Sport
“Tragjedi në qiell”, hidhet nga lartësia 10.000 metra, vdes parashutistja 32-vjeçare!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shotton Colliery, ku një parashutiste 32-vjeçare, humbi jetën pasi u hodh nga një lartësi prej 10.000 metrash. Ajo ishte një parashutiste me përvojë, dhe kishte zhvilluar mbi 400 hedhje në karrierën e saj.
Sipas raportimeve, besohet se ajo i dha fund jetës së saj, ndërsa pak ditë më parë ishte ndarë nga partneri i saj, Ben Goodfellow, 26 vjeç, gjithashtu një parashutist. Dyshohet se ngjarja është e lidhur me gjendjen emocionale pas ndarjes.
Çifti kishte bashkëjetuar për disa muaj në një dhomë të përbashkët në një banesë të marrë me qira pranë aerodromit, ku strehoheshin parashutistë të tjerë.
Policia ka përjashtuar çdo element të dyshimtë në vdekjen e saj dhe raportohet se janë gjetur shënime që zbulojnë qëllimet e saj.
Ngjarja ka tronditur komunitetin e parashutistëve dhe më gjerë, duke hapur sërish diskutime mbi rëndësinë e shëndetit mendor dhe mbështetjes emocionale për ata që përballen me vështirësi personale.
Sport
NË MILETINË PËRFUNDOI TURNEU TRADICIONAL “MËRGIMTARËT 2025”

Ekipi “Auto Llaker Meti” është fitues i turneut tradicional “Mërgimtarët 2025” që gjatë një jave u mbajt në fshatin Miletin ku morën pjesë 12 ekipe, kryesisht me ekipe nga ky vendbanim.
Në mbrëmje festive që kishin organizuar për mërgimtarët të cilët aktualisht kanë ardhur në pushime në vendlindjen e tyre, u zhvillua ndeshja finale e turnirit tradicional në futboll të vogël Mërgimtarët 2025” fshatin Miletinë të Komunës së Bërvenicës. Në turnirin “Mërgimtarët 2025” që zgjati një javë kanë marrë pjesë 12 ekipe kryesisht nga ky vendbanim, ndërsa në finale fitues doli ekipi “Auto Llaker Meti” që mundi 3-1 ekipi ITALO KAFE. Ekipi fitues u nderua me Kupë dhe medalje
Kryetari I Këshillit organizativ Mevludin Izairi publikisht falënderoj të gjitha ata që kanë kontribuar për realizimin e turnirit tradicional “Mërgimtarët 2025”
“I falënderoj të gjithë banorë që janë të fshatit tonë, i falënderoj gjithë sponsorët tonë që na kanë përkrahur deri në fund. Në këtë turne marrin pjesë 12 ekipe të cilat janë të gjitha nga fshati jonë dhe i falënderoj të gjithë që kanë luajtur në këtë turne dhe shpresojmë që do të luhet edhe më tutje. Kjo organizohet për hir të mërgimtarëve dhe mendojmë t’ia kalojmë sa më mirë” tha Mevludin Izairi
Njëri ndër më të merituarit për organizimin dhe mirëvajtjen e turnirit Samet Rasimi i cili ishte edhe referi kryesor në të gjitha ndeshjet, tha se qëllimi kryesor i këtij organizimi ishte që ta afrojnë sa më shumë rinin e nga diaspora
“Qëllimi i këtij turneu është që të grumbullohen, që të shoqërohen, se shumica nga ne janë emigrant, jetojnë jashtë në vendet evropiane, shumica nga neve asimilohen, e qëllimi i kësaj është që mos e harrojnë vendlindjen ku kanë lindur, shumica prej atyre kanë lindur jashtë, por i kanë prindërit nga këtu. Kjo është një gjë e përbashkët, që të shoqërohen më shumë, që të njoftohen, t’i mbajnë traditat tona dhe të njohën vendlindjen ku kanë lindur prindërit e tyre”. deklaroi Samet Rasimi


