Connect with us

Sport

ATLETIKË: NESËR FILLON SEZONI I ATLETIKËS PËR VITIN 2025

Published

on

Në organizim të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut të  shtunën  mbahen garat e vlefshme  për Kupën e vendit në disiplinat 10 mijë metra  në shtegun  e stadiumit si dhe garat për Kupë në disiplinat e hedhjes, ndërsa do të organizohet edhe Turniri në disiplinat e stafetës dhe ato të kërcimeve në të gjitha kategoritë për djem dhe vajza ku pritet të marrin pjesë mbi 100 garues nga klubet anëtare të Federatës së  atletikës. Në këto  gara me  garues të vet do të prezantohen edhe dy klubet e atletikë nga  rajoni  i Tetovës klubi atletikës Studenti dhe klubi atletikës Kamjani . Televizioni Koha  ishte e pranishme në séancën e mbrëmshme stërvitore të klubit të atletikës  Kamjani

 “Këtë fund javë starton sezoni i ri 2025 me turnirët stafetore si dhe ato të hedhjeve. Ne si klub kemi bërë përgatitjet gjatë sezonit dimërorë dhe shpresojmë se këtë vit do të jemi më mirë se vitin tjetër edhe pse në kategorinë e pionierëve gjithmonë kemi qenë shumë mirë por shpresojmë të jemi edhe më mirë” deklaroi trajneri Xhemaili

Trajneri Ibraim Xhemaili në krahasim nga viti i kaluar kua ka marrë pjesë  me  garues të rinj, ndërsa këtë vit  do të prezantohet edhe  më  junior ndërsa  ka  edhe një garues  sendor që do  merë pjesë garat e  Kupës në 10 mijë metra. Pra  këtë  vit  klubi i atletikës Kamjani ka qëllime  më qarta

 “Qëllimi i klubit tonë për këtë vit është të jemi në mesin e dy-tre klubeve më të mira  për kategorinë e pionierëve dhe shpresojmë që të bëjmë ndonjë rekord tek pionierët” tha  Ibraim Xhemaili

Por   problemi i  klubit  të atletikës Kamjani   si dhe  klubeve  tjera  mbetet  infrastruktura sportive

Advertisement

 “ Po kushtet disi janë mirë shihet edhe vet  nga terreni. Kemi kushte vetëm për vrapime por nuk kemi kushte për disiplinat hedhëse ose disiplinat e kërcimeve si kërcim së gjati dhe kërcim së larti . Nuk kemi kushte për të punuar në at  disiplina  por për at shkak shumë mirë jemi  duke  punuar në vrapime të shtigjeve të shkurta sprinterike. Gjithashtu edhe për shtigje të mesme kemi garues  shumë të aftë nga të cilët shpresojmë të arrijnë mjaft rezultate“ tha  në fund trajneri Ibraim Xhemaili

Në kë  sezon të ri  të atletikës  talent e këtij klubi  presin që s%paku të  shënojnë rezultate  apo rekorde personale

 “Ne për këtë sezon të ri jena të përgatitura shumë për këtë javë që fillojnë garat  dhe besoj se do të marrim vende dhe fitore” deklaroi Amina Zeqiri

 “Ne jemi shumë të përgatitur dhe shpresojmë të kemi rezultatet  shumë të mira, dhe rezultate personale”  deklaroi Diar Xhemaili

Me  garues  të vetë  në garat e nesërme  të atletikës do të prezantohet edhe  klubi i atletikës Studenti dhe atë me Aldin Ademin në disiplinat hedhje e shtizës, gjyles dhe diskut, Suhejb Jakupi në kërcim së gjati të dy kë kategorinë e sendorëve  dhe Emir Huseini  në kategorinë pionierë  në hedhjen e shtizës dhe gjyles .
 
SHABAN SINANI – TV KOHA
Advertisement

Sport

“KAOS” NË REAL MADRID PARA NDESHJES ME BARCELONËN!

Published

on

Tronditje në kampin madrilen vetëm tre ditë para derbit të madh me Barcelonën. Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht se ka nisur procedurë disiplinore ndaj Valverdes dhe Çuamenit, pas një incidenti serioz fizik që ndodhi gjatë dhe pas stërvitjes së djeshme.
 

Konflikti Valverde – Çuameni kishte nisur që të mërkurën. Gjithçka filloi në fushë, vazhdoi edhe në zhveshtore, ku debati përfundoi në përleshje fizike.

Sipas raportimeve, gjatë konfliktit Valverde ra dhe goditi kokën në një tavolinë në zhveshtore. Për shkak të seriozitetit të goditjes, mesfushori uruguaian u dërgua menjëherë në spital për ekzaminime shtesë.

Edhe pse lojtari është liruar për trajtim në shtëpi dhe ndodhet në gjendje stabile, protokollet mjekësore kërkojnë pushim të detyrueshëm prej 10 deri në 14 ditësh. Kjo do të thotë se Valverde do ta humbasë me siguri “El Clasicon” e së dielës në “Camp Nou”, ndeshje në të cilën Barcelona mund ta sigurojë matematikisht titullin në La Liga.

Përmes një deklarate zyrtare, Valverde ka mohuar përplasjen fizike.

Në reagimin zyrtar, “klubi mbretëror” theksoi se nuk do të tolerojë sjellje të tilla:

Advertisement

“Real Madridi njofton se pas ngjarjeve të ndodhura këtë mëngjes është hapur procedurë disiplinore ndaj lojtarëve tanë Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni. Klubi do të informojë publikun pas përfundimit të procedurave të brendshme.”

Ky incident shihet si vazhdim i atmosferës së tensionuar brenda skuadrës madrilene.

Kohët e fundit janë raportuar edhe konflikte të tjera mes lojtarëve, përfshirë përplasje ku janë përmendur Antonio Rudiger dhe Kylian Mbappe.

Sipas mediave spanjolle, drejtori i përgjithshëm Jose Angel Sanchez është shokuar nga sjellja e futbollistëve vetëm pak ditë para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit.

Në prag të El-Klasikos, tema kryesore tek tifozët e Real Madridit është peticioni online që kishte nisur më herët, nëse duan që Kilian Mbappe të largohet nga “Mbretërit”. Qëllimi ishte të arrihen 200.000 nënshkrime, por peticioni u bë më viral se sa që pritej dhe tashmë ka 2.8 milion nënshkrime, të tifozëve që pajtohen që Mbappe të largohet nga “Santjago Bernabeu”.

Advertisement
Continue Reading

Sport

MËSOHEN EKIPET FINALISTE NË EUROPA DHE KONFERENCË LIGA

Published

on

Mësohen ekipet finaliste edhe në Ligën Europa dhe të Konferencës.

Në finale të Europa Ligës me 20 maj në Stamboll do të përballen Freiburg – Aston Vila, ndërsa në atë të Konferencë Ligës më 27 maj  në Lajpcig do të përballen Rayo Vajekano – Crystal Palas.  

 Aston Vila dhe Freiburgu janë dy finalistet e sezonit 2025/2026 në Ligën e Europës. Dy duelet e kthimit të raundit gjysmëfinal, prodhuan plot 8 gola, teksa skuadra e Unai Emeri, mposhti 4 – 0 Notingham Forestin, duke përmbysur kështu rezultatin e sfidës së pare.

Mbrëmje historike edhe për Freiburgun, që fitoi me rezultatin 3 me 1 ndaj Bragës. Aston Vila i dha fund serisë prej tre humbjesh radhazi dhe siguroi kualifikimin në finalen e dytë europiane në historinë e klubit, ku do të përballet me Freiburgu, 44 vite pas finales së parë.

Ndeshja  finale  e  Europa Ligës  Freiburg – Aston Vila  zhvillohet më 20 maj  në Stamboll

Advertisement

Në Konferencë Liga, Rajo Vajekano ka shkruar historinë duke siguruar për herë të parë kualifikimin në një finale të kupave europiane, pasi mposhti francezët e Strasburgut 1-0.

 Në finale është kualifikuar edhe Crystal Palace, ekip e cila eliminoi  Shakhtar Donetskun me rezultatin 2-1. Edhe për klubin anglez kjo do të jetë finalja e parë europiane në histori, ndërsa synimi do të jetë fitimi i trofeut të dytë madhor në më shumë se 120 vite ekzistencë profesionale.

Ndeshja  finale mes Rayo Vajekano – Crystal Palas do të zhvillohet më 27 maj në Lajpcig.

 Tanimë kur dihen të gjitha ekipet finaliste në garat evropiane të UEFA-së, nga gjashtë të skuadrat finaliste të garave evropiane, katër  trajnerë janë spanjollë, Luis Enrike si trajner i PSG-së dhe Mikel Arteta i Arsenalit, do të kërkojnë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Unai Emeri me Aston Vilën synon trofeun e Europa League dhe Inigo Perez me Rajo Vajekanon, synon trofeun e Ligës së Konferencës.

Advertisement
 TV KOHA
Continue Reading

Lajme nga vendi

LIGA E PARË: TETOVA DHE SHKUPI NË QENDËR TË VËMENDJES!

Published

on

Të shtunën dhe të dielën me fillim në program janë ndeshjet e javës së 31-të të kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor. Kjo javë mund të jetë edhe vendimtare sa i përket titullit kampion por edhe për ekipet që luftojnë për mbijetesë në elitën e futbollit vendor.

 Kuqezinjtë tetovar pas dy dështimeve të fundit, disfatës nga Bashkimi  në Tetovë dhe barazimit me Sileksin në Kratovë, pothuajse kanë humbur gjasat se mund të mbrojnë titullin kampion.

 Derisa matematikisht ende ekzistojnë gjasat, Shkëndija në ndeshjen e nesërme duhet të jetë në nivelin e duhur pasi ekipi nga Struga ka matematikat e veta.

 Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Shkup aty ku lideri në renditjen e tabelës Vardari është nikoqire e Sileksit.

 Me fitore eventuale Vardari do të ishte edhe një hap pranë titullit kampion .

Advertisement

 Nesër  në program është edhe ndeshja në Manastir mes Pelisterit dhe Shkupit, ku vendasit janë favorite absolute.

Të tre ndeshjet e së shtunës  fillojnë ora 16:00.

 Tre ndeshjet tjera të  javës së 31-të zhvillohen të dielën me fillim në ora 16:00, takohen: Arsimi – Bashkimi, Makedonija Gj.P – Tikveshi dhe AP Brera- Rabotniçki.

Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Më të lexuarat