Connect with us

Sport

MAQEDONIA RADHITË SUKSESET NË NDESHJET KUALIFIKUESE NË GRUPIN “J”

Published

on

Maqedonia pas katër ndeshje kualifikuese  në Grupin J, kryeson tabelën  me  8 pikë, para  Uellsit q ka 7 dhe Belgjikës me 4 pikë . Maqedonia në Astana mundi Kazakistanin 1-0, ndërsa Belgjika në Bruksel  mundi Uellsin . Raundi i pestë i ndeshjeve kualifikuese vazhdon në shtator.

 Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut vazhdon me  rezultate pozitive  edhe   në raundin e  katërt në Grupin J, për kualifikim në Kupën e Botës 2026 që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë,, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut dje pas dite mundi Kazakistanin 1-0  në Astana me një gol të vetëm që e realizoi Aleksandër Trajkovski në minutën e  33-të  të pjesës së parë. Në pres konferencën zyrtare  pas  përfundimit të ndeshjes ndihmës trajneri Robert Stojanovski, theksoi se Maqedonia ishte më sulmuese në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë ishte orientuar në mbrojtje pasi që pjesa më e madhe e futbollistëve ishin të lodhur nga përballja me Belgjikën.

 Zhvilluam dy pjesë të ndryshme të takimit. Ne si staf teknik  e dinim  saktë gjendjen  e tyre  pas ndeshjes intensive kundër Belgjikës. E dinim saktë se nuk mund të zhvillonim të dy pjesët e lojës me ritmin e njëjtë dhe në pjesën e dytë është marrëveshja të luajmë në mbrojtje dhe lame mesfushën kundërshtarëve. Me këtë rast kemi  ruajtur edhe energjinë deri në fund. Dhe në situate kur nuk kishim opsion tjetër duhej të bënim një gjë të tillë” deklaroi ndihmës trajneri Robert Stojanovski

 Në ndeshjen  tjetër të Grupit “J”, Belgjika   mundi  Uelllsin  4-3. Pas përfundimit të raundit të katërt në Grupin “J” Maqedonia e Veriut ka 2 fitore dhe 2 barazime, duke grumbulluar 8 pikë, para Uellsit që 2 fitore, 1 barazim dhe 1  humbje me 7  pikë, Belgjika në pozitën e tretë 1  fitore, 1 barazim me 4 pikë grumbulluara. Ndeshjen e radhës Maqedonia e Veriut do ta zhvillon më 7 shtator kundër Lihtenshtajnit në Shkup.

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement

Sport

MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G

Published

on

Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.

Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.

Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.

Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.

Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.

Advertisement
Continue Reading

Sport

QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË

Published

on

Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires

 Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.

Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.

Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .

Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.

Advertisement

Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.

 

Continue Reading

Sport

MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN  DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT

Published

on

Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24

 Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.

Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.

Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.

Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat