Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN dënon ashpër paraqitjet e fundit te liderit te BDI-se Ali Ahmeti dhe ish Ministrit te puneve te jashtme Bujar Osmani

Published

on

Gjatë vizitës së djeshme në Kosovë dhe në takim me Presidenten Vjosa Osmani, kryetari i BDI-së paska shprehur “shqetësimin e thellë për përkeqësimin e situatës politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut”, për njëfarë“ boshti hibrid politik-oligarkik me bazë supremaciste etnike dhe me një përfaqësim të inxhinieruar politik të shqiptarëve”, dhe për “zhbërjen e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.”

VLEN e dënon publikisht këtë retorikë luftarake dhe nxitëse, sidomos kur ajo vjen nga një strukturë politike e cila ka qenë në qeveri nga viti 2002 deri në vitin 2024!  Në stilin e diktatorëve komunistë nga të cilët edhe sot gjen frymëzim, Ali Ahmeti vazhdon të propagojë për amikun imagjinar dhe rrezikun e jashtëm sikur të ishim duke jetuar në kohën e Luftës së ftohtë, si mënyrë e vetme për të ruajtur kolltukun e rehatshëm qeveritar.

Por, kohërat kanë ndryshuar. Sot Maqedonia e Veriut është vend anëtar i NATO-s dhe kontribues për paqen globale. Si i tillë, vendi jonë nuk është nën kërcënim nga askush, as nga brenda as nga jashtë!

I bëjmë thirrje opozitës shqiptare të ndalojë me këto ekskurzione banale dhe të fillojë urgjentisht me reformën e mirefilltë të brendshme. E vetmja parti politike e cila vazhdon të ngelet e pareformuar dhe të drejtohet nga lideri i përjetshëm ngelet BDI-ja! Është turp që një ish Ministër i jashtëm të përdorë formulime dhe kualifikime te tilla per vendin e tij.  Është turp që lideri i cili më së gjati dhe më së shumti ka sjfrytëzuar beneficionet e pushtetit dhe i ka keqpërdorur ato, të shfryjë vrer ndaj shtetit vetëm sepse tani është në opozitë.

Kthjelluni! Me këtë qasje nuk është çudi që BDI është kthyer në parti non grata dhe asnjë diplomat i huaj e as ambasador i vendeve aleate e partnere nuk do të takohet me ju.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat