Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: 600 punëtorë të rinjë në mbrojtje të mjedisit, derisa opozita po “digjet”, ne po parandalojmë zjarret!

Published

on

VLEN në një kumtesë për media thotë se për përballimin me sfidat që sjell sezoni veror dhe rritjen e rrezikut nga zjarret, Qeveria përmes Planit Operativ për vitin 2025, do të angazhojë 400 zjarrfikës të rinj në komunat me nevojat më të mëdha.

Nga VLEN thonë se qëllimi i kësaj mase është të sigurojnë reagim të shpejtë dhe efikas, për të parandaluar përhapjen e zjarreve, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të verës.

“Zjarrfikësit janë heronjtë e vijës së parë në luftën kundër zjarreve, duke vënë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar qytetarë, pasuri materiale dhe mjedisin tonë jetësor. Prandaj, përforcimi i kapaciteteve në këtë drejtim është jo vetëm domosdoshmëri, por edhe respekt dhe përkrahje për punën e tyre heroike. Derisa opozita po “digjet” në krizë, kundërthënie dhe mungesë vizioni, ne po parandalojmë zjarret në kuptimin e plotë të fjalës. Ne jemi në terren, me plane konkrete dhe veprime të matura, për ta bërë shtetin funksional dhe të sigurt për të gjithë qytetarët”.

“Në të njëjtën kohë, Plani Operativ për vitin 2025 parashikon edhe punësimin e 600 personave të papunë në kuadër të projekteve lokale që lidhen me infrastrukturën dhe mbrojtjen e mjedisit nëpër komuna. Kjo masë synon jo vetëm nxitjen e punësimit lokal, por edhe përfshirjen aktive të qytetarëve në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit të shëndetshëm”, thonë nga VLEN.

Lajme nga vendi

Deklarata për zgjedhje të drejta dhe demokratike në RMV nuk është nënshkruar vetëm nga “Levica”

Published

on

Deklarata për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike e propozuar nga kryetari i Kuvendit, e cila do të jetë në rendin e ditës të seancës plenare të planifikuar për datën 12 të këtij muaji, nuk është nënshkruar vetëm nga grupi parlamentar i “Levica”, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, është i kënaqur dhe shpreson që deklarata të arrijë te çdo deputet në mënyrë që të ketë zgjedhje lokale të drejta dhe demokratike. Deri më tani, siç thotë ai, nuk ka komente mbi Draft-deklaratën.

“Si Kuvend, po bëjmë gjithçka që mundemi që të kemi një betejë politike, jo incidente. Zgjedhjet janë treguesi më i mirë i demokracisë në një shoqëri. Pas kaq shumë vitesh pavarësie, është turp të flasim për incidente. Bëj thirrje për zgjedhje të drejta dhe demokratike dhe që të gjithë të mbajnë përgjegjësinë e tyre, tha Gashi në takimin e sotëm me gazetarët.

Përveç deklaratës, seanca plenare e datës 12 të këtij muaji do të përfshijë edhe pyetje deputetësh nga opozita.

Parlamenti ka kërkuar që Qeveria të ketë ministra të pranishëm në seancat e pyetjeve të deputetëve në mënyrë që të mund të përgjigjen.

Advertisement

Siç thotë Gashi, ai e diskutoi këtë me kryeministrin Mickoski, i cili u pajtua me kërkesën, duke theksuar se si kryeministër, me praninë e tij në seanca, ai jep shembullin që edhe ministrat duhet të marrin pjesë.

Përndryshe, zgjedhjet lokale do të të mbahen më 19 tetor – rrethi i parë dhe 2 nëntor – rrethi i dytë. 

Continue Reading

Lajme nga vendi

RMV së shpejti në Asamblenë e OKB-së: “Jo në emrin tonë”, nisma për Palestinën me protestë para MPJ-së

Published

on

Sot, më 9 shtator, në orën 18:00, nisma “Të gjithë për Palestinën” po organizon protestë përpara Ministrisë së Punëve të Jashtme, në pritje të pjesëmarrjes së Maqedonisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, transmeton Portalb.mk.

Nisma, në kuadër të këtyre ngjarjeve protestuese, po i bën thirrje publikut të nënshkruajë një peticion duke kërkuar që qeveria dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë të Maqedonisë të votojnë në mbështetje të Palestinës gjatë kësaj asambleje.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut disa herë ka abstenuar në rezolutat që kërkojnë armëpushim në Gaza.

Në qershor vendi abstenoi në rezolutën për armëpushim të menjëhershëm dhe mbrojtje të civilëve në Gaza.

Edhe në shtator të viti 2024 pati abstenuar rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së  që kërkonte që Izraeli t’i japë fund prezencës së tij të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar brenda një viti.

Advertisement

Maqedonia e Veriut abstenoi nga votimi, së bashku me Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Austrinë, Zvicrën, Suedinë, Danimarkën, Kroacinë, Bullgarinë, Rumaninë, Poloninë, Sllovakinë, Lituaninë, Ukrainën, Serbinë, Shqipërinë, Kanadanë, Indinë, Australinë, dhe vende të tjera.

Maqedonia e Veriut, votoi e përmbajtur edhe në tetor 2023 në miratimin e rezolutës me të cilën bëhej thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës. Rezoluta e cila ishte propozim i Jordanit, u miratua me 120 vota “për”, me 14 “kundër” dhe 45 “të përmbajtur”. Maqedonia e Veriut ishte në mesin e vendeve e cila ishte e përmbajtur për rezolutën me të cilën dënohen të gjitha aktet e dhunës kundër civilëve palestinez dhe izraelit, si dhe sulmet terroriste dhe joselektive, ndërsa gjithashtu bënte thirrje për ndihmë të papenguar dhe mbrojtje të civilëve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Published

on

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,46 % në raport me vendimin e datës 01.09.2025.
Nga data 10.09.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 76,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 78,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-Е V) 69,50 (denarë/litër)

Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 69,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 37,148 (denarë/kilogram)

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 si dhe të EURODIZEL (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU ulet për 1,245 den/kg dhe tani do të jetë 37,148 den/kg. Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës që nga ora 00:01 e datës 10.09.2025.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat