Connect with us

Lajme nga vendi

Në Kuvend vazhdon debati mbikëqyrës mbi ndotjen e ajrit

Published

on

Në seancën e pestë të Komisionit parlamentar për shëndetësi sot duhet të vazhdojë debati mbikëqyrës me temë “Efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe qytete tjera mbi shëndetin e njerëzve dhe masat që ndërmerren për mbrojtjen e shëndetit publik”.

Debati mbikëqyrës filloi më 20 maj. Komisioni për shëndetësi ka ftuar dëshmitarë nga organe të ndryshme shtetërore, institucione, ndërmarrje publike, institucione shkencore dhe organizata të shoqërisë civile me qëllim të japin dëshmi dhe përgjigje për anëtarët e komisionit dhe deputetët e tjerë.

Bëhet fjalë për seancë të dytë mbikëqyrëse për ndotjen e ajrit, pasi më 25 shkurt të këtij viti u mbajt seancë mbikëqyrëse e organizuar nga E Majta dhe LSDM-ja në Komisionin e përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve e cila nuk u mbështet nga shumica qeveritare.

Lajme nga vendi

ULJA E AKCIZAVE: LIROHET BENZINA, DIZELI ME ÇMIM TË NJËJTË!

Published

on

Nga mesnata hyjnë në fuqi masat e reja të Qeverisë për uljen e çmimeve të derivateve të naftës.

Sipas tyre, çmimi i naftës (dizelit) do të mbetet i pandryshuar, ndërsa benzina do të ulet për dy denarë për litër.

Qeveria ka vendosur të ulë akcizën për dizelin me katër denarë, ndërsa për benzinat me dy denarë.

Njëkohësisht, vazhdon të zbatohet masa për uljen e TVSH-së për karburantet nga 18% në 10%.

Gjithashtu, me kompaninë OKTA është arritur marrëveshje që të vazhdojë edhe zbritja shtesë – dy denarë për benzinat dhe tre denarë për dizelin, të paktën deri në fund të muajit prill.

Advertisement

Sipas Qeverisë, këto masa synojnë të zbusin presionin e çmimeve mbi qytetarët dhe të ruajnë standardin jetësor.

Ai theksoi se, pavarësisht rritjes së ndjeshme të kërkesës – veçanërisht në rajonet kufitare, ku është trefishuar shitja e derivateve të naftës – për momentin nuk ka nevojë për kufizimin e sasisë së karburanteve që blejnë shtetasit e huaj.

Nëse kriza vazhdon, Qeveria po shqyrton edhe masa shtesë, përfshirë uljen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore nga 5% në 0%, si dhe riaktivizimin e masës për ngrirjen e marzheve.

Gjithashtu po analizohet mundësia që efektet e kësaj mase të zgjasin edhe pas heqjes së saj formale, me qëllim që të parandalohet një rritje e menjëhershme e çmimeve.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

DO TË KETË PRITJE NË KUFI: NIS ZBATIMI I SISTEMIT PËR HYRJE-DALJE NË BE!

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se nga 10 Prilli fillon evidenca elektronike dhe kontrolli në pikat kufitare për shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Evropian. Siç thuhet në komunikatë, si pasojë, mund të ketë rritje të kohës së pritjes në pikat kufitare gjatë hyrjes në BE.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nga data 10.04.2026 fillon zbatimi i plotë i sistemit të hyrje-daljes në Bashkimin Evropian (EES – Entry/Exit System).

Ky sistem sjell një mënyrë të re, të digjitalizuar të regjistrimit dhe kontrollit të shtetasve nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së, të cilët udhëtojnë për qëndrim afatshkurtër.

Me vendosjen e sistemit EES, hyrjet dhe daljet do të regjistrohen në mënyrë elektronike, ndërsa sistemi do të përpunojë edhe të dhëna bazë biometrike (gjurmë gishtash dhe fotografi), me qëllim identifikimin më të shpejtë dhe monitorimin më efikas të qëndrimit të lejuar sipas rregullit “90 ditë brenda 180 ditëve”.

Si pasojë, mund të ketë rritje të kohës së pritjes në pikat kufitare gjatë hyrjes në BE.

Advertisement

Njëkohësisht, bëhet e ditur se Policia Kufitare e vendit ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme, duke vënë në funksion të gjitha kapacitetet teknike dhe njerëzore, për të siguruar një qarkullim sa më të shpejtë dhe të pandërprerë të udhëtarëve në pikat kufitare.

Policia Kufitare do të jetë me angazhim të shtuar në terren, do të monitorojë vazhdimisht situatën, do të ndërmarrë masa për ruajtjen e rrjedhshmërisë së trafikut dhe do të informojë qytetarët për çdo zhvillim të rëndësishëm lidhur me zbatimin e këtij sistemi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: Protesta e studentëve është thirrje për vetëdijesim për të gjithë aktorët politik

Published

on

Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, lidhur me protestën që do të mbahet nesër nga ana e studentëve, ku kërkohet që provimi i Jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe, ka shkruar se kjo protestë, është thirrje për vetëdijesim për të gjithë aktorët politik e shoqëror të cilët duhet të kontribuojnë për zgjidhje më të mira ligjore dhe politika afatgjate institucionale në vend.

“Në shtetet multietnike siç është Maqedonia e Veriut, elitat shoqërore, në veçanti klasa politike ka për detyrë që në vazhdimësi të punojë në ndërtimin politikave të qëndrueshme ligjore e institucionale të cilat do ta reflektojnë karaktetin multietnik dhe frymën e diversitetit të shtetit në çdo sferë të shoqërisë. Politika gjuhësore në Maqedoninë e Veriut, për fat të keq, është rregulluar me një ligj gjysmak. Ligjet gjysmake japin zgjidhje gjysmake.

Prandaj protesta e nesërme është thirrje për vetëdijësim për të gjithë aktorët politikë e shoqërorë të cilët duhet të kontribuojnë për zgjidhje më të mira ligjore dhe politika afatgjate institucionale në vend.

Në vend të politizimit, bëj thirrje për ndërgjegjësim, sepse protestat studentore gjithmonë janë alarm për dukuritë shoqërore të cilat strukturat politike kanë për obligim t’ i trajtojnë në tërësi”, ka shkruar Mexhiti.

Continue Reading

Më të lexuarat