Connect with us

Lajme nga vendi

MASH: Shkollat në RMV ​​të mos shpërndajnë libra të dëmtuar, do t’i zëvendësojmë me të rinj para 1 shtatorit

Published

on

Në vend që shkollat ​​t’u shpërndajnë nxënësve tekste shkollore të dëmtuara dhe të papërdorshme, duhet t’i paraqesin në sistemin elektronik të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe ato do të zëvendësohen me të reja para fillimit të vitit të ri shkollor, thotë ministrja e Arsimit Vesna Janveska, transmeton Portalb.mk.

“Për këtë qëllim janë siguruar mjete buxhetore dhe nuk ka nevojë që ti zhgënjejmë  as nxënësit e as prindërit e tyre, të cilët me të drejtë reagojnë në Ministri se fëmijët e tyre po marrin tekste shkollore pa kopertina dhe faqe të grisura”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Janevska, në konferencën e sotme për media kushtuar prokurimit të teksteve shkollore për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për vitin e ri shkollor 2025-2026.

“Kjo sfidë nuk duhet të ekzistojë fare. Çdo shkollë ka komision për tekste shkollore që mund të vlerësojë lehtësisht nëse një tekst shkollor mund të përdoret apo nuk mund të përdoret, dhe ai tekst që nuk është për përdorim nuk duhet të kthehet në fondin e bibliotekës dhe pastaj t’i dorëzohen dikujt. Duhet të njoftohet Shërbimi Pedagogjik pranë Ministrisë dhe të plotësohet tirazhi i nevojshëm”, tha Janevska, duke shprehur pritshmëri më të madhe të anëtarëve të komisioneve shkollore  të teksteve shkollore.

Ministrja rikujtoi se tekstet shkollore nga klasa e parë deri në të tretën shtypen në tirazh të plotë çdo vit shkollor, kështu do të jetë edhe këtë vit, duke qenë se bëhet fjalë për të ashtuquajturat “tekste pune” që përmbajnë material që plotësohet me shkrim, ngjyrosje, prerje.

“Tekstet e reja me përmbajtje të avancuar  do të jenë edhe për klasën e shtatë, sepse në shtator fillon zbatimi  i programeve  të reja mësimore. Ju kujtohet se  kemi modifikuar Konceptin për Arsimin Fillor të Qeverisë së kaluar, i cili parashikonte integrimin e lëndëve si historia dhe gjeografia, kimia dhe fizika në klasën e shtatë. I kemi ndarë me kërkesë të opinionit të gjerë dhe më së shumti me kërkesë të kuadrit mësimor dhe për këtë kemi programe të reja mësimore dhe tekste të reja të miratuara që së shpejti do të hyjnë në proces shtypjeje”, tha Janevska.

Advertisement

Ministrja informoi se për herë të parë pas gjashtë vitesh nxënësit në shkollat ​​fillore do të kenë tekste shkollore në të gjitha gjuhët e huaja.

“Për gjashtë vite nuk janë furnizuar tekste shkollore në gjuhën angleze, frënge, gjermane e kështu me radhë. Si Qeveri e re jemi zotuar që vitin e kaluar ta zbatojmë këtë proces dhe do të kemi sukses ta përfundojmë. Më 1 shtator do të ketë tekste të reja për të gjitha gjuhët e huaja në shkollat ​​fillore”, konfirmoi  ministrja.

Tekste shkollore të reja për disa lëndë do të jenë të disponueshme edhe në gjimnaz dhe në arsimin e mesëm profesional. Janevska potencoi se ky është viti i dytë shkollor me radhë në të cilin do të ketë dorëzim me kohë të teksteve, gjë që, siç theksoi, nuk ishte praktikë  shtatë vitet e mëparshme.

Sipas ministres, tekstet shkollore janë një nga faktorët kyç për cilësinë e procesit arsimor, përveç mësimdhënësve të motivuar, programve mësimore dhe infrastrukturës. Ministrja shprehu mirënjohje deri tek të gjithë të përfshirët në procedurat për përpilimin e tyre, prokurimin dhe dorëzimin në kohë.

Mesatarisht çdo vit, për prokurimin e teksteve shkollore, Ministria ndan rreth 660 milionë denarë.

Advertisement

Kujtojmë se në prill të këtij viti Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në RMV kërkoi që të hiqet nga përdorimi i librit të historisë për klasën e shtatë të shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut. Libri, thanë ata, nuk është në përputhje me parimet e ndarjes së institucioneve fetare nga shteti. Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit e fajëson udhëhqësinë paraprake, duke shtuar vijon procedura e hartimit të librit të rinj.

Lajme nga vendi

NDOTET LUMI VARDAR, KOMUNA E GOSTIVARIT NIS HETIMET PËR ZBULIMIN E AUTORIT

Published

on

Qytetarë të shqetësuar kanë alarmuar institucionet mëngjesin e sotëm, duke dërguar materiale fotografike që dëshmojnë për ndotje të lumit Vardar në territorin e Gostivarit.
Pas denoncimeve, Komuna e Gostivarit ka reaguar menjëherë, duke angazhuar shërbimet inspektuese për të verifikuar gjendjen në terren dhe për të identifikuar burimin e ndotjes.
Nga Komuna theksojnë se mbrojtja e lumit Vardar mbetet prioritet, duke e cilësuar atë si një nga pasuritë më të rëndësishme të përbashkëta dhe simbol të qytetit.
Autoritetet lokale paralajmërojnë masa të rrepta ndaj çdo subjekti apo individi që rezulton përgjegjës për ndotjen. “Nuk do të lejojmë degradimin e lumit nga papërgjegjësia e askujt. Çdo shkelje do të sanksionohet pa kompromis”, thuhet në reagimin zyrtar.
Inspektimet pritet të vijojnë edhe gjatë ditës, ndërsa rezultatet e para nga verifikimet në terren pritet të bëhen publike në vijim.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Studentët kërkojnë mbështetje për protestën: Jurisprudenca edhe në shqip

Published

on

Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë intensifikuar thirrjet për mbështetje ndaj protestës së paralajmëruar më 6 prill në ora 12:30 në Shkup.

Në një komunikatë publike, ata i janë drejtuar mediave, shoqërisë civile dhe aktivistëve, duke kërkuar përfshirje dhe mbështetje për kauzën e tyre. Studentët theksojnë se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u lejohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, një të drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

Protesta do të nisë me një marsh nga Ura e Gurit në Shkup. Çështja ka tërhequr vëmendje të shtuar kohët e fundit, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre universitetet kanë nënshkruar një peticion që kërkon organizimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ilaçi palbociklib do të jetë së shpejti në dispozicion në Onkologji, për dy javë thirrja për vitin 2026-2027

Published

on

Për pacientët onkologjikë për momentin mungon vetëm një ilaç – palbociklibi të cilin e përdorin 142 nga gjithsej 7000 paciente femra me kancer në gji.

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësore (FSSH), Sasho Klekovski deklaroi se ilaçi së shpejti do të jetë në dispozicion dhe se sasitë për vitin 2026 janë rritur për 50 për qind.

Në konferencën për shtyp në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji ku u shpallën rezultatet për rritjen e jetëgjatësisë së pacientëve me tre lloje kanceri, që është për shkak të terapisë efikase dhe një buxheti më të madh për trajtim, Klekovski tha se mungesa e palbociklibit është për shkak të faktit se në dhjetor 2025 u përballën me një nevojë dukshëm të shtuar për këtë ilaç (për 142 pacientë), ndërsa vitin e kaluar sasitë ishin planifikuar për 80 pacientë.

“Kur ka një numër dukshëm më të madh pacientësh se sa është planifikuar, nuk është e lehtë të plotësohen nevojat, kështu që buxheti për vitin 2026 do të rritet për 50 për qind për dy barna në këtë kategori, ku përveç këtij është edhe një ilaç tjetër. Presim që thirrja e re për barna të shpallet brenda dy javësh që do të mbulojë vitet 2026-2027”, tha Klekovski.

Së shpejti në Onkologji do të jenë të kapshëm edhe markerët- tumoralë që janë në mungesë, por Klekovski theksoi se kjo nuk është mungesë në të gjithë vendin dhe se pacientët mund të bëjnë markerë- tumoralë në spitale dhe laboratorë të tjerë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat