Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPH) njoftoi se sot do të kemi mot pjesërisht me vranësira dhe më të freskët. Do të fryjnë erëra të moderuara deri të forta veriore, me kushte për reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 6 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të rriten nga 13 në 24 gradë.
Moti në Shkup do të jetë pjesërisht me vranësira me kushte për reshje të lehta shiu. Do të fryjë erëra të moderuara deri të forta veriore.
Temperaturat do të variojnë nga minimumi 12 deri në maksimum 23 gradë. Sipas njoftimit të DPH-së, fundjava do të jetë me diell dhe më e ngrohtë me temperatura deri në 30 gradë.
Në orët e pasdites, do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të reshjeve dhe bubullimave.
Lajme nga vendi
VLEN: Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin 20-vjeçar
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se “kur studentët dalin në protestë, kjo flet më shumë për dështimin e atyre që për vite kishin pushtetin, sesa për ata që sot po punojnë për të gjetur zgjidhje”.
Nga VLEN gjithashtu thonë se BDI sot po e instrumentalizon pakënaqësinë e studentëve dhe po përpiqet të përfitojë politikisht nga një problem që vetë e ka lënë zvarrë.
“Kjo është skandaloze. Kishte ministra, institucione, mekanizma dhe gjithë pushtetin e nevojshëm për ta mbyllur këtë çështje njëherë e mirë. Nuk e bëri. Jo pse nuk mundi, por sepse ishte e zënë me hajni, me Soravi, me blerje pronash dhe me pazare për llogari të klikës së vet. VLEN e konsideron protestën e studentëve si shprehje legjitime ndaj një padrejtësie që nuk duhej të zgjaste kaq shumë. Zëri i tyre duhet dëgjuar, jo të përdoret si vegël propagandistike nga ata që vetë e krijuan problemin”.
“Ne nuk do të bëjmë atë që është bërë për vite me radhë. Të flitet shumë dhe të mos zgjidhet asgjë. Për çështjen e mundësisë që të diplomuarit në juridik ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, tashmë po punohet seriozisht për një zgjidhje të qëndrueshme, ligjore dhe institucionale. Jo arnim. Por zgjidhje. Politika gjuhësore në vend është ndërtuar mbi zgjidhje gjysmake. Dhe ligjet gjysmake japin padrejtësi të plota. Pikërisht për këtë, sot nevojitet vullnet për ta mbyllur këtë plagë, jo lot krokodili nga ata që e mbajtën hapur për dy dekada”, thonë nga VLEN.
“Dallimi është si toka me qiellin. BDI i përdori shqiptarët si mburojë për të vjedhur, për t’u pasuruar dhe për ta mbrojtur korrupsionin e vet, ndërsa ne i trajtojmë si amanet. Andaj, u bëjmë thirrje të gjithë faktorëve politikë të mos fshihen pas studentëve dhe të mos i përdorin për interesa ditore”, thonë nga VLEN.
Lajme nga vendi
Hodai: Sot në protestë të gjithë, politikanët e 20 viteve të fundit lini në fund të protestës
Aktivisti Blendi Hodai ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje masive në protestën e studentëve, duke theksuar se mbështetja reale nuk matet me postime në rrjetet sociale, por me prani fizike në rrugë.
Sipas tij, protesta është “testi më i thjeshtë i qytetarisë aktive”, ndërsa studentët nuk kanë nevojë për statuse në Facebook, por për qytetarë që u bashkohen në terren për të mbrojtur kërkesat e tyre bazike.
Në reagimin e tij, Hodai ka kritikuar edhe ata që, siç i quan ai, “tregtarë të kauzave studentore”, duke theksuar se faktet i demaskojnë vetë. Ai ka cituar edhe Arbën Xhaferi, i cili ka thënë:
“Çdo shoqëri ka heronj dhe oportunistë, flijues dhe utilitaristë. Gjithmonë oportunistët përpiqen të konsumojnë atë që e kanë siguruar heronjtë.”
Në fund, aktivisti ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestë, duke theksuar se politikanët e dy dekadave të fundit duhet të mbeten “në radhën e fundit të protestuesve”.
Ai e ka përmbyllur mesazhin me thirrjen: “Shihem nesër në protestë.”
Lajme nga vendi
Tre gra sulmohen nga bashkëshortët e tyre, ndërsa një baba është sulmuar nga djali
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njoftojnë se tre gra janë sulmuar nga bashkëshortët e tyre, ndërsa në Shtip një djalë ka sulmuar babanë e tij.
“Më 05.04.2026, një 50-vjeçare nga rrethina e Shkupit raportoi se u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj I.B (52).Më 04.04.2026, në Shkup, në zonën e Qendrës një 26-vjeçar (D.G) u arrestua për sulm ndaj partneres së tij, 25 vjeçare.Ndërkohë, më 05.04.2026 një 48-vjeçar denoncoi se më 04.04.2026 bashkëshorti i saj G.P (52) i ka bërë kërcënime, dhe më të njëjtën ditë nga SPB Shtip kanë privuar nga liria Gj.B. (35) nga Shtipi, pask e ka sulmuar babanë e tij 64-vjeçar dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”, njoftuan nga MPB.
Nga MPB bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve./Alsat.mk.
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

