Lajme nga vendi
Qeveria e RMV-së: Plani Operativ për punësim për vitin 2025 është rritur për 7.5 milionë euro, fokusi janë të rinjtë dhe të papunët
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një kumtesë për media thotë se Plani Operativ për punësim për vitin 2025 kap vlerën prej 2.5 miliardë denarë apo 40 milionë euro dhe përfshin mbi 16.000 qytetarë.
Krahasuar me vitin e kaluar, 2024, nga Qeveria thonë se e kanë rritur këtë plan për një shumë rekorde prej 7.5 milionë euro.
“Me Planin Operativ fokusi vendoset te të rinjtë dhe personat e papunë, duke treguar kështu se për ne si Qeveri, prioriteti kryesor mbetet ulja e papunësisë përmes krijimit dhe hapjes së vendeve të reja të punës për qytetarët. Plani Operativ përfshin tri kategori, edhe atë të rinjtë të cilët duam t’i mbajmë në vend përmes këtyre masave, personat e papunë dhe shfrytëzuesit e ndihmës minimale të garantuar me qëllim përmirësimin e standardit të tyre jetësor”.
“Gjithashtu, për herë të parë, Plani Operativ për punësim këtë vit përfshin masa të synuara posaçërisht për të rinjtë, pra mbështetja për vetëpunësim këtë vit është zgjeruar me dy nënmasa të reja edhe atë: Masa – Mbështetje për vetëpunësim ka të bëjë me persona të papunë me arsimim së paku fillor, që të mund të fillojnë një biznes të tyre. Shuma e mbështetjes financiare për këtë masë është 7.000 euro si mjete të pakthyeshme për fillimin e biznesit”.
“Shuma e nënmasës për mbështetje për vetëpunësim të të rinjve të papunë deri në moshën 29 vjeç është 10.000 euro gjegjësisht ato janë mjete të pakthyeshme për themelimin e një biznesi të tyre. Risi në këtë plan operativ është gjithashtu edhe nënmasa për mbështetje për vetëpunësim përmes bashkimit të shfrytëzuesve deri në dy persona të mund të themelojnë biznes. Shuma e mbështetjes financiare kap vlerën nga 14.000 deri në 20.000 euro, ku 20.000 euro janë të dedikuara për bashkëthemeluesit që janë deri në moshën 29 vjeç”, thonë nga Qeveria.
Në fund theksojnë se kushti i vetëm paraprak për të gjitha këto masa është që personat e papunë të jenë të regjistruar si kërkues aktivë të punës në qendrat për punësim në gjithë vendin.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

