Sport
NBA: OKLAHOMA SKUADRA E PARË QË PREK 60 FITORE
Pesë fitore të vendasve dhe tre të atyre mysafire është epilogu i tetë ndeshjeve të zhvilluara sot në Kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Oklahoma vazhdon bindshëm të kryeson Perëndimin me 61 fitore e 12 disfata, ndërsa Lindjen e kryeson Cleveland me 59 fitore e14 disfata
Indiana fitoi 162-109 në fushën e Washington, duke u bërë skuadra që ka shënuar më shumë pikë në një ndeshje të vetme këtë sezon. Sfidë ku 9 lojtarë të Indiana realizuan mbi 10 pikë (Haliburton me 29 pikë më i miri) dhe 14 basketbollistë shënuan në koshin e skuadrës vendase.
Oklahoma mbetet skuadra më e mirë në NBA, duke qenë e para që kalon shifrën e 60 fitoreve këtë sezon. Ajo mundi sot 125-104 Memphis. Alexander Shai me 37 pikë ishte lider. Fiton edhe Cleveland, skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes, që falë 29 pikëve të Allen mundi 124-116 San Antonio.
Humbje në sekondën e fundit për Lakers, që u mund 119-117 nga Chicago. Një kosh i Giddey (25 pikë, 14 kërcime, 11 asist) nga mesi i fushës i dha fitoren Bulls. Fitorja e tretë radhazi për Miami, që mundi 122-112 Atlanta (Tyler Herro 36 pikë), ndërsa Dallas fitoi 101-92 në fushën e Orlando (Jaden Hardy 22 pikë).
Rezultatet e sotme
Cleveland – San Antonio, 124-116
Orlando – Dallas, 92-101
Washington – Indiana, 109-162
Miami – Atlanta, 122-112
Chicago – Lakers, 119-117
Oklahoma – Memphis, 125-104
Utah Jazz – Houston, 110-121
Sacramento – Portland, 128-107
Shaban Sinani – TV koha
Sport
LIGA E PARË: NË FUNDË JAVË ZHVILLOHET JAVA E 13-TË
Java e 13-të e kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor hapet me ndeshjet Bashkimi – Rabotniçki dhe Struga Trim Lum – Arsimi. Të dyja ndeshjet luhen nesër me fillim në ora 13:00.
Në tre ditët e radhës, pra të shtunën të dielën dhe të hënën në program janë ndeshjet e xhiros së 13-të të sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit vendor Java e 13-të hapet nesër me ndeshje që zhvillohen në Kumanovë dhe Strugë.
Në Kumanovë skuadra e bashkimit është nikoqire e Rabnotniçkit. Duke u bazuar në rezultatet e deri tanishme në 12 xhirot e zhvilluara vendasit janë favorite, kur dihet se edhe në ndeshjen e parë në Shkup dolën fitues, por megjithatë bëhet fjalë për një skuadër që ka traditë dhe përvojë të gjatë ndaj vendasit deri te qëllimi mund të arrijnë me angazhim maksimal të të gjithëve,
Struga Trim Lum është nikoqire e debutuesit në elitën e futbollit ekipin e Arsimit të Çegranit, Dy ekipet në 12 xhirot e zhvilluar kanë rezultate të mira sidomos vendasit që aktualisht mbajnë pozitën e dytë por edhe Arsimi nga ndeshja në ndeshje po tregon cilësi.
Takimet e xhiros së 13-të fillojnë ora 13:00, takohen: E shtunë: Bashkimi – Rabotniçki dhe Struga Trim Lum – Arsimi, të dielën takohen: Vardari – Tikveshi, Pelisteri -AP Brera, nd[vërsa të hënën luajnë: Sileksi – Shkupi dhe Shkndija – Makedonija Gj.P
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
BARAZIM I PAFAT I SHKËNDIJËS LËSHOJNË FITOREN NË SEKONDAT E FUNDIT
Shkëndija mbrëmë zhvilloi një ndeshje të bukur dhe dominuese në duelin e tretë të fazës kryesore në UEFA Konferencë Liga, ishte në epërsi deri në minutën e 100-të kur skuadra e Jagiellonias barazoi rezultatin në 1-1. Takimi radhës i ekipit kuqezi është kundër Dritës së Gjilani në Prishtinë më 27 nëntor.
Kampioni i Maqedonisë së Veriut klubi i futbollit Shkëndija n ndeshjen e tret të fazës së ligës në UEFA Konferencë Liga barazoi 1-1 me skuadrën Jagiellonija të Polonisë edhe pse deri në sekondat e fundit ishte në epërsi me golin që e realizoi Liridon Latifi në minutën e 49-të. Dhe kur të gjithë pritnin fishkëllimën e fundit të arbitrit hungarez, në minutën e 100-të ndodhi zhgënjimi për tifozët të cilët krijuan atmosferë impozante, pasi një goditje precize të Lozanos nga distanca përfundoi në portën e Shkëndijës për epilogun përfundimtar 1-1. Duhet të theksojmë se skuadra tetovare në këtë përballje u paraqitë me shumë energji dhe vendosmëri, duke krijuar disa mundësi të mira në pjesën e parë. Megjithatë, një moment shqetësues ndodhi para pushimit, kur Arbin Zejnullai u përplas dhe humbi ndjenjat pas një goditjeje në fytyrë. Falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit mjekësor, situata u stabilizua, por ai u detyrua të largohej nga loja, duke u zëvendësuar me Krasniqin. Atmosfera që e krijuan tifozët vendas ishte impozante, por ra në sy sjellja e një grupi tifozësh nga Polonia të cilët provokonin me thirrjet ‘’Kosova është Serbi’’. Pas përfundimit të ndeshjes në konferencën zyrtare me mediumet, trajneri Jeton Beqiri tha se ishin të pafat pasi barazimi ndodhi në sekondat e fundit.
‘’Mendoj se në sekondat e fundit të ndeshjes ishim të pafat dhe një devijim që ndryshoj kahjen e topit dhe pastaj portieri nuk mund të reagonte. Besoj dhe mendoj që gjithmonë duhet të bëjmë më mirë diçka , veçanërisht kur kundërshtari ishte me një lojtar më pak në fushë. Por pas lodhjes edhe koncentrimi bie më edhe normalisht ndodhin gabimet të tilla’’ deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Për golin e pranuar në sekondat e fundit trajneri Beqiri tha se në ato momente lojtarët kanë qenë keq të vendosur
‘’Patejër, si realizuam në ndeshjen e fundit , tani edhe u dënuam. Unë besoj se nuk ishte çështje gëzimi , ata ishin të motivuar për të marrë fitore, por besoj që duhej të bënin diçka më mirë në minutat e fundit dhe sa e shoh videon pas ndeshjes, kemi pasur disa pozicione që kemi qenë keq të vendosur dhe ajo na dënoi në fakt’’ tha trajneri Beqiri.
Ndeshjen e radhës Shkëndija do ta zhvillon kundër ekipit Drita të Gjilanit në Prishtinë. Kujtojmë se mbrëmë skuadra e Dritës në Kardifë mundi ekipin Shellburn 0-1.

Sport
MUNDJE: NË SHKUP MBAHET TURNEU NDËRKOMBËTAR ‘’SHKUPI OPEN 2025’’
Nesër në Shkup për të dytën herë me radhë organizohet Turneu Ndërkombëtar i mundjes për moshat deri më 15 vjet me moton ‘’Shkupi Open 2025’’ në organizim të Klubit të mundjes Shkupi në bashkëpunim me Federatën e mundjes.
Më 8 nëntor në organizim të klubit të mundjes Shkupi dhe me përkrahjen e Federatës s Mundjes organizohet edicioni i dytë i Turneut ndërkombëtar i mundjes ‘’Shkupi Open 2025’’ ku pritet të marrin pjesë mbi 200 garues të moshave deri më 15 vjet nga shumë vende evropiane, Jasin Rexhallari në cilësinë e organizatorit në prononcim ekskluziv për TV Koha tha se ky Turnirë është më prestigjiozi në historinë e vendit tonë
“Bëhet fjalë për një nga Turnet më prestigjioze në historinë e vendit tonë ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen 12 shtete evropiane . Ky do jetë mund të them një spektakël i vërtet për sportin e mundjes që asnjëherë në vendin ton nuk është mbajtur një turnir me kaq garues nga vendet evropiane. Besoj se do jetë një konkurrencë shumë e madhe dhe besoj që edhe garuesit e klubit tonë do arrijnë të marrin rezultate të mira’’ deklaroi Jasin Rexhallari
Për organizimin e një turneu kaq masiv siç është Turneu ndërkombëtar i mundjes Shkupi Open 2025 gjithsesi se nevojitet përkrahje e madhe edhe nga Federata përkatëse por edhe ministria e sportit dhe institucioni komuna. Lidhur me këtë Rexhallari në cilësinë e organizatorit tha se është i kënaqur me përkrahjen
‘’Pra , kemi bashkëpunim sidomos me Federatën e mundjes ku ato na kanë dalë në përkrahje , gjithashtu edhe komuna , gjithashtu edhe Ministria e Sportit na ka përkrahur , Besoj se pa ndihmën e tyre do e kishim të vështirë . Dua ti ceki edhe sponsorët e klubit të cilët na ndihmojnë në mënyrën shumë më të madhe, pasi pa ndihmën e atyre besoj se kaq garues, kaq shtete nuk do ishin pjesëmarrës pasi që me të vërtet duhet përkrahja e gjithë këtyre’’ tha Rexhallari
Duke marrë para sysh se garat në sportin e mundjes zhvillohen në bazë të peshës prandaj edhe ë këtë turnir të moshave U-15, do të garojnë në afro 15 kategori
‘’Pra do të mbahen deri në kategorinë deri në 15 vjet, në të gjitha kategoritë pasi në sportin e mundjes shkon me pesha. Ka dikund 15 kategori te grupmoshat U-15’’ tha Rexhallari
Turneu mbahet më 8 nëntor në sallën sportive të shkollës së mesme ‘Zef Lush Marku’ në Shkup me fillim në ora 11:00, ndërsa hapja solemne është caktuar në ora 16:00 dhe më pas do të zhvillohen garat finale,
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi2 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

