Lajme nga vendi
Mot me vranësira, reshje të shiut dhe erë e dobët

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të jetë i jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullimë, lokalisht në formë të stuhisë afatshkurtër me reshje më të mëdha të shiut. Për një kohë të shkurtë pritet të bijnë mbi 15 litra shi në një metër katror. Temperatura minimale do të jetë në interval prej katër deri 10, ndërsa maksimalja do të jetë prej 11 deri 18 gradë.
Siç informon DPHM-ja, në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullimë, ndërsa në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi me reshje më të mëdha të shiut dhe erë të fuqishme. Temperatura minimale do të ulet deri 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 16 gradë.
Deri të premten do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të jetë lokalisht i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima në formë stuhie, me reshje më të mëdha të shiut dhe erë të fuqishme. Të shtunën do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa të dielën priten reshje të reja të shiut.
Lajme nga vendi
Vajza 14 vjeçe nga Maqedonia, përdhunohet në Pejë,arrestohet 36 vjecari nga Kosova

Prokuroria e Kosovës është duke e hetuar rastin 36 vjeçarit nga Peja, i cili dyshohet për përdhunimin e 14 vjeçares nga Maqedonia e Veriut.
Një burrë nga Peja e Kosovës gjendet në paraburgim, që kur para 3 ditësh u arrestua nga policia e Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se e koshte përdhunuar 14 vjeçaren nga Maqedonia e Veriut.
I dyshuar i moshës 36 vjeçare, është arrestuar gjatë uikendit, pasiqë paraprakisht policia e Kosovës kishte gjetur gjurmë të cilat çonin deri tek i dyshuari, ndërkohë që dëshmia e vajzës ishte kyçe për ta arrestuar personi në fjalë, raportojnë mediat e Prishtinës.
Viktima dhe nëna e sajë, rastin e denoncuan në polici, me ç’rast vajza në detaje e kishte rrëfyer rastin, i cili kishte ndodhur në një shtëpi të braktisur në Pejë të Kosovës.
Sipas dëshmisë, tanimë i arrestuari, vajzën e kishte detyruar me dhunë për marrëdhënie seksuale.
Përfaqësues të prokurorisë nga Peja, bëjnë të ditur se procesi hetues është në rrjedhë e sipër. Nëse i akuzuar dënohet, sipas legjislaturës së Kosovës, të dyshuarit i kanoset burg deri në 10 vite heqje lirie.
Lajme nga vendi
Parandalohet tentativë për të kontrabanduar mbi 4.577 ilaçe të pasigurta në VK “Bogorodicë”

Zyrtarët doganorë në pikën kufitare të Bogorodicës zbuluan dhe parandaluan një përpjekje për të kontrabanduar 4.577 copë ilaçe të pasigurta, të fshehura në bagazhin e një automjeti me qira. Departamenti i hetimeve i sektorit për kontroll dhe hetime ngriti një kallëzim penal kundër një personi, shtetas i Kosovës, për veprën penale “kontrabandë”.
“Bëhet fjalë për analgjetikë, anestetikë dhe tretësira antialergjike në shishe qelqi, të cilat ishin në gjendje mbeturinash – domethënë pa paketimin original, si dhe pa leje përkatëse nga institucionet kompetente. Për të shmangur kontrollin doganor, autori i krimit i rregulloi ilaçet në rreshta dhe i fshehu midis jastëkëve të qafës së pasagjerëve në tre kuti kartoni”, thonë nga Drejtoria doganore.
Kjo metodë transport, siç paralajmërojnë nga Drejtoria doganore, rrezikon sigurinë e qytetarëve, sepse ilaçet që nuk deklarohen, ruhen dhe transportohen pa leje përkatëse mund të paraqesin një rrezik serioz për shëndetin.
“Pas reagimit të shpejtë të inspektorëve, të cilët punuan në rastin gjatë 24 orëve të fundit, u ngrit një kallëzim penal në Prokurorinë Publike në Gjevgjeli, ku u lëshua një masë për sekuestrimin e ilaçeve”, theksojnë nga Drejtoria doganore dhe shtojnë se do të vazhdojnë me kontrolle të intensifikuara në pikat kufitare me qëllim parandalimin e kontrabandës së drogës dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
Lajme nga vendi
Për shkak të zjarrit në “Jasen”, vazhdon të mbetet e mbyllur rruga Makedonski Brod-Shkup

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se për shkak të zjarrit në “Jasen”, vazhdon të mbetet e mbyllur rruga R1106 Makedonski Brod – Shkup për të gjitha llojet e automjeteve.
Nga atje thonë se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.
“Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, në pikën kufitare “Tabanoc” koha e pritjes për hyrje është rreth 30 minuta, në pikën kufitare “Bogorodicë” koha e pritjes për dalje është rreth 20 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare nuk ka vonesa më të gjata gjatë hyrjes ose daljes nga vendi”, thonë nga LAMM.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve