Sport
LIGA E PARË: REZULTATE BEFASUESE NË JAVËN e 27-të ?!
Tre fitore të ekipeve vendase, një barazim dhe dy fitore të skuadrave mysafire me 21 gol të shënuar është epilogu i ndeshjeve të xhiros së 27 në elitën e futbollit vendor. Dy skuadrat kryesuese Shkëndija dhe Sileksi shënuan fitore të thella kundër Voska Sportit gjegjësisht Besa të Dobërdollit .
Ekipi kuqezi në stadiumin e qytetit në Tetovë me tribuna të shprasta me golat që realizuan Ademi, Tanba, Ibraimi dhe Jakupi, mundën ekipin e Voska Sport me rezultatin 4-0, duke regjistruar fitoren e 17 sezonale . Me këto tre pikë Shkëndija vazhdon të kryeson tabelën me 59 pikë duke mbajtur epërsinë e katër pikëve kundrejt ekipit të dytë që ka 55. Trajneri Jeton Beqiri pas ndeshje tha ekipi dominoi ndeshjen por nuk shfrytëzoj edhe disa raste të qind për qindta.
“Mendoj se ishte dominuam, kontrolluam shënuam katër gola, por ndoshta pengu i vetëm i ndeshjes humbëm shumë raste të pastërta sy më sy me portierin. Por megjithatë kur është rezultati im lartë edhe koncentrimi është më i ulët në momente të veçanta por nëpër gjithësi jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve” deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Sa i përket angazhimit të sidomos të disa lojtarëve që kthehen në formën e tyre të duhur si Ademi, Latifi, Tamba, trajneri Beqiri n thotë se këto janë momente të rëndësishme për ekipin
“ Edhe këto futbollistët që përmendet ju shënuan apo asistuan kjo është e mirë për skuadrën. Gjithashtu është e rëndësishme rikthimi Qakës, si rikthimi i Shalës apo i Vebsterit i cili ka pas lëndime të vogla dhe tani janë qind për qind me skuadrën edhe disa minuta. E rëndësishme është që ekipi të funksionoj edhe nga ndeshja në ndeshje të dukemi më të sigurt dhe normalisht të mundohemi të qëndrojmë në vendin aty ku jemi në këto momente “ tha Beqiri
Silkesi në Kratovë edhe kësaj radhe ishte e pamëshirshme ndaj ekipit Besa duke mundur me rezultat të thellë 5-0. Autor të golave ishin Gjorgjievski 3 gola, Aliq dhe Dodev nga një gol. Sileksi me 55 pikë vazhdon sigurt të mbanë pozitën e dytë në tabelë, ndërsa Besa me 24 pikë mbetet në pozitën e 10-të.
Rabotniçki me disfatën kundër kampionit në fuqi Struga Trim Lum 0-1 para tifozëve vendas përfundimisht humbë të gjitha gjasat për titullin kampion dhe dalje në Evropë, ndërsa Struga Trim Lum I afrohet vendit të tretë. Golin e vetëm për këtë fitore të madhe e realizoi Ukpa në minutën 54-të.
Gostivari pas disa dështimeve sot iu kthye fitores dhe atë kundër Shkupit 3-1, Autor të golave ishin Glishiq, Ajdini dhe Li Ervin për vendasit dhe Imeri për Shkupin. Pelisteri zhgënjeu tifozët vendas me disfatën kundër AP Brera 1-2. Vardari edhe njëherë I shpëton disfatës me gol në sekondat e fundit duke barazuar 2-2 me Tikveshin në ndeshjen që u zhvillua në kampin stërvitor të FFM-së
Pas javës së 27 krzeson Shkëndija me 59 pikë e ndjekur nga Sileksi që ka 55, Rabotniçki me 49, Gostivari me 47 dhe Struga Trim Lum me 45 pikë.
Rezultatet e xhiros së 27-të:
Shkëndija – Voska Sport 4-0
Sileksi – Besa e Dobèrdollit 5-0
Rabotniçki – Struga Trim Lum 0-1
Gostivari – Shkupi 3-1
Vardari – Tikveshi 2-2
Pelisteri – AP Brera 1-2
TABELA: 1. Shkëndija 59 pikë, 2.Sileksi 55, 3.Rabotniçi 49, 4. Gostivarii 47, 5.Struga Trim Lum 45, 6.Shkupi 38, 7. Vardari 29 , 8.Pelisteri 29 , 9. AP Brera 24 ,10. Besa 24, 11.Tikveshi 23, 12. Voska Sport 22 pikë
Në javën e 28-të, takohen: Besa – Shkëndija, Rabotniçki – Pelisteri, Shkupi – Sileksi, Struga Trim Lum – Gostiovari, Voska Sport – Vardari dhe Tikveshi –AP Brera.

Sport
LIGA E DYTË: NDESHJA KAMJANI – TETEKSI NË QENDËR TË VËMENDJES
Java e 10-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë vazhdon të shtunën me tre përballje dhe të dielën me katër duele. Stadiumi I Kamjanit të dielën në ora 13:30 është nikoqire e derbit të Pollogut Kamjani – Teteksi.
Të shtunën dhe të dielën në gjitha terrenet e ekipeve të Ligës së Dytë, në program janë ndeshjet e javës së 10-të të sezonit vjeshtor.
Kjo javë karakterizohet me disa ndeshje mjaftë interesante që drejtpërdrejtë do të ndikojnë në renditjen në tabelën e klasifikimit.
Të shtunën,në program janë tre ndeshje; Euromilk – Kozhufi, AP Brera – Novaci dhe Shkupi – Ohri.
Të dielën në stadiumin e Kamjanit për herë të parw si anëtare të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet një ndeshje derbi mes KF Kamjani dhe KF Teteksi.
Aktualisht dy skuadrat gjenden në mesin e tabelës me Kamjanin që mbanë pozitën e pestë me 14 pikë, ndërsa Teteksi në vendin e gjashtë me 13 pikë. Interesimi për të ndjekur këtë ndeshje është i madh andaj publiku ekipin e tyre duhet të përkrahë në mënyrë dinjitoze.
Të dielën zhvillohen edhe ndeshjet Pelisteri – Detonit PLaçkovica , Rabotniçki – Bellasica dhe Makedonija Gj.P – Osogova
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 10-të në Ligën e dytë të futbollit vendor fillojnë në ora 13-30.
Lajme nga vendi
KARATE: MAQEDONIA E VERIUT ME 75 GARUES NË KAMPIONATIN BALLKANIK
Reprezentacioni i karatesë së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U-21 që do të mbahet nga data 6 deri më 8 nëntor në Stamboll do të prezantohet me 75 garues.
Nga data 6 deri 8-të nëntor Stambolli është nikoqire edicionit të 26-të me radhë Kampionati Ballkanik i karatesë për kadet junior dhe U-21, ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar reprezentacionit Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë s Veriut, Bosnja e Hercegovina, Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë si dhe nikoqirit Turqisë.
Drejtori sportiv i reprezentacionit në Federatën e karatesë së Maqedonisë së Veriut, Arlind Huseini për TV koha tha se pas sukseseve në kampionatin botërorë, pret suksese edhe në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet në Stamboll,ku vendi ynë përfaqësohet me 75 garues.
Ndër aktivitetet e rëndësishme që do të mbahet gjatë këtij viti gjithsesi se është edhe Turneu Mbarëkombëtarë i karatesë që tradicionalisht mbahet me rastin e Ditës së Flamurit kombëtar 28 Nëntorit.
‘’Turneu mbarëkombëtarë për ditën e Flamurit 28 Nëntorit, do të zhvillohet përsëri në Tiranë me datën 28 dhe 29 nëntor, ku edhe ku edhe vendet pjesëmarrëse në fakt klubet shqiptare do të marrin pjesë nga i gjithë rajoni Mali i Zi, Kosova, Shqipëria , Presheva normal edhe klubet nga Maqedonia ‘’ tha Arlind Huseini
Nga këto aktivitete të reprezentacionit të karatesë krahas pjesëmarrjes dhe padyshim edhe sukseseve, pritet edhe mbajtja në kontinuitet e formës së garuesve për garat e ardhshme ndërkombëtare që do të mbahen edhe në vitin 2027.
Sport
GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN
Përfaqësuesja zvicerane do të jetë e kompletuar për dy ndeshjet e nëntorit në kuadër të Ligës së Kombeve pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo. Granit Xhaka vazhdon të mbetet kapiten i ekipit zviceran.
Ylli I futbollit zviceran futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.
Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.
Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.
Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.
Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut dhe Slloveni – Zvicër.
Shaban Sinani – TV Koha
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

