Connect with us

Lajme nga vendi

BIRN: Pronat fetare të Kishës Ortodokse Maqedonase dhe Bashkësisë Fetare Islame

Published

on

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) ka publikuar një bazë të dhënash të re, “Pronat fetare në qendër të vëmendjes”, e cila për herë të parë ofron pasqyrë të pasurisë së dy bashkësive më të mëdha fetare në vend – Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit (KOM-OA) dhe Bashkësisë Fetare Islame (BFI) ashtu si jane te regjistruara keto prona ne kadastren e RMV.
Baza e të dhënave përmban 14,757 prona në pronësi të KOM-OA, kishave individuale apo dioqezave të saj, si dhe 5,363 të tjera që janë regjistruar në kadastër si prona në pronësi të BFI-së, myftinive të saj apo xhamive lokale.
Nnga baza e të dhënave Kisha Ortodokse Maqedonase ka 101 kilometra katrorë pronë, kurse BFI 13 kilometra katrorë. MPC-OA zotëron rreth një të tretën e malit të Galiçicës dhe pjesë të mëdha të anës maqedonase të Jabllanicës, ndërsa toka më e madhe e BFI është në shpatin jugor të Vodnos. Mbi 80% e pronave të KPK-OA janë pyje, livadhe dhe kullota ose rreth 8100 hektarë dhe BFI ka 3200 hektarë pyje. KMSH-OA ka gjithashtu 1300 hektarë tokë bujqësore, ndërsa BFI ka 1700 hektarë.
Hapësira banesore në pronësi të KPK-OA është rreth 140,000 m², ndërsa BFI-së mbi 37,000 m², duke përfshirë hapësirat e banimit në ndërtesat e reja në Shkup, Manastir, Tetovë dhe qytete të tjera.
Kisha ka objekte afariste në çarshitë e Shkupit, Manastirit, Ohrit dhe Prilepit, ndërsa BFI menaxhon tregun në Dibër, kompleksin tregtar në Gostivar dhe objektet në Strugë, Tetovë dhe Manastir.
Pronar i hoteleve “Izgrev” dhe “Biser” në liqenin e Ohrit është MPC-OA, ndërsa BFI ka banesë në hotelin “Park Lakeside” në Ohër./BIRN/

Lajme nga vendi

ULJA E AKCIZAVE: LIROHET BENZINA, DIZELI ME ÇMIM TË NJËJTË!

Published

on

Nga mesnata hyjnë në fuqi masat e reja të Qeverisë për uljen e çmimeve të derivateve të naftës.

Sipas tyre, çmimi i naftës (dizelit) do të mbetet i pandryshuar, ndërsa benzina do të ulet për dy denarë për litër.

Qeveria ka vendosur të ulë akcizën për dizelin me katër denarë, ndërsa për benzinat me dy denarë.

Njëkohësisht, vazhdon të zbatohet masa për uljen e TVSH-së për karburantet nga 18% në 10%.

Gjithashtu, me kompaninë OKTA është arritur marrëveshje që të vazhdojë edhe zbritja shtesë – dy denarë për benzinat dhe tre denarë për dizelin, të paktën deri në fund të muajit prill.

Advertisement

Sipas Qeverisë, këto masa synojnë të zbusin presionin e çmimeve mbi qytetarët dhe të ruajnë standardin jetësor.

Ai theksoi se, pavarësisht rritjes së ndjeshme të kërkesës – veçanërisht në rajonet kufitare, ku është trefishuar shitja e derivateve të naftës – për momentin nuk ka nevojë për kufizimin e sasisë së karburanteve që blejnë shtetasit e huaj.

Nëse kriza vazhdon, Qeveria po shqyrton edhe masa shtesë, përfshirë uljen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore nga 5% në 0%, si dhe riaktivizimin e masës për ngrirjen e marzheve.

Gjithashtu po analizohet mundësia që efektet e kësaj mase të zgjasin edhe pas heqjes së saj formale, me qëllim që të parandalohet një rritje e menjëhershme e çmimeve.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

DO TË KETË PRITJE NË KUFI: NIS ZBATIMI I SISTEMIT PËR HYRJE-DALJE NË BE!

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se nga 10 Prilli fillon evidenca elektronike dhe kontrolli në pikat kufitare për shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Evropian. Siç thuhet në komunikatë, si pasojë, mund të ketë rritje të kohës së pritjes në pikat kufitare gjatë hyrjes në BE.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nga data 10.04.2026 fillon zbatimi i plotë i sistemit të hyrje-daljes në Bashkimin Evropian (EES – Entry/Exit System).

Ky sistem sjell një mënyrë të re, të digjitalizuar të regjistrimit dhe kontrollit të shtetasve nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së, të cilët udhëtojnë për qëndrim afatshkurtër.

Me vendosjen e sistemit EES, hyrjet dhe daljet do të regjistrohen në mënyrë elektronike, ndërsa sistemi do të përpunojë edhe të dhëna bazë biometrike (gjurmë gishtash dhe fotografi), me qëllim identifikimin më të shpejtë dhe monitorimin më efikas të qëndrimit të lejuar sipas rregullit “90 ditë brenda 180 ditëve”.

Si pasojë, mund të ketë rritje të kohës së pritjes në pikat kufitare gjatë hyrjes në BE.

Advertisement

Njëkohësisht, bëhet e ditur se Policia Kufitare e vendit ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme, duke vënë në funksion të gjitha kapacitetet teknike dhe njerëzore, për të siguruar një qarkullim sa më të shpejtë dhe të pandërprerë të udhëtarëve në pikat kufitare.

Policia Kufitare do të jetë me angazhim të shtuar në terren, do të monitorojë vazhdimisht situatën, do të ndërmarrë masa për ruajtjen e rrjedhshmërisë së trafikut dhe do të informojë qytetarët për çdo zhvillim të rëndësishëm lidhur me zbatimin e këtij sistemi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: Protesta e studentëve është thirrje për vetëdijesim për të gjithë aktorët politik

Published

on

Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, lidhur me protestën që do të mbahet nesër nga ana e studentëve, ku kërkohet që provimi i Jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe, ka shkruar se kjo protestë, është thirrje për vetëdijesim për të gjithë aktorët politik e shoqëror të cilët duhet të kontribuojnë për zgjidhje më të mira ligjore dhe politika afatgjate institucionale në vend.

“Në shtetet multietnike siç është Maqedonia e Veriut, elitat shoqërore, në veçanti klasa politike ka për detyrë që në vazhdimësi të punojë në ndërtimin politikave të qëndrueshme ligjore e institucionale të cilat do ta reflektojnë karaktetin multietnik dhe frymën e diversitetit të shtetit në çdo sferë të shoqërisë. Politika gjuhësore në Maqedoninë e Veriut, për fat të keq, është rregulluar me një ligj gjysmak. Ligjet gjysmake japin zgjidhje gjysmake.

Prandaj protesta e nesërme është thirrje për vetëdijësim për të gjithë aktorët politikë e shoqërorë të cilët duhet të kontribuojnë për zgjidhje më të mira ligjore dhe politika afatgjate institucionale në vend.

Në vend të politizimit, bëj thirrje për ndërgjegjësim, sepse protestat studentore gjithmonë janë alarm për dukuritë shoqërore të cilat strukturat politike kanë për obligim t’ i trajtojnë në tërësi”, ka shkruar Mexhiti.

Continue Reading

Më të lexuarat