Connect with us

Sport

ATLETIKË: NË SHKUP U MBAJTË MITINGU “HAPJA E SEZONIT 2025”

Published

on

Me Mitingun ndërkombëtar ‘’Hapja e sezonit  2025’’ të shtunën  zyrtarisht  nisi  sezoni i ri i Atletikës  që organizohet  nga Federata e Atletikës së Maqedonisë së Veriut.. Në mitingun e Shkupit  morën pjesë  garues  nga të gjitha  klubet e vendit  si  dhe  klube  nga  Kosova

 Në organizim  të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut  të shtunën me  Mitingu n Ndërkombëtare në Atletikës në shtegun e arenës ”Todor Proeski” në Shkup, zyrtarisht nisë sezoni i ri i këtij sporti në  Maqedoninë e Veriut, Të pranishëm në kë manifestim sportive ishin garues nga disa klube anëtare të Federatës si dhe garues nga klube të Kosovës. E pranishme në këtë ngjarje  sportive kryetarja e Federatës Aleksandra Vojnevska ekskluzivisht për TV Koha foli për pritshmërit e Federatës por edhe të garuesve  në sezonin e ri 2025

 “Sa I përket sezoni 2025  që e përmendët  si në sezon paraprake Atletikës kemi kalendar shumë të ngjeshur, numër të madh të garave që arritët  të përputhim  kalendarin e garave me  ato të federatës Evropiane dhe  atë Botërore. Kemi shumë gara  për  kategoritë e pionierëve, të rinjve  dhe  ato të seniorëve. Më gëzon fakti se atletët tanë më të mire përfshirë këtu Dario Ivanovski, Jovan Stojevski, Andreas Trajkovski, Andrijana  Pop Arsova, Drita Islami do jenë të  pranishëm  do ti kemi këtu këtë sezon, gjithsesi  do të plotësojmë edhe me  atlet të ri që pritet t’i bashkëngjiten  këtij grupi elitar të seniorëve të cilët në këto momente kemi ndërtuar  si federatë dhe  gjithsesi  se do të fokusohemi te Kupa Evropiane  ekipore në Slloveni ka  pjesa më e madhe e reprezentuesve  sigurisht mbi 25 deri 30 atlet  do të përfaqësohen  për të mbrojtur  ngjyrat e shtetit tonë ku edhe presim të ngjitemi lartë” deklaroi  kryetarja Aleksandra Vojnevska

Kryetarja e Federatës u shprehë e kënaqur dhe beson se  klubet anëtare të Federatës janë të gatshme për sfidat që i presin gjatë këtij viti kalendarik .

 “Besoj se janë të përgatitur, patëm kohë të bollshme për përgatitje. Këtu  normalisht  do të potencoja  gjithsesi  përkrahjen e  paraprakisht të Agjencisë për Rini dhe Sport dhe tani Ministrisë së sportit  në formën e  vauçerëvre  dhe tani  në formën e subvencioneve, krejt me qëllim të ngritjes  së nivelit  të sportistëve, trajnerëve të klubeve gjithashtu  edhe neve si Federatë . Kështu që pres që nga  sezoni në sezon  ashtu  siç filluam  vitin e kaluar ku kemi rezultate më të mira dhe të thyejmë rekordet kombëtare”  tha kryetarja  Vojneska

Advertisement

  Në hapjen e sezonit  e  pranishme  ishte  e rekordmenia  e  vendit  në hedhjen e gjyles dhe  diskut  Jumna  Fetai  tha s e  me  fillimin e  sezonit është 50 përqindë e kënaqur , ndërsa  rezultatet më mira  pret në garat e radhës ndërkombëtare

 “ Në garat e radhës pres rezultate më të mira  meqenëse tash jam edhe me  trajner profesional nga  Turqia . Kemi me pas  play of për  Olimpiadën për të rinjë për Festivali Olimpik për të rinj. Aty unë do të marri  pjesë ku  shpresoj në ndonjë medalje. Shpresoj të marri medalje. Edhe nga  ballkaniada  shpresoj të fitoj ndonjë medalje normal edhe rekorde shtetërore”  tha atletja Jumna Fetai

 Në hapjen e sezonit të atletikës në vendin tone, të pranishëm ishin edhe një numër i konsiderueshëm i atletëve  nga  disa  klube  të Kosovës në misin e të  cilëve edhe Grevist Bytyqi atleti i pare nga Kosova që garoi në Lojërat Paralimpike, “Paris 2024”.

 

“Është hera e dhytë kam marrë pjesë në këtë mitingë. Garova  në garën 800 metra  ku arrita një rezultat  personal, Jam shumë I lumtur për kët rezultat  kaq të mire. Duke  zënë vendin e parë“ deklaroiu Grevist Bytyqi

Advertisement

 Organizatori I këtij mitiungu ndërkombëtar “Hapja e sezonit 2025”   Federrata e  Atletikës së Maqedonisë Veriut, për fituesit  në të gjitha  disiplinat ndau medalje dhe mirënohje.

Shaban SINANI – TV KOHA

Sport

LIGA E DYTË: NDESHJA KAMJANI – TETEKSI NË QENDËR TË VËMENDJES

Published

on

Java e 10-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë vazhdon të shtunën me tre përballje dhe  të dielën me  katër duele. Stadiumi I Kamjanit të dielën në ora 13:30 është nikoqire e derbit të Pollogut Kamjani – Teteksi.

Të shtunën dhe të dielën në gjitha terrenet e ekipeve të Ligës së Dytë, në program janë ndeshjet e  javës së 10-të të sezonit vjeshtor.

Kjo javë karakterizohet me disa ndeshje mjaftë interesante që drejtpërdrejtë do të ndikojnë në renditjen në tabelën e klasifikimit.

Të shtunën,në program janë tre ndeshje; Euromilk – Kozhufi,  AP Brera – Novaci dhe Shkupi – Ohri.

Të dielën në stadiumin e Kamjanit për herë të parw si anëtare të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet një ndeshje derbi mes  KF Kamjani dhe KF Teteksi.

Advertisement

Aktualisht  dy skuadrat gjenden  në mesin e  tabelës me Kamjanin që mbanë pozitën e pestë me 14 pikë, ndërsa Teteksi në vendin e gjashtë me 13 pikë. Interesimi për të ndjekur këtë ndeshje është i madh andaj publiku ekipin e tyre duhet të përkrahë në mënyrë dinjitoze.

Të dielën zhvillohen edhe ndeshjet  Pelisteri – Detonit PLaçkovica , Rabotniçki – Bellasica dhe Makedonija Gj.P – Osogova

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 10-të në Ligën e dytë të futbollit vendor fillojnë në ora 13-30.

SHABAN SINANI  – TV KOHA
Continue Reading

Lajme nga vendi

KARATE: MAQEDONIA E VERIUT ME 75 GARUES NË KAMPIONATIN BALLKANIK

Published

on

Reprezentacioni i karatesë së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Ballkanik  për kadetë, juniorë dhe U-21 që do të mbahet nga data 6 deri më 8 nëntor  në Stamboll do të prezantohet me 75 garues.

 Nga  data 6  deri 8-të  nëntor Stambolli është nikoqire edicionit të  26-të me  radhë Kampionati Ballkanik i karatesë për kadet junior dhe U-21, ku  pjesëmarrjen e kanë konfirmuar reprezentacionit Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë s Veriut, Bosnja e Hercegovina, Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Malit të  Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë  si  dhe nikoqirit Turqisë.

 Drejtori  sportiv i  reprezentacionit  në Federatën e karatesë së Maqedonisë së Veriut, Arlind  Huseini  për TV koha  tha se pas  sukseseve në kampionatin botërorë, pret  suksese edhe në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet  në Stamboll,ku vendi ynë përfaqësohet  me 75 garues.

‘’Pas një  rezultati shumë të madh  në Kampionatin Botërorë  për  kadet, junior  dhe U-21 që u  zhvillua  në Bielsko-Biała , pa po  kthemi  një eventi tjetër  po ashtu  i madh  ku ekspedita e Maqedonisë, në fakt reprezentacioni i Maqedonisë  do të udhëtoj me 75 garues  në kategoritë  kadet, junior  dhe U-21 në kate  individuale dhe  ekipore.  Edhe  këtu presim  rezultate të  shkëlqyeshme  nga të gjithë garuesit që janë të përzgjedhur  janë  tepër mirë të përgatitur  presim  rezultate  të shkëlqyeshme.  Pos kësaj normal që na  pret edhe kampionati shtetërorë për  kadet, junior dhe  U-21,  ku  do të jetë edhe  përzgjedhës për kampionatin e ardhshëm Evropian që do të mbahet në Armeni  në vitin 2027. Është shumë i rëndësishëm ky kampionat shtetërorë për shkak se është edhe përzgjedhës,andaj koncentrimi ndoshta është më i madh se kur  ‘’  dekaroi ARLIND HUSEINI – Drejtor sportiv i reprezentacionit

 Ndër aktivitetet e rëndësishme  që  do të  mbahet gjatë këtij  viti  gjithsesi  se është  edhe  Turneu Mbarëkombëtarë i karatesë që tradicionalisht mbahet me  rastin e  Ditës së Flamurit  kombëtar 28 Nëntorit.

 ‘’Turneu  mbarëkombëtarë për  ditën e Flamurit  28 Nëntorit,  do të zhvillohet  përsëri në Tiranë me  datën  28  dhe  29  nëntor, ku edhe ku  edhe vendet  pjesëmarrëse  në fakt klubet shqiptare do të marrin  pjesë  nga  i gjithë rajoni Mali i Zi, Kosova, Shqipëria , Presheva  normal edhe  klubet  nga Maqedonia ‘’  tha  Arlind  Huseini

Advertisement

Nga këto aktivitete  të reprezentacionit të karatesë  krahas pjesëmarrjes  dhe  padyshim edhe sukseseve,  pritet edhe mbajtja në kontinuitet  e  formës së garuesve  për  garat e  ardhshme ndërkombëtare  që  do të mbahen  edhe në vitin 2027.

 
SHABAN SINANI – TV KOHA 
Continue Reading

Sport

GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN

Published

on

Përfaqësuesja zvicerane do të  jetë e kompletuar  për  dy ndeshjet e nëntorit  në kuadër të Ligës së Kombeve  pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo.  Granit Xhaka vazhdon të mbetet  kapiten i ekipit zviceran.

Ylli I  futbollit zviceran  futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe  Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.

Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.

Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.

Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.

Advertisement

Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut  dhe Slloveni – Zvicër.

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat