Connect with us

Lajme nga vendi

Imerlije Saliu: Mërgata nuk fshihet nga listat e votimit– mërgata është ZEMRA JONË!

Published

on

Deputetja e Alternativës dhe e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, ka deklaruar se mërgata nuk fshihet nga listat e votimit, duke shtuar se populli është lodhur nga dramat e sajuara për interesa të politikave ditore.

“Mërgata nuk fshihet nga listat e votimit– mërgata është ZEMRA JONË!

Populli është lodhur nga manipulimet dhe dramat e sajuara për interesa të politikave ditore.

Nga regjistrimi i popullsisë më 2021, rezultatet janë alarmante për vendbanimet shqiptare. Plot 85.003 shqiptarë më pak në këto komuna në krahasim me vitin 2001!

Kjo nuk është thjesht statistikë – është pasojë e drejtpërdrejtë e 22 viteve qeverisje të BDI-së, që në vend se t’u sigurojë shqiptarëve kushte për jetë dinjitoze në vendin e tyre, ua tregoi valixhet dhe i shtyu drejt emigrimit për kafshatën e gojës dhe për kushte më të mira.

Advertisement

Ju i detyruat të rinjët pjesën më të vyeshme të shoqëris ta braktisin vendin të boshatisin shtëpitë e tyre duke i lënë prindërit dhe të moshuarit të vetëm nëpër shtëpi, sot pa fije turpi në foltore bëni aktorët e teatrove politike.
Ja të dhënat Statistikore per vendbanimet shqiptare nga regjistrimi I popullesis në vitin 2001 dhe 2021
2001 2021
Gostivari: 81.042 në 59.770 -21.272 banorë
Kërçova: 56.734 në 39.669 -17.065 banorë
Struga: 63.376 në 50.980 -12.396 banorë
Kumanov: 105.484 në 98.014 -7.470 banorë
Vrapçishti: 25.399 në 19.842 -5.557 banorë
Zhelina: 24.390 në 18.988 -5.402 banorë
Tearca: 22.454 në 17.694 -4.760 banorë
Likova: 27.058 në 22.308 -4.750 banorë
Dibra: 19.542 në 15.412 -4.130 banorë
Bërvenica: 15.855 në 13.654 -2.201 banorë
Kur e shkaktuat ktë MURTAJ TË BARDHË ndaj popullit shqiptare, me dorën tuaj e kishit votuar edhe drejtorin e më e keqja zëvendës drejtorin e Entit Shtetëror Statistikor i cili ishte shqiptare. Pse nuk reaguat kur i etiketuat shqiptarët ne REZIDENT DHE JOREZIDENT.
Mërgata jonë u largua– jo sepse donin, por sepse JU i detyruat”, ka shkruar Saliu.

Lajme nga vendi

NDOTET LUMI VARDAR, KOMUNA E GOSTIVARIT NIS HETIMET PËR ZBULIMIN E AUTORIT

Published

on

Qytetarë të shqetësuar kanë alarmuar institucionet mëngjesin e sotëm, duke dërguar materiale fotografike që dëshmojnë për ndotje të lumit Vardar në territorin e Gostivarit.
Pas denoncimeve, Komuna e Gostivarit ka reaguar menjëherë, duke angazhuar shërbimet inspektuese për të verifikuar gjendjen në terren dhe për të identifikuar burimin e ndotjes.
Nga Komuna theksojnë se mbrojtja e lumit Vardar mbetet prioritet, duke e cilësuar atë si një nga pasuritë më të rëndësishme të përbashkëta dhe simbol të qytetit.
Autoritetet lokale paralajmërojnë masa të rrepta ndaj çdo subjekti apo individi që rezulton përgjegjës për ndotjen. “Nuk do të lejojmë degradimin e lumit nga papërgjegjësia e askujt. Çdo shkelje do të sanksionohet pa kompromis”, thuhet në reagimin zyrtar.
Inspektimet pritet të vijojnë edhe gjatë ditës, ndërsa rezultatet e para nga verifikimet në terren pritet të bëhen publike në vijim.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Studentët kërkojnë mbështetje për protestën: Jurisprudenca edhe në shqip

Published

on

Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë intensifikuar thirrjet për mbështetje ndaj protestës së paralajmëruar më 6 prill në ora 12:30 në Shkup.

Në një komunikatë publike, ata i janë drejtuar mediave, shoqërisë civile dhe aktivistëve, duke kërkuar përfshirje dhe mbështetje për kauzën e tyre. Studentët theksojnë se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u lejohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, një të drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

Protesta do të nisë me një marsh nga Ura e Gurit në Shkup. Çështja ka tërhequr vëmendje të shtuar kohët e fundit, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre universitetet kanë nënshkruar një peticion që kërkon organizimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ilaçi palbociklib do të jetë së shpejti në dispozicion në Onkologji, për dy javë thirrja për vitin 2026-2027

Published

on

Për pacientët onkologjikë për momentin mungon vetëm një ilaç – palbociklibi të cilin e përdorin 142 nga gjithsej 7000 paciente femra me kancer në gji.

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësore (FSSH), Sasho Klekovski deklaroi se ilaçi së shpejti do të jetë në dispozicion dhe se sasitë për vitin 2026 janë rritur për 50 për qind.

Në konferencën për shtyp në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji ku u shpallën rezultatet për rritjen e jetëgjatësisë së pacientëve me tre lloje kanceri, që është për shkak të terapisë efikase dhe një buxheti më të madh për trajtim, Klekovski tha se mungesa e palbociklibit është për shkak të faktit se në dhjetor 2025 u përballën me një nevojë dukshëm të shtuar për këtë ilaç (për 142 pacientë), ndërsa vitin e kaluar sasitë ishin planifikuar për 80 pacientë.

“Kur ka një numër dukshëm më të madh pacientësh se sa është planifikuar, nuk është e lehtë të plotësohen nevojat, kështu që buxheti për vitin 2026 do të rritet për 50 për qind për dy barna në këtë kategori, ku përveç këtij është edhe një ilaç tjetër. Presim që thirrja e re për barna të shpallet brenda dy javësh që do të mbulojë vitet 2026-2027”, tha Klekovski.

Së shpejti në Onkologji do të jenë të kapshëm edhe markerët- tumoralë që janë në mungesë, por Klekovski theksoi se kjo nuk është mungesë në të gjithë vendin dhe se pacientët mund të bëjnë markerë- tumoralë në spitale dhe laboratorë të tjerë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat