin e tij. Projekti i ujësjellësit për Pallçishtin mbetet prioritet i përbashkët i komunës dhe i Zëvendësministres.

Advertisement

Shpreh falënderim të veçantë për znj. Zekolli për angazhimin e saj të vazhdueshëm dhe përkrahjen konkrete ndaj projekteve që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë”, ka përfunduar, kryetari Abazi.

Problemi me çështjen e ujit, ka vite që i shqetëson banorët e fshatit Pallçisht, të cilët revoltën e tyre, shpesh e kanë shoqëruar edhe me protesta, ndaj qeverisë dhe administratës së kaluar komunale.

Continue Reading

Më të lexuarat