Lajme nga vendi
DAP: Të regjistrohet qarkullimi me para të gatshme dhe të lëshohen llogari fiskale

Drejtoria e të Ardhurave Publike ua ka kujtuar të gjitha objekteve hotelierike, tregtarëve dhe kryerësve të veprimtarive detyrimin ligjor për të regjistruar qarkullimin me paga të gatshme përmes një sistemi fiskal të miratuar dhe për të lëshuar llogari fiskale për çdo mall ose shërbim të paguar.
“Përveç kësaj, subjektet afariste janë të detyruara të regjistrojnë qarkullimin e arritur dhe ta paguajnë atë te bartësi i qarkullimit pagesor, jo më vonë se dita pas ditës së realizimit të qarkullimit. Ky detyrim vlen për të gjithë ata që kryejnë qarkullim me para në dorë, pavarësisht nëse janë pagues të TVSH-së apo jo, si dhe pavarësisht nëse veprimtaria është e përhershme apo sezonale. Aktivitetet janë pjesë e masave që Drejtoria e të Ardhurave Publike po ndërmerr për të forcuar pajtueshmërinë tatimore dhe për të siguruar trajtim të barabartë të të gjithë tatimpaguesve”, qëndron në kumtesën nga DAP.
Prej atje kujtojnë se mosrespektimi i detyrimit ligjor dhe mosregjistrimi i qarkullimit me para të gatshme, në përputhje me LRPG, sjell sanksione edhe atë duke shqiptuar gjoba dhe mbyllje të objekteve afariste.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me i ndryshueshëm dhe me reshje lokale të shiut.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri 20, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 23 deri 32 gradë celsius.
Lajme nga vendi
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi Dekreton Ligjin për Shkollat Fetare – Përmbyllet Procedura Parlamentare

Ka përfunduar me sukses edhe faza e fundit e miratimit të Ligjit për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare, me nënshkrimin e dekretit nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Nga Kuvendi bëjnë të ditur se me këtë akt përmbyllet procedura parlamentare për ligjin në fjalë, duke i dhënë dritën jeshile hyrjes së tij në fuqi. Dekreti i nënshkruar sot nga Kryetari Gashi formalizon ligjin, i cili synon garantimin e të drejtave të barabarta për institucionet e arsimit fetar.
Ky ligj shënon një zhvillim të rëndësishëm në zgjidhjen e çështjes shumëvjeçare të statusit të Medresesë “Isa Beu” në Shkup, një prej temave më të debatueshme në fushën e arsimit në dekadat e fundit. Me miratimin e këtij ligji, shkolla teologjike fiton status të barabartë me institucionet e tjera të arsimit të mesëm në vend.
Nga Kuvendi theksohet se ky vendim është një dëshmi konkrete e angazhimit institucional për barazi reