Sport
LIGA E DYTË: ARSIMI SHUMË PRANË SUKSEIT HISTORIK
Nësër në të gjitha terrenet e ekipeve të Ligës së dytë zhvillohet java e 27-të e kampionatit. Arsimi është nikoqire e Bregallnicës së Shtipit, ndërsa Bashkimi në Kuanovë përballet me Skopjen. Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 16:00.
Stadiumi i qytetit në Gostivar nesër është nikoqire e ndeshjes derbi mes dy skuadrave pretendente për kualifikim në elitën e futbollit vendor me KF Arsimi i Çegranit dhe KF Bregallnica e Shtipit. Aktualisht Arsimi me 55 pikë mbanë pozitën e tretë, ndërsa Bregallnica me 52 gjendet në pozitën e katërt. Pra shihet qartë se për çegranasit është kjo ndeshje historike andaj po bëhen përgatitje të nivelit të lartë që ekipi të ketë përkrahjen e madhe të tifo grupit “Verdhë e Zi” dhe duke u bazuar në cilësitë ekipit, animi dinjitoz do të ishte një motive shtesë për lojtarët që të japin më të mirë nga vetja e tyre anim dinjitoz. Ekipi gjatë javë ka punuar në aspektin taktiko-teknik por dhe në aspektin psikologjik duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes.
LABINOT MUSLIU – NDIHMËS TRAJNER NË KF ARSIMI
“Është ndeshje derbi, ndeshje të cilë çdo kush do të shironte ta luanet. Siç dihet fundi i kampionatit sjell edhe pasoja në ekip, ato janë lëndimet shkaku i lodhjes dhe mbi ngarkesës te laojtarët. Mirëpo nga ana tjetër nga ana positive është motivi shumë i lartë, ambiciet tona edhe ideja që në sezonin e ardhshëm mund të garojmë në ligën e parë. Kjo na bëmë të fuqishëm dhe kjo na bënë më të përgatitur që tëjapim maksimumin dhe të dalim fitimtarë nga kjo ndeshje” deklaroi ndihmës trajneri Labinot Musliu
Ndërsa nga ana tjetër një ndeshje po me të njëjtë rëndësi do të zhvillohet edhe në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë aty ku do të përballen KF Bashkimi dhe KF Skopje. Kumanovarët aktualisht gjenden në pozitën e dytë me 56 pikë një pakë se Makedonija Gj.P në vendin e parë. Tre xhiro para përfundimit të kampionatit me fitore eventuale që nuk dyshon askush klubi i futbollit Bashkimi pas plotë 17 viteve është shumë pranë rikthimit në elitën e futbollit vendor. Bashkimi ka nevojë për përkrahje dinjitoze nga fansat e vetë që janë në numër shumë të madh. Prandaj të shtunën të gjithë përkrahje të ekipit të zemrës në tribunat e stadiumit me fillim në ora 16:00. Në xhiron e 27-të, takohen: Arsimi – Bregallnica, Bashkimi – Skopje, Bellasica – Detonit Plakovica, Kamenica Sasa – Vardari , Makedonija Gj.P – Boreci, Novaci – Vardarski, Ohri – Kozhufi, Pobeda – Osogova

Sport
LIGA E DYTË: NDESHJA KAMJANI – TETEKSI NË QENDËR TË VËMENDJES
Java e 10-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë vazhdon të shtunën me tre përballje dhe të dielën me katër duele. Stadiumi I Kamjanit të dielën në ora 13:30 është nikoqire e derbit të Pollogut Kamjani – Teteksi.
Të shtunën dhe të dielën në gjitha terrenet e ekipeve të Ligës së Dytë, në program janë ndeshjet e javës së 10-të të sezonit vjeshtor.
Kjo javë karakterizohet me disa ndeshje mjaftë interesante që drejtpërdrejtë do të ndikojnë në renditjen në tabelën e klasifikimit.
Të shtunën,në program janë tre ndeshje; Euromilk – Kozhufi, AP Brera – Novaci dhe Shkupi – Ohri.
Të dielën në stadiumin e Kamjanit për herë të parw si anëtare të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet një ndeshje derbi mes KF Kamjani dhe KF Teteksi.
Aktualisht dy skuadrat gjenden në mesin e tabelës me Kamjanin që mbanë pozitën e pestë me 14 pikë, ndërsa Teteksi në vendin e gjashtë me 13 pikë. Interesimi për të ndjekur këtë ndeshje është i madh andaj publiku ekipin e tyre duhet të përkrahë në mënyrë dinjitoze.
Të dielën zhvillohen edhe ndeshjet Pelisteri – Detonit PLaçkovica , Rabotniçki – Bellasica dhe Makedonija Gj.P – Osogova
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 10-të në Ligën e dytë të futbollit vendor fillojnë në ora 13-30.
Lajme nga vendi
KARATE: MAQEDONIA E VERIUT ME 75 GARUES NË KAMPIONATIN BALLKANIK
Reprezentacioni i karatesë së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U-21 që do të mbahet nga data 6 deri më 8 nëntor në Stamboll do të prezantohet me 75 garues.
Nga data 6 deri 8-të nëntor Stambolli është nikoqire edicionit të 26-të me radhë Kampionati Ballkanik i karatesë për kadet junior dhe U-21, ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar reprezentacionit Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë s Veriut, Bosnja e Hercegovina, Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë si dhe nikoqirit Turqisë.
Drejtori sportiv i reprezentacionit në Federatën e karatesë së Maqedonisë së Veriut, Arlind Huseini për TV koha tha se pas sukseseve në kampionatin botërorë, pret suksese edhe në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet në Stamboll,ku vendi ynë përfaqësohet me 75 garues.
Ndër aktivitetet e rëndësishme që do të mbahet gjatë këtij viti gjithsesi se është edhe Turneu Mbarëkombëtarë i karatesë që tradicionalisht mbahet me rastin e Ditës së Flamurit kombëtar 28 Nëntorit.
‘’Turneu mbarëkombëtarë për ditën e Flamurit 28 Nëntorit, do të zhvillohet përsëri në Tiranë me datën 28 dhe 29 nëntor, ku edhe ku edhe vendet pjesëmarrëse në fakt klubet shqiptare do të marrin pjesë nga i gjithë rajoni Mali i Zi, Kosova, Shqipëria , Presheva normal edhe klubet nga Maqedonia ‘’ tha Arlind Huseini
Nga këto aktivitete të reprezentacionit të karatesë krahas pjesëmarrjes dhe padyshim edhe sukseseve, pritet edhe mbajtja në kontinuitet e formës së garuesve për garat e ardhshme ndërkombëtare që do të mbahen edhe në vitin 2027.
Sport
GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN
Përfaqësuesja zvicerane do të jetë e kompletuar për dy ndeshjet e nëntorit në kuadër të Ligës së Kombeve pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo. Granit Xhaka vazhdon të mbetet kapiten i ekipit zviceran.
Ylli I futbollit zviceran futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.
Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.
Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.
Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.
Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut dhe Slloveni – Zvicër.
Shaban Sinani – TV Koha
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

