Lajme nga rajoni
Kryetari i partisë turke, Fikrim Damka ia konfirmon mbështetjen Kurtit për mandatin e tretë
Kryeministri në detyrë, Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, priti sot në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, njëherësh Kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), bashkë me Kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç, që gjithashtu mban pozitën e nënkryetarit të KDTP-së.
Në njoftim thuhet se në takim kanë diskutuar për hapat përpara për formimin e institucioneve të legjislaturës së 9-të të dalë nga zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit.
“Kryeministri Kurti falënderoi Damka për punën si ministër i kabinetit në këtë mandat të plotë të qeverisë dhe për bashkëpunimin e afërt si në qeveri ashtu edhe në kuvend. Të dyja palët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë që ky bashkëpunim i frytshëm të vazhdojë edhe në legjislaturën në vijim”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit.
Zyra e kryeministrit njofton se ky takim u mbajt në kuadër të konsultimeve me partitë politike të komuniteteve joshumicë për formimin e qeverisë së re pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Përgjatë ditës kryeministri do të zhvillojë takime edhe me drejtues dhe përfaqësues tjerë të partive të komuniteteve joshumicë që kanë fituar mandat të përfaqësimit në kuvend”, bëhet e ditur në njoftim./Telegrafi/
Lajme nga rajoni
Fjala përfundimtare e mbrojtjes, kërkohet pafajësi e plotë për katërshen e UÇK-së
Lajme nga rajoni
PROTESTË NË 18-VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS
Në ditën e 18 vjetorit shpalljes së pavarësisë së Kosovës, u mbush përplot sheshi i Prishtinës… kësaj rradhe jo për festë, por për të protestuar ndaj gjykimit të personave që koontribuan dhe e shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. Mijëra qytetarë nga shumë qytete të Kosovës dhe anë e mbanë trojeve shqiptare i janë bashkuar thirrjes për këtë tubim, derisa gjykimi në Hagë kundër Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ka hyrë në fazën e fundit.
Aktivistja Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka marrë fjalën në protestën “Drejtësi, jo politikë” që po mbahet aktualisht në Prishtinë. Duke thënë se “ljo liri nuk erdhi vetvetiu”, Krasniqi tha se ish-krerët e UÇK-së duhet të lirohen.
Vasfije Krasniqi – E mbijetuar e dhunës serbe
Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër” tha se “pavarësisht proceseve gjyqësore, një gjë mbetet e qartë: lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare, dhe kjo nuk mund të zhbëhet kurrë”. Duke folur në Marshin “Drejtësi, jo politikë”, ai tha se “qytetarët duan drejtësi dhe jo politikë”. Tashohilli tha se në përvjetorin e 18-të të pavarësisë, ish-krerëve të UÇK-së po u dërgohet mesazhi se nuk janë vetëm.
Ismail Tasholli – Liria ka emër
Shqipe Krasniqi, njëra nga shumë gratë që rrokën armët dhe i dolën armikut përpara ka rrëfyer para mijëra pjesëmarrësve sakrificën që ajo dhe familja e saj kaluan ndër vite për çlirimin e vendit. Ish-ushtarja e UÇK-së tha se të ishe shqiptarë do të thoshte të jetoje me frikë, me kufizime dhe padrejtësi të përditshme.
Shqipe Krasniqi – Ish Ushtare e UÇK-së
Çlirim Haziri, djali i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare Xhavit Haziri, që është në mesin e 1600 shqiptarëve të zhdukur nga Serbia, fati i të cilëve ende nuk dihet, mbajti një fjalim të fuqishëm në marshin e organizuar në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së. Ai tha se ata që luftuan për këtë tokë, nuk kërkuan pushtet por kërkuan liri.
Çlirim Haziri – Djal i Xhavit Hazirit
Ndërkaq gjatë ditës së sotme në shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në sheshin kryesor të kryeqytetit u mbajt parakalimi solemn i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës. Paraprakisht u mbajt edhe seancë solemnte në Kuvendin e Republikës së Kosovës si dhe vizita të të gjithë udhëheqësve shtetërorë në Prekaz, te varezat e familjes Jashari.
Lajme nga rajoni
SHOKON RAMA: PROKURORËT E HAGËS KËRCËNUAN PRESIDENTEN E KOSOVËS
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka shokuar opinionin me një deklaratë gjatë promovimit të një libri kushtuar ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, kur tha se prokurorët e special kanë kërcënuar edhe Presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Rama dënoi ashpër kërkesën e Prokurorisë në Hagë për dënimin me nga 45 vite burg për Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Deklarat – Edi Rama – Kryeministër i Shqipërsië
Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dënoi procesin në Hagë, teksa u shpreh se po gjykohen padrejtësisht edhe proceset tona jetike, liria, pavarësia.
DEKLARAT – VJOSA OSMANI – Presidente e Kosovës
Ndërkaq Rama sot po qëndron në Prishtinë, në një vizitë zyrtare ku i prit nga homologu i tij, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kjo vizitë ndodhë një ditë para përvjetorit të pavarësisë dhe protestës së madhe që organizohet në Prishtinë, në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, me moton “DREJTËSI, JO POLITIKË”Procesi i gjykimit të ish 4 krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është në fazën përfundimtare.

