Connect with us

Sport

LIGA EVROPA :MANÇESTER UTD DHE TOTTENHAM PRANË FINALES

Published

on

Mbrëmë janë zhvilluar ndeshjet e  para të gjysmëfinaleve në  dy kompeticionet që organizohen nga UEFA, ato në Liga Evropa  dhe  në Ligën e Konferencës. Emrat e ekipeve  finaliste  do të mësohen më 8 maj.

 Mançester Junajted ka bërë hapin e parë drejt finales së Liga  Evropës. 

“Djajtë e kuq” shkëlqyen me rezultat 3:0 në transfertë kund ër Athletic Bilbaos. 

Djelmoshat e trajnerit Amorim fituan gjysmëfinalen e parë dhe e presin me qetësi takimin e kthimit në “Old Trafford”. Skuadra vendase mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 35-të  shkaku i kartonit të kuq. Të  futbollistit Vivian. Autor të golave  për Mançesterin ishin Casemiro 1 gol dhe Fernandes  me  dy  gola.

 Fitore  të  sigurt në  gjysmëfinalen e parë ka  regjistruar edhe Tottenham kundër ekipit Bodo/Glimt nga Norvegjia. Me  rezultatin  3-1, me  çka  në  ndeshjen e kthimit  do të kenë  një epërsi të  dukshme  prej  dy golave .

Advertisement

Golat për vendasit i realizuan Johnson,  Maddison dh e Solanka nga penaltia , ndërsa  golin e nderit  për  skuadrën mysafire e  realizoi Bodon Saltnes.

 Në ndeshjet e para të  gjysmëfinaleve të Konferencë Liga u regjistruan këto rezultate Betis – Fiorentina 2-1  dhe Djugarden – Çellsi  1-4. Ndeshjet  kthyes  të Ligës Evropa  dhe  Konferencë Liga  zhvillohen me 8 maj me  fillim në ora  21:00.

 

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

VOLEJBOLL: VETERANËT E SHKËNDIJËS REGJISTRUAN FITOREN E KATËRT

Published

on

Liga e  Veteranëve të Maqedonisë  së Veriut  në Volejboll  ka  vazhduar edhe  gjatë fundjavës me ndeshjet e  xhiros  së katërt  që kësaj  radhe  turneu  u mbajt në Shkup.  Kampionati vazhdon më 4 Tetor  me  xhiron e  pestë që do të mbahet në Tetovë.
 

Legjendat e Shkëndijës  edhe në xhiron e katërt  të  kampionatit e Ligës së Veteranëve  të Maqedonisë së Veriut kanë regjistruar fitore të sigurt 2 -0 në sete kësaj radhë  kundër  11 Oktomvrit .

Për kuqezinjtë tetovar ishte kjo  fitorja e katërt  me radhë dhe  janë duke udhëhequr tabelën me pikë maksimale  së bashku me Borecin e Velesit.

Kapiteni Durim Luma gjatë një prononcimi për TV Koha shpreson që të vazhdojë kjo ecuri pozitive.

“Turneu i katërt  në kampionatin e veteranëve të Maqedonisë së Veriut u  zhvillua  në  Shkup, ndërsa ne  për  kundërshtarë kishin ekipin e Prilepit të cilën e fituam  bindshëm 2-0 në sete  25-13 dhe  25-19, ku  të gjithë lojtarët kishin rastin që të angazhohen në këtë ndeshje në mungesë të lojtarit tonë kryesor    Habil Ajeti  zhvilluam ndeshje  shumë të mirë. Me aktivizimin e Naim Abazit  i  cili  ishte  figurë qendrore  dhe kryesore e ndeshjes ne  fituam  bindshëm këtë ndeshje në këtë turne’’ deklaroi kapiteni Durim Luma

Në dy ndeshjet tjera të xhiros së katërt janë regjistruar këto rezultate Gjevgjelia – Skopje  0-2 dhe  Strumica – Boreci 0-2.

Advertisement

Pas katër xhirove  të zhvilluar tabelën e kryesojnë  Shkëndija  dhe Boreci  me  nga  katër  fitore  maksimale.

Kampionati  vazhdon më  4 tetor me ndeshjet e xhiros së pestë që organizohet në Tetovë, ku takohen  Shkëndija – Boreci, 11 Oktomvri – Skopje  dhe  Strumica – Tetova.

Shaban Sinani   – TV Koha

Continue Reading

Sport

“KAOS” NË REAL MADRID PARA NDESHJES ME BARCELONËN!

Published

on

Tronditje në kampin madrilen vetëm tre ditë para derbit të madh me Barcelonën. Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht se ka nisur procedurë disiplinore ndaj Valverdes dhe Çuamenit, pas një incidenti serioz fizik që ndodhi gjatë dhe pas stërvitjes së djeshme.
 

