Connect with us

Sport

HABIL AJETI MBYLLI KARRIERËN SI VOLEJBOLLIST AKTIV

Published

on

Mbrëmë në ndeshjen kampionate mes Shkëndijës dhe Strumicës në një ceremoni rasti iu dha lamtumira si volejbollist aktiv njërit prej figurave më të shquara të këtij sporti, Habil Ajetit, i cili pas 28 vitesh karrierë vendosi të tërhiqet nga fusha, duke lënë pas një karrierë të pasur dhe një kontribut të pashlyeshëm. Ai gjatë karrierës së tij ka të fituara tituj kampioni, Kupa dhe Super kupa

Mbrëmja e tij e fundit si lojtar aktiv u shënua me një ceremoni të veçantë në Tetovë, në ndeshjen mes Shkëndijës dhe Strumicës, ku nuk munguan respekti dhe mirënjohja për një kapiten që ka lënë gjurmë në volejbollin shqiptar. Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami e personalitete të rëndësishme të sportit, si presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, sekretari i përgjithshëm Valon Nikçi dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Momenti i fundit si volejbollist aktiv ndodhi në setin e dytë kur Habil Ajeti gjuajti topin dhe me emocione u largua nga terreni me duartrokitje të të gjithë të pranishmëve

‘’Të them të drejtën pak me emocione po mirë, është ndjenjë e mirë. Veçanërisht kur i shohë të gjithë ato bashkëlojtarë , shokët çka kanë udhëtuar prej Kosove kanë ardhur këtu të më nderojnë për këtë ditë. Kaluan përafërsisht 25 vjet që jam aktiv e sot e mora një vendim ka që një javë jam duke menduar për ta marrë këtë vendim, ti vari më këpucët se i japi fund’’ deklaroi Habil Ajeti

Legjenda e volejbollit Habil Ajeti ka edhe një porosi për gjeneratat e reja

Advertisement

‘’ Unë jam edhe trajner te kategoritë e reja te vajzat nuk do të largohem prej volejbollit. Jam larguar vetëm si lojtar aktiv por do vazhdoj të kontribuoj për gjeneratat e reja, për djalin tim, për fëmijët tjerë. Fëmijëve të gjithë ju sugjerojë që sa më larg telefonave, sa më larg internetit të vijnë të merren me sport pa marrë para sysh futboll, basketboll, çka të jetë vetëm të merren me sport’’ tha Ajeti

I pranishëm në këtë ndeshje lamtumirës të legjendës së volejbollit Habil Ajeti ishte edhe kryetari i Komunës Bilall Kasami i cili e nderoi me një mirënjohje për kontributin e dhënë për një çerek shekulli

‘’Fillimisht për Tetovën ka qenë një simbol i sportit alternativ do të kisha thënë jashtë futbollit se ne gjithë e njohim futbollin. Figura më e njohur dhe më e dashur e Tetovës por jo vetëm në Tetovë dhe jashtë Tetovës. Është një emocion i veçantë sigurisht se për kontributin që e ka dhënë Habili në Tetovë dhe gjithë ndej në sportin ndërkombëtar ka qenë krenaria e Tetovës . I uroj më të mira në jetë . I uroj që edhe pjesën tjetër të karrierës ta vazhdojë me sportin, me volejbollin’’ deklaroi Bilall Kasami kryetar i Komunës së Tetovës.

Për kontributin e volejbollistit Habil Ajeti në ekipin e Shkëndijës dhe jo vetëm folën edhe kryetari Besian Reka dhe trajneri Durim Luma

‘’Unë tani në pozitën e kryetarit nuk dua të bisedoj, por bisedoj si ish bashkë lojtar i Habilit i cili edhe gjatë karrierës time si volejbollist aq sa kam mund të jem pjesë e Shkëndijës më ka ndihmuar shumë, kam mësuar shumë prej atij. E tash dha zoti unë të jem në një pozitë tjetër . Gjithsesi se ndihmesa e Habilit nuk ka munguar e ka dhënë maksimumin për klubin. Ne do të jemi gjithmonë falënderues për at çka e ka dhënë‘’ deklaroi Besian Reka kryetar i KV Shkëndija.

Advertisement

‘’Sigurisht se unë falënderoj Habilin për gjithë ato që i ka dhënë volejbollit nëpër gjithësi, por në veçanti Shkëndijës. Është një humbje e madhe për volejbollin , mirëpo unë i dëshiroj sukses në të ardhmen pasi ai do të jetë pjesë e volejbollit . Unë i dëshiroj që në të ardhmen të bëhet si ka qenë lojtar shumë i mirë , pra një legjendë e volejbollit shqiptar të bëhet edhe një trajner i mirë në të ardhmen. Unë pres prej Habilit që ta bënë këtë punë‘’ tha trajneri Durim Luma

Legjenda e volejbollit Habil Ajeti me mirënjohje u nderua edhe nga Federata e Kosovës, klubet kua ai ku ai ka qenë pjesë si volejbollist aktiv. Do ta veçojmë dhuratën që erdhi nga klubi i volejbollit Luboteni të Ferizaji që e nderoi Habilin me një plis të bardhë dhe një dhuratë simbolike si shenjë respekti për kontributin e tij gjatë pesë viteve në klub, duke e ndihmuar të shpallet kampion në Superligën e Kosovës. Habil Ajeti gjatë karrierës së tij pos Shkëndijës ka luajtur edhe në KEK, Mabetexi, Drenica, Rabotniçki Shkup, Studenti Tiranë , Pallavolo Lugano , Shutovë të Kërçovës, Luboteni Ferizaj, Skënderbeu Kraishtë , ndërsa një kohë ishte anëtar i reprezentacionit të vendit.

TV KOHA

Sport

LIGA E PARË: NË FUNDË JAVË ZHVILLOHET JAVA E 13-TË

Published

on

 Java e  13-të e kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor hapet me ndeshjet  Bashkimi – Rabotniçki dhe Struga Trim Lum – Arsimi. Të  dyja ndeshjet luhen nesër me fillim në ora  13:00.

  Në tre ditët e radhës, pra të shtunën të dielën dhe  të  hënën  në program janë ndeshjet e  xhiros së  13-të të sezonit vjeshtor  në Ligën e parë  të futbollit vendor Java e 13-të  hapet nesër me ndeshje  që zhvillohen në Kumanovë dhe  Strugë.

 Në Kumanovë  skuadra e bashkimit  është nikoqire e Rabnotniçkit. Duke  u bazuar  në rezultatet e deri  tanishme në  12  xhirot e zhvilluara vendasit  janë  favorite, kur  dihet  se edhe në  ndeshjen e parë  në Shkup  dolën  fitues, por   megjithatë  bëhet  fjalë për një skuadër  që ka  traditë  dhe përvojë të gjatë ndaj  vendasit  deri te  qëllimi mund të arrijnë me angazhim maksimal të të  gjithëve,

Struga  Trim Lum është  nikoqire e debutuesit  në elitën  e futbollit  ekipin e Arsimit të Çegranit, Dy ekipet në  12  xhirot e zhvilluar kanë rezultate të  mira  sidomos  vendasit  që aktualisht mbajnë pozitën e dytë  por edhe  Arsimi   nga  ndeshja në ndeshje  po tregon cilësi.

 Takimet  e xhiros së  13-të  fillojnë ora  13:00, takohen: E shtunë:  Bashkimi – Rabotniçki dhe Struga Trim Lum – Arsimi, të dielën takohen: Vardari – Tikveshi, Pelisteri  -AP Brera, nd[vërsa të hënën luajnë: Sileksi – Shkupi  dhe  Shkndija – Makedonija Gj.P

Advertisement

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

BARAZIM I PAFAT I SHKËNDIJËS LËSHOJNË FITOREN NË SEKONDAT E FUNDIT

Published

on

Shkëndija  mbrëmë zhvilloi një ndeshje të bukur dhe dominuese në duelin e tretë të fazës kryesore në UEFA Konferencë Liga, ishte  në epërsi deri  në minutën e 100-të  kur skuadra e Jagiellonias barazoi rezultatin në 1-1. Takimi radhës i ekipit kuqezi është kundër  Dritës së Gjilani në Prishtinë më 27 nëntor.

 Kampioni i Maqedonisë së Veriut  klubi i futbollit Shkëndija  n ndeshjen e tret të fazës së ligës në UEFA Konferencë Liga barazoi 1-1 me skuadrën Jagiellonija të Polonisë edhe pse deri në sekondat e fundit ishte në epërsi me golin që e realizoi Liridon Latifi në minutën e 49-të. Dhe  kur  të gjithë pritnin fishkëllimën e fundit të  arbitrit hungarez, në minutën e  100-të ndodhi zhgënjimi  për tifozët të  cilët krijuan atmosferë impozante, pasi  një  goditje precize  të Lozanos nga distanca  përfundoi  në  portën e  Shkëndijës për epilogun përfundimtar  1-1.  Duhet  të theksojmë se skuadra  tetovare në këtë përballje u paraqitë me shumë energji dhe vendosmëri, duke krijuar disa mundësi të mira në pjesën e parë. Megjithatë, një moment shqetësues ndodhi para pushimit, kur Arbin Zejnullai u përplas dhe humbi ndjenjat pas një goditjeje në fytyrë. Falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit mjekësor, situata u stabilizua, por ai u detyrua të largohej nga loja, duke u zëvendësuar me Krasniqin. Atmosfera që e krijuan tifozët vendas ishte  impozante, por ra në sy sjellja e një grupi tifozësh nga Polonia të cilët provokonin  me   thirrjet ‘’Kosova është Serbi’’. Pas  përfundimit të ndeshjes në konferencën  zyrtare me mediumet, trajneri Jeton Beqiri tha  se ishin të pafat pasi barazimi ndodhi në sekondat e fundit.

 Mendoj se  në sekondat e fundit  të ndeshjes  ishim  të pafat dhe një devijim  që ndryshoj kahjen e topit dhe pastaj portieri nuk mund të reagonte. Besoj dhe mendoj  që  gjithmonë duhet të  bëjmë  më mirë diçka , veçanërisht kur kundërshtari  ishte me një lojtar  më pak në fushë. Por  pas lodhjes   edhe koncentrimi  bie më  edhe normalisht ndodhin gabimet të tilla’’ deklaroi  trajneri Jeton Beqiri

 Për golin e pranuar  në  sekondat e fundit trajneri Beqiri tha se në ato momente lojtarët  kanë  qenë  keq të vendosur  

’Patejër,  si realizuam  në ndeshjen e fundit , tani edhe  u dënuam. Unë besoj  se nuk ishte çështje gëzimi , ata ishin të motivuar  për të marrë fitore, por besoj që duhej  të bënin  diçka  më mirë  në minutat  e fundit  dhe sa e shoh videon  pas ndeshjes, kemi pasur disa pozicione që kemi qenë keq të vendosur dhe ajo na dënoi në fakt’’ tha  trajneri Beqiri.

Advertisement

 Ndeshjen e radhës  Shkëndija  do ta  zhvillon kundër  ekipit  Drita  të Gjilanit  në Prishtinë. Kujtojmë  se  mbrëmë  skuadra   e Dritës  në  Kardifë mundi ekipin  Shellburn  0-1.

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

MUNDJE: NË SHKUP MBAHET  TURNEU NDËRKOMBËTAR ‘’SHKUPI OPEN 2025’’

Published

on

Nesër në Shkup për të dytën herë me  radhë organizohet Turneu Ndërkombëtar  i mundjes për moshat  deri më  15  vjet me  moton ‘’Shkupi Open 2025’’ në organizim të Klubit të mundjes Shkupi në bashkëpunim me Federatën e mundjes.

 Më  8 nëntor  në organizim të klubit të mundjes Shkupi dhe me  përkrahjen e  Federatës s Mundjes  organizohet  edicioni i dytë i Turneut ndërkombëtar i mundjes ‘’Shkupi  Open 2025’’  ku  pritet të marrin pjesë mbi  200 garues të  moshave deri më 15  vjet nga  shumë vende evropiane, Jasin Rexhallari në cilësinë e  organizatorit  në prononcim  ekskluziv  për TV Koha tha  se ky Turnirë është më prestigjiozi  në historinë e  vendit  tonë

 Bëhet fjalë për  një nga  Turnet  më prestigjioze në historinë e vendit  tonë ku kanë konfirmuar  pjesëmarrjen 12 shtete evropiane . Ky  do jetë  mund të them  një spektakël i vërtet për sportin e mundjes që asnjëherë  në vendin  ton  nuk është mbajtur një turnir me kaq  garues  nga  vendet  evropiane. Besoj se do jetë një konkurrencë shumë e madhe  dhe besoj  që edhe garuesit e klubit tonë  do  arrijnë të marrin rezultate të mira’’ deklaroi Jasin Rexhallari

  Për  organizimin e një turneu  kaq  masiv  siç  është Turneu ndërkombëtar  i mundjes  Shkupi Open 2025  gjithsesi se   nevojitet  përkrahje e  madhe edhe  nga   Federata  përkatëse  por  edhe ministria e sportit dhe  institucioni komuna. Lidhur  me  këtë Rexhallari  në  cilësinë e organizatorit  tha  se  është  i kënaqur  me përkrahjen

 ‘’Pra , kemi bashkëpunim  sidomos me Federatën e mundjes  ku  ato na  kanë dalë  në përkrahje , gjithashtu edhe  komuna , gjithashtu edhe  Ministria e Sportit na  ka përkrahur , Besoj  se   pa  ndihmën e tyre do e kishim të vështirë . Dua ti ceki edhe  sponsorët e klubit të  cilët na  ndihmojnë në mënyrën shumë më të madhe, pasi pa  ndihmën e atyre  besoj  se  kaq  garues,  kaq  shtete  nuk do ishin pjesëmarrës pasi  që me të vërtet  duhet  përkrahja e gjithë këtyre’’ tha  Rexhallari

Advertisement

 Duke  marrë para  sysh  se  garat  në  sportin e mundjes  zhvillohen në  bazë të peshës  prandaj edhe  ë këtë turnir  të  moshave  U-15, do të garojnë në afro 15 kategori

’Pra  do të mbahen deri  në  kategorinë  deri në  15 vjet, në të  gjitha  kategoritë  pasi në sportin e mundjes  shkon me pesha. Ka  dikund  15  kategori  te  grupmoshat  U-15’’ tha  Rexhallari

Turneu  mbahet më 8 nëntor  në sallën sportive të shkollës së  mesme  ‘Zef Lush Marku’ në Shkup  me  fillim në ora  11:00, ndërsa  hapja  solemne  është  caktuar  në  ora  16:00 dhe më pas   do të  zhvillohen  garat  finale,

SHABAN SINANI  – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat