Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit Shkup do të mbajë seancë publike për rastin “Llaskarca”
Gjykata e Apelit Shkup sot dhe nesër me fillim në orën 9 do të mbajë mbledhje publike për rastin “Llaskarca” i cili ka të bëjë me aksidentin e autobusit i cili ndodhi në vitin 2019 në të cilin humbën jetën 16 udhëtarë, ndërsa mbi 30 ishin lënduar. Në aktvendimin, i cili ishte publikuar në janar të vitit të kaluar, të akuzuarit ishin shpallur fajtorë dhe morën gjithsej 39 vjet burg. Pas aktvendimit, Prokuroria Themelore Publike Shkup parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit Shkup.
Me katër vjet burg u dënua i akuzuari Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo Turs”, përgjegjës për transport në ndërmarrje, Remzi Miftari, me gjashtë vjet burgim, ndërsa tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarovski, të cilët akuzohen për të njëjtën vepër, u dënuan me pesë vjet burg. Shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, mori dënimin më të lartë prej 14 vjetësh. Njëkohësisht, të akuzuarve iu është ndaluar ushtrimi i profesionit dhe detyrës për një periudhë prej pesë vjet.
Sipas aktgjykimit, të akuzuarit Durmish Beluli dhe Remzi Miftari nuk i respektuan rregullat e sigurisë, duke lejuar që një autobus teknikisht me defekt të merrte pjesë në komunikacion, gjë që përbënte rrezik për jetën e pasagjerëve. Tre punonjësit në stacionin e kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarovski, kanë lejuar autobusin të kalojë kontrollin teknik edhe përkundër defekteve. Shoferi Manoil Trifunovski, i vetëdijshëm për mosfunksionimin e automjetit, drejtonte autobusin me 55 udhëtarë dhe nga pakujdesia është përplasur në rrethojën metalike.
Procesin në Gjykatën Themelore Penale Shkup e udhëhiqte gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurori Darko Jakimovski.
Pas aktvendimit, Prokuroria Themelore Publike Shkup parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit Shkup. Prokurori Jakimovski kërkon dënime më të larta për të akuzuarit Durmish Beluli, Remzi Miftari, Igor Gjorgjievski dhe Goran Dukovski, si dhe ndalesa më të gjata për kryerjen e profesionit. Sipas prokurorit, gjykata e shkallës së parë e ka konfirmuar gjendjen faktike, por dënimet për të katërt janë shumë të ulëta.
Sipas Prokurorisë, për shoferin Manoil Trifunovski është adekuat dënimi i lartë me burg duke pasur parasysh përgjegjësinë e tij, por edhe mosshfaqja e keqardhjes për pasojat e rënda gjatë procesit gjyqësor, përderisa për të akuzuarin Jane Bovarovski, kontributi i të cilit për fatkeqësinë ishte më i vogël, prokurori publik vlerësoi se është i mjaftueshëm dënimi i caktuar me burg.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

