Connect with us

Lajme nga vendi

Mbi 15.000 nxënës të shkollave të mesme do t’i nënshtrohen nesër provimit të parë të maturës shtetërore

Published

on

Mbi 15,000 nxënës në vitin e fundit të arsimit të mesëm do të japin nesër provimin e parë nga dy provimet e eksterne për provimin e maturës shtetërore të këtij viti – gjuhë amtare dhe letërsi, i cili është i detyrueshëm për të gjithë maturantët, raporton SHENJA.

Sipas të dhënave nga Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP), 15,004 kandidatë janë regjistruar për provimin e maturës shtetërore të këtij viti.

Nga këta, 8,816 nxënës janë nga shkollat ​​e mesme profesionale, 5,966 nga shkollat ​​e mesme dhe 222 nga shkollat ​​për arsim artistik.

9,969 nxënës janë regjistruar për provimin e parë të ekstern për gjuhën maqedonase, 4,339 për gjuhën shqipe, 292 për gjuhën turke dhe 10 nxënës për gjuhën serbe.

Provimi i dytë i ekstern për provimin e maturës shtetërore, i cili është opsional për nxënësit, do të jepet më 11 qershor. Ashtu si vitet e kaluara, numri më i madh i nxënësve zgjodhën të jepnin lëndën e gjuhës angleze në këtë provim të maturës shtetërore (13,457 nxënës).

Advertisement

Për testin e matematikës u regjistruan 1246 nxënës, 73 do të japin testin e gjuhës gjermane, 24 – testin e gjuhës frënge, 62 – testin e estetikës. Janë shtatë kandidatë për testin e filozofisë, katër për testin e gjuhës ruse dhe tre për testin e gjuhës italiane.

Lajme nga vendi

Hodai: Sot në protestë të gjithë, politikanët e 20 viteve të fundit lini në fund të protestës

Published

on

Aktivisti Blendi Hodai ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje masive në protestën e studentëve, duke theksuar se mbështetja reale nuk matet me postime në rrjetet sociale, por me prani fizike në rrugë.

Sipas tij, protesta është “testi më i thjeshtë i qytetarisë aktive”, ndërsa studentët nuk kanë nevojë për statuse në Facebook, por për qytetarë që u bashkohen në terren për të mbrojtur kërkesat e tyre bazike.

Në reagimin e tij, Hodai ka kritikuar edhe ata që, siç i quan ai, “tregtarë të kauzave studentore”, duke theksuar se faktet i demaskojnë vetë. Ai ka cituar edhe Arbën Xhaferi, i cili ka thënë:
“Çdo shoqëri ka heronj dhe oportunistë, flijues dhe utilitaristë. Gjithmonë oportunistët përpiqen të konsumojnë atë që e kanë siguruar heronjtë.”

Në fund, aktivisti ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestë, duke theksuar se politikanët e dy dekadave të fundit duhet të mbeten “në radhën e fundit të protestuesve”.

Ai e ka përmbyllur mesazhin me thirrjen: “Shihem nesër në protestë.”

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Tre gra sulmohen nga bashkëshortët e tyre, ndërsa një baba është sulmuar nga djali

Published

on

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njoftojnë se tre gra janë sulmuar nga bashkëshortët e tyre, ndërsa në Shtip një djalë ka sulmuar babanë e tij.

“Më 05.04.2026, një 50-vjeçare nga rrethina e Shkupit raportoi se u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj I.B (52).Më 04.04.2026, në Shkup, në zonën e Qendrës një 26-vjeçar (D.G) u arrestua për sulm ndaj partneres së tij, 25 vjeçare.Ndërkohë, më 05.04.2026 një 48-vjeçar denoncoi se më 04.04.2026 bashkëshorti i saj G.P (52) i ka bërë kërcënime, dhe më të njëjtën ditë nga SPB Shtip kanë privuar nga liria Gj.B. (35) nga Shtipi, pask e ka sulmuar babanë e tij 64-vjeçar dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”, njoftuan nga MPB.

Nga MPB bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve./Alsat.mk.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nga 10 prilli hyn në fuqi sistemi biometrik për hyrje-dalje në vendet e BE-së, vlen edhe për shtetasit e Maqedonisë

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se nga data 10.04.2026 fillon zbatimi i plotë i sistemit për hyrje-dalje në vendet e BE-së (EES – Entry/Exit System), me ç’rast në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian do të zbatohet një mënyrë e re dhe digjitale e regjistrimit dhe kontrollit të shtetasve që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër dhe vijnë nga vende që nuk janë anëtare të BE-së, përcjell TV21. Me futjen e EES, hyrjet dhe daljet do të regjistrohen në mëynrë elektronike, dhe sistemi do të mundësojë përpunimin e të dhënave bazë biometrike (gishta dhe fotografi), me qëllim identifikim më të shpejtë dhe monitorim më efikas të qëndrimit të lejuar sipas rregullës “90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh”.

“Ju njoftojmë se Policia Kufitare e shtetit tonë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme, duke vënë në funksion të gjitha resurset materiale-teknike dhe njerëzore të disponueshme, për të siguruar qarkullim të shpejtë dhe të pandërprerë të udhëtarëve në pikat tona kufitare. Policia Kufitare do të veprojë me angazhim të shtuar në terren, do të monitorojë vazhdimisht situatën, do të marrë masat e duhura për të mbajtur rrjedhshmërinë e trafikut dhe do t’i informojë qytetarët për të gjitha informacionet e rëndësishme lidhur me zbatimin e sistemit”, thonë nga MPB.

Ky sistem është biometrik dhe regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së dhe mbledh shenjat e gishtërinjve dhe fotografitë, duke eliminuar vulat në pasaportë. Ky sistem ishte paraparë të hynte në fuqi nëntorin e vitit të kaluar, por është shtyrë në momentet e fundit pasi disa shtete ende nuk ishin të gatshme që ta zbatonin.

Sistemi është krijuar në nëntor të vitit 2017. Ai pritet të vlejë për gati 60 vende, përfshirë edhe ato të Ballkanit Perëndimor, për hyrjen e shtetasve të tyre në BE, si dhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn, të cilat janë pjesë e zonës Schengen. Pasaportat në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë biometrike; në çipa ruhen gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia, dhe janë plotësisht të harmonizuara me kushtet që ka kërkuar Bashkimi Evropian, në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të përfitojnë regjimin pa viza. Zbatimi i këtij sistemi ka rritur frikën se do të ketë radhë dhe pritje të gjata për njerëzit që udhëtojnë për në Evropë me trena, tragete dhe aeroplanë.

Continue Reading

Më të lexuarat