Konflikti Valverde – Çuameni kishte nisur që të mërkurën. Gjithçka filloi në fushë, vazhdoi edhe në zhveshtore, ku debati përfundoi në përleshje fizike.

Sipas raportimeve, gjatë konfliktit Valverde ra dhe goditi kokën në një tavolinë në zhveshtore. Për shkak të seriozitetit të goditjes, mesfushori uruguaian u dërgua menjëherë në spital për ekzaminime shtesë.

Edhe pse lojtari është liruar për trajtim në shtëpi dhe ndodhet në gjendje stabile, protokollet mjekësore kërkojnë pushim të detyrueshëm prej 10 deri në 14 ditësh. Kjo do të thotë se Valverde do ta humbasë me siguri “El Clasicon” e së dielës në “Camp Nou”, ndeshje në të cilën Barcelona mund ta sigurojë matematikisht titullin në La Liga.

Përmes një deklarate zyrtare, Valverde ka mohuar përplasjen fizike.

Në reagimin zyrtar, “klubi mbretëror” theksoi se nuk do të tolerojë sjellje të tilla:

Advertisement

“Real Madridi njofton se pas ngjarjeve të ndodhura këtë mëngjes është hapur procedurë disiplinore ndaj lojtarëve tanë Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni. Klubi do të informojë publikun pas përfundimit të procedurave të brendshme.”

Ky incident shihet si vazhdim i atmosferës së tensionuar brenda skuadrës madrilene.

Kohët e fundit janë raportuar edhe konflikte të tjera mes lojtarëve, përfshirë përplasje ku janë përmendur Antonio Rudiger dhe Kylian Mbappe.

Sipas mediave spanjolle, drejtori i përgjithshëm Jose Angel Sanchez është shokuar nga sjellja e futbollistëve vetëm pak ditë para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit.

Në prag të El-Klasikos, tema kryesore tek tifozët e Real Madridit është peticioni online që kishte nisur më herët, nëse duan që Kilian Mbappe të largohet nga “Mbretërit”. Qëllimi ishte të arrihen 200.000 nënshkrime, por peticioni u bë më viral se sa që pritej dhe tashmë ka 2.8 milion nënshkrime, të tifozëve që pajtohen që Mbappe të largohet nga “Santjago Bernabeu”.

Advertisement
Continue Reading

Sport

MËSOHEN EKIPET FINALISTE NË EUROPA DHE KONFERENCË LIGA

Published

on

Mësohen ekipet finaliste edhe në Ligën Europa dhe të Konferencës.

Në finale të Europa Ligës me 20 maj në Stamboll do të përballen Freiburg – Aston Vila, ndërsa në atë të Konferencë Ligës më 27 maj  në Lajpcig do të përballen Rayo Vajekano – Crystal Palas.  

 Aston Vila dhe Freiburgu janë dy finalistet e sezonit 2025/2026 në Ligën e Europës. Dy duelet e kthimit të raundit gjysmëfinal, prodhuan plot 8 gola, teksa skuadra e Unai Emeri, mposhti 4 – 0 Notingham Forestin, duke përmbysur kështu rezultatin e sfidës së pare.

Mbrëmje historike edhe për Freiburgun, që fitoi me rezultatin 3 me 1 ndaj Bragës. Aston Vila i dha fund serisë prej tre humbjesh radhazi dhe siguroi kualifikimin në finalen e dytë europiane në historinë e klubit, ku do të përballet me Freiburgu, 44 vite pas finales së parë.

Ndeshja  finale  e  Europa Ligës  Freiburg – Aston Vila  zhvillohet më 20 maj  në Stamboll

Advertisement

Në Konferencë Liga, Rajo Vajekano ka shkruar historinë duke siguruar për herë të parë kualifikimin në një finale të kupave europiane, pasi mposhti francezët e Strasburgut 1-0.

 Në finale është kualifikuar edhe Crystal Palace, ekip e cila eliminoi  Shakhtar Donetskun me rezultatin 2-1. Edhe për klubin anglez kjo do të jetë finalja e parë europiane në histori, ndërsa synimi do të jetë fitimi i trofeut të dytë madhor në më shumë se 120 vite ekzistencë profesionale.

Ndeshja  finale mes Rayo Vajekano – Crystal Palas do të zhvillohet më 27 maj në Lajpcig.

 Tanimë kur dihen të gjitha ekipet finaliste në garat evropiane të UEFA-së, nga gjashtë të skuadrat finaliste të garave evropiane, katër  trajnerë janë spanjollë, Luis Enrike si trajner i PSG-së dhe Mikel Arteta i Arsenalit, do të kërkojnë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Unai Emeri me Aston Vilën synon trofeun e Europa League dhe Inigo Perez me Rajo Vajekanon, synon trofeun e Ligës së Konferencës.

Advertisement
 TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat