Connect with us

Sport

SHKUPI – VARDARI TË SHTUNËN HAPIN SIPARIN E XHIROS SË 30-TË

Published

on

Java e 30  në Ligën e parë të futbollit vendor do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën,ndërsa sipari i kësaj jave do të hapet të shtunën me ndeshjen derbi të dy skuadrave  të kryeqytetit FC Shkupi – KF Vardari, Ky duel ishte i paraparë të luhet të dielën, mirëpo nga FC Shkupi kanë njoftuar se Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut e ka zhvendosur këtë derbi të zhvillohet të shtunën.

Kujtojmë se  pas  29 ndeshjeve të zhvilluara  në kampionatin vendor Shkupi mbanë pozitën e gjashtë  në tabelë me 34, ndërsa Vardari me 36 pikë është në pozitën e pestë.

Takimi Shkupi – Vardari do të luhet  të shtunën  në stadiumin e Çairit me fillim  në  ora 16:00.
 
Ndërkohë katër ndeshjet tjera të xhiros së 30 zhvillohen të dielën me fillim në ora 16:00, takohen: Struga Trim Lum – Shkëndija, Besa – AP Brera, Gostivari – Pelisteri dhe Rabotniçki – Sileksi..
Shaban Sinani – TV KOHA
Advertisement

Sport

CHAMPIONS: FITOJNË REALI, PSZH, GALATASARAY DHE BORUSSIA

Published

on

Në  katër ndeshje e 1/16  në Ligën e Kampionëve  që u zhvilluan  mbrëmë dy  fitore  regjistruan vendasit  si Gallatasaray dhe  Borusia  dhe  dy  sfida i fituan mysafirët  si Real Madridi dhe  PSZH. Ndeshjet  kthyese  luhen më   25 shkurt

 Real Madrid ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në fazën e 1/16-ve në Ligën e Kampioneve, pas fitores minimale 0-1 në transfertë ndaj Benficas, në ndeshjen e parë të fazës “play-off”.

Sfida u vendos nga një gol i Vinicius Junior në fillimin e pjesës së dytë, rezultat që i jep spanjollëve një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”. Pas  golit të shënuar takimi u ndal për disa minuta shkaku i thirrjeve  raciste në drejtim të autorit të golit, që detyruan arbitrin të ndërpriste lojën.

Sfida  mes Galatasaray dhe Juventus që  u zhvillua në stadiumin “Rams Park” në Stamboll  prodhoi  një  spektakël të paparë  dhe  fitore  të madhe  për  skuadrën  turke që  fitoi me rezultatin e thellë 5-2.  Në  bazë  të  rezultatit  mund  tk  thuhet  se   Galatasaray  tanimë ka  siguruar  biletën për  1/8  e  finale   edhe pas  vetë pas  një  jave  në Torino  do të  luhet sfida  kthyese

Në sfidat e tjera të mbrëmjes, PSZH-ja arriti një fitore dramatike 2-3 në fushën e Monacos, ndërsa Borussia Dortmund siguroi një triumf të rëndësishëm në shtëpi përballë Atalantës me rezultatin 2-0.

Advertisement

Ndeshjet e kthimit që do të luhen më 25 shkurt do të përcaktojnë skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Shaban Sinani – TV KOHA

Continue Reading

Sport

VOLEJBOLL: DISFATA E KATËRT RADHAZI E KV UNIVERSITETI I TETOVËS

Published

on

Java e katër e kampionatit  në ligën e parë të volejbollit  për meshkuj në  fazën e play off-it është kompletuar  mbrëmë me ndeshjen  Susheva – Univeristeti i Tetovës që  ka përfunduar  me  fitore të vendasve  3-2  në sete.

 Java e  katërt e pjesës së dytë kampionatit  në  ligën e parë të volejbollit   në kategorinë e meshkujve   nuk  solli  asnjë  befasi , pra  skuadrat  favorite  nuk  lëshojnë  pozitat  edhe  pretendimet e tyre. Në ndeshjen e fundi  të  raundit  të katërt  në  fazën  play off  Susheva mundi ekipin Universitetit të Tetovës  me rezultatin  3-2  në sete. Për  ekipin e  Universitetit të Tetovës  ishte  kjo   disfata e katërt  me  radhë  në  pjesën  e dytë të  kampionatit

Në dy  ndeshjet  tjera  që u zhvilluan  në fundjavë  u  shënuan  këto rezultatet UGD Shtipi –Boreci  3-1  në  sete  dhe  Strumica – Rabotniçki  3-0,  Pas  15  ndeshjeve  të zhvilluara tabelën e  fazës së play off-it  e kryeson UGD Shtipi me  43  e ndjekur  nga Boreci i Velist  që ka  38 pikë, , kampioni në fuqi Strumica  tani me  37 pikë mbanë pozitën e tretë

Në fazën e play out ekipi i Shkëndijës  me fitoren në Strumicë  kundër  Makedonija  Xhio  3-0 në sete ka  regjistruar  fitoren e  katërt  radhazi,  ndërsa Liria e  Zherovjani  me  rezultatin  3-0  në sete  mundi  Vesna Probishtipin,  Fitore   në  cilësinë e  mysafirit  ka regjistruar edhe  klubi i volejbollit Skopje kundër  Janta  Volej.  Në fazën e play out kryeson Shkëndija me  26 pikë para  ekipit Liria të Zherovjanit me  23 pikë.

 

Advertisement

Shaban Sinani – TV KOha

Continue Reading

Sport

SONTE NIS SPEKTAKLI I PLAY-OFF-IT NË LIGËN E KAMPIONËVE

Published

on

Continue Reading

Më të lexuarat