Sport
FUTBOLL: SHKËNDIJA – SHKUPI HAPIN SIPARIN E KAMPIONATIT TË RI

Sezoni i ri 2025/2026 në elitën e futbollit të Maqedonisë fillon më 8 gusht me dy ndeshje interesante në Tetovë dhe Shkup. Në Tetovë përballen Shkëndija – Shkupi, ndërsa në Shkup takohen Vardari – Pelisteri .
Sezoni i ri 2025/2026 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë fillon të premten,më 8 gusht, ndërsa sipari i sezonit të ri do të hapet me dy ndeshje derbi si ajo në stadiumin e qytetit në Tetovë ku do të përballen kampioni në fuqi klubi i futbollit Shkëndija me ekipin FC Shkupi nga Çairi ashtu e dhe ndeshja në arenën “Todor Proeski” mes Vardarit dhe Pelisterit
Përballja në stadiumin e qytetit në Tetovë mes Shkëndijës dhe Shkupit, ndeshje me të cilën edhe zyrtarisht nis sezoni i ri zhvillohet të premten me fillim në ora 17:00 .
Ndërkaq ndeshja tjetër që gjithashtu luhet të premten por me fillim në ora 20:00 në arenën“Todor Proeski” luajnë Vardari dhe Pelisteri nga Manastirit dy rival të vjetër në fushën e gjelbër .
Dy ndeshje të javës së pare të kampionatit të ri do të zhvillohen të shtunën me fillim në ora 17:30 dhe atë në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë aty ku do të përballen Bashkimi dhe debutuesi në Ligën e pare të futbollit vendor klubi i futbollit Arsimi i Çegranit. Të shtunën gjithashtu zhvillohet edhe një ndeshje interesante me që në stadiumin e qytetit në Strugë, takohen Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P. Java e pare e kampionatit vazhdon edhe të dielën dhe të hënën. Të dielën takohen Tikveshi –Rabotniçki, ndërsa java e parë mbyllet të hënën me ndeshjen Sileksi – AP Brera, ndeshjet që luhen të shtunën, të dielën dhe të hënën fillojnë në ora 17:30.
Kujtojmë se me vendimin e Federatës së futbollit të Maqedonisë në gjitha ndeshjet e kampionatit të ri duke filluar nga java e parë deri tek ajo e fundit do të implementohet edhe sistemi WAR.
Lajme nga vendi
SONTE FILLON MANIFESTIMI SPORTIV ‘’BASKETBOLLI N’SHESHË’’

Me dy aktivitet sportive ‘’Basketbolli n’sheshë’’ dhe turi me biçikleta do të mbyllet Vera Kulturore Tetovare 2025
Në kuadër të verës kulturore tetovar 2025 ‘’Tetova n’festë’’ në dy netët e fundit do të mbahet manifestimi sportiv ‘’Basketbolli n’sheshë’’ ku pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar tetë ekipe nga Tetova, Shkupi, Gostivari dhe Struga, ndërkaq para fillimit të garave do të performojnë nxënësit e klubit së basketbollit Tetova Bulls . Garat Basketbollit në rrugë që do të mbahen në sheshin ‘’Iliria’’ në Tetovë do të zhvillohen sipas rregullave striktë të Asociacionit Street Basketball. Për këtë aktivitet dhe aktivitetin me biçikleta që mbahen gjatë ditës së nesërme zëdhënësi i Komunës Albion Halili tha se gjithsejtë janë mbajtur 7 aktivitet sportive në kuadër të manifestimit vera Kulturore tetovare
‘’Në vazhdën e aktiviteteve të verës tetovare ‘’Tetova n’festë’’ sonte ekmi basketbollin në rrugë ku marrin pjesë 8 ekipe . 3 ekipe nga Tetova, 3 ekipe nga Shkupi, 1 ekip nga Gostivar dhe 1 nga Struga. Sigurisht për vendet fituese do të ketë edhe shpërblime. Ndërsa në kuadër të verës kulturore tetovare gjithashtu nesër do të kemi edhe çiklizmin ku garues të ndryshëm do të bëjnë rutën nga qendra e qytetit deri në Kodrën e Diellit. Po ashtu edhe për ata ka mjete apo vende shpërblyese. Gjithsejtë kemi pasur nëse nuk gaboj mbi 6 apo 7 aktivitete sportiven kuadër të verës tetovare‘’ deklaroi zëdhënsi Albion Alili
Komuna e Tetovës për ekipet fituese të këtyre aktivitete sportive me çka do të mbyllet ky edicion i Verës Kulturore tetovare do të ndanë shpërblime si Kupa dhe medalje
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve