Lajme nga vendi
Portalet e mëdha duhet të kenë dy të punësuar, ato të voglat një të punësuar dhe një me honorar
Sipas ndryshimeve të ligjit për media që kaluan sot në Komisionin për transport, minimum dy të punësuar duhet të ketë në internet portalet “e mëdha”, ndërsa një i punësuar dhe një me honorar në portalet e vogla.
Sipas amandamentit të parashtruar nga disa deputetë, ndërkaq të cilin e arsyetoi deputeti Toni Jarevski nga VMRO DPMNE, në ligj, në paragrafin 9 shtohen pesë paragrafë të rinj. Siç u arsyetua, trupi rregullator kompetent nuk do ta regjistrojë edituesin e mediumit onlajn – internet portalit në Regjistrin e edituesve të mediumeve onlajn-internet portale nëse nuk ka të punësuar së paku dy persona me orar të plotë, përkatësiosht do ta shlyjë edituesin e mediumit onlajn-internet portalit nga Regjistri i edituesve të mediumeve onlajn – internet portaleve nëse nuk e ka numrin e nevojshëm të të punësuarve në pajtim me nenin 15 paragrafi (3) alinea 4 të këtij ligji.
Pas përjashtimit të qëndrimit (11) nga ky nen, trupi rregullator kompetent do ta regjistrojë edituesin e mediumit onlajn-internet portalit në Regjistrin e edituesve të mediumeve onlajn-internet portaleve nëse ka ët punësuar një person me orar të plotë dhe të angazhuar një person me kontratë në vepër, si medium onlajn-internet portal me përfshirje të vogël dhe/apo të specializuar, përkatësisht do ta shlyjë edituesin e mediumit onlajn-internet portalin nga Regjistri i edituesve të mediumeve onlajn – internet portaleve si mediume onlajn-internet portale me përfshirje të vogël dhe/apo të specializuar nëse nuk e ka numrin e nevojshëm të të punësuarve, përkatësisht personaver të angazhuar në pajtim me nenin 15 paragrafi (3) alinea 4 të këtij ligji.
Në arsyetimin e amandamentit ceket se ai rregullohet në mënyrë që të bëhet dallimi mes mediumeve onlajn-internet portaleve të cilat publikojnë përmbajtje informative, arsimore dhe argëtuese, përkatësisht disa nga këto mediume onlajn-internet portale publikojnë vetëm përmbajtje informative, vetëm arsimore apo vetëm përmbajtje argëtuese, të njejtat publikohen në lloj të tekstit, format audio apo audiovizual. Mediuemt onlajn-internet portalet publikojnë përmbajtje të ndryshme, dhe në formate të ndryshme, për shkak se në thelb dallohet struktura dhe numri i të punësuarve. përkatësisht personave të angazhuar.
Në mbledhje nuk u pranua amandamenti i deputetit Amar Mecanoviq nga E Majta, i cili propozonte internet portalet të kenë të punësuar së paku një person.
Komisioni vendosi që Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mediume në lexim të dytë të shoqërohet në procedurë të mëtutjeshme. Anëtarët e Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor e shqyrtuan edhe Propozimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërtim në lexim të dytë.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

