Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: Puna jonë shihet se është konkrete, një varg investime e ndryshime për 11 muaj!

Published

on

Në vetëm 11 muaj qeverisje, VLEN po e rishkruan hartën ekonomike të vendit përmes reformave të guximshme dhe investimeve të mëdha kapitale. Një ndër arritjet më të mëdha është marrëveshja historike me Britaninë e Madhe, në vlerë prej 6 miliardë eurosh, e cila hap horizonte të reja për zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.

Startuam me One Stop Shop në Bllacë, një pikë moderne për lehtësimin e tregtisë dhe qarkullimit ndërkufitar, dhe po vazhdojmë me pika të reja në Jazhincë, Tabanoc dhe Qafë Thanë.

300 milionë euro për komunat, kudo në vend po ndërtohen shkolla, çerdhe, salla sportive, biblioteka, rrugë, ujësjellës, kanalizime dhe pishina publike.

35 milionë euro për ndërtimin e Kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”, një investim në arsim dhe të ardhmen e rinisë sonë.

20 milionë euro për parkingun nëntokësor tek Sheshi Skënderbe, që do të modernizojë infrastrukturën urbane në zemër të Shkupit.

Advertisement

250 milionë euro për mbështetjen e kompanive vendase, si shtytje për zhvillimin ekonomik dhe punësim.

Nga 10.000 euro për secilin bujk të ri, si ndihmë fillestare për hapjen e veprimtarisë bujqësore – investim konkret në sektorin rural.

Rritje pagash: Arsimtarët: +12%. Punëtorët shëndetësorë: +15%. Policia: +10%.  Pensionet: +5.000 denarë për 340.000 pensionistë brenda 9 muajve.

Rritje të kapitacionit: +33% për mjekët amë dhe gjinekologët. +22% për stomatologët.

720 milionë euro investime të huaja direkte dhe 2790 vende të reja të punës, zhvillim i qëndrueshëm ekonomik dhe mundësi për të rinjtë.

Advertisement

Këto janë vetëm disa nga arritjet tona për vetëm 11 muaj qeverisje. Ndryshimi është real dhe i matshëm. Rezultatet flasin vetë. VLEN vepron, guxon dhe sjell ndryshim. Do të vazhdojmë të jemi zëri i qytetarëve, me vepra konkrete dhe vizion të qartë për një të ardhme më të mirë.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat