Connect with us

Lajme nga vendi

Mickoski: Për 20% është rritur numri i mysafirëve dhe netë qëndrimeve në krahasim me muajin prill të vitit të kaluar

Published

on

Krytari i Qeverisë së Republikës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur  pyetjes së gazetarëve në lidhje me të dhënat për turizmin në Maqedoni, të shpallura nga Enti Shtetëror i Statistikave, deklaroi:

“Epo, jam jashtëzakonisht i kënaqur, sepse këto janë të dhëna jashtëzakonisht të mëdha dhe me cilësi të lartë, veçanërisht të rëndësishme për veprimtarinë e shërbimeve dhe të hotelerisë. Mund të them se në katër muajt e parë, turizmi, gjegjësisht numri i mysafirëve dhe netë qëndrimeve rritet me një përqindje prej 20%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si në prill ashtu edhe në katër muajt e parë. Por edhe struktura e turistëve ndryshon. Tani shohim turistë që vijnë nga Gjermania, Franca, etj.

Nga ajo që di unë nga operatorët turistikë, për vitin e ardhshëm janë planifikuar të paktën gjysmë milioni netë qëndrime, jashtë sezonit në Ohër. Gjë që do të thotë shumë për ne si vend. Vitin e kaluar patëm një rekord prej dyqind mijë turistësh të regjistruar, me rreth 3.5 milion netë qëndrime.
Këtë vit qëllimi ynë është të arrijmë deri në 4 milion netë qëndrime dhe një milion e gjysmë turistë. A do të kemi sukses? – Shpresoj se po.

Parametrat e parë janë të mirë dhe më gëzon ajo që numri i mysafirëve të huaj vazhdon të rritet  në muajin e parë të tremujorit të dytë në prill me pothuajse 21%, dhe numri i netë qëndrimeve nga mysafirë të huaj me pothuajse 20%, gjë që do të jetë një kontribut i mirë për prodhimin e brendshëm bruto në tremujorin e dytë”.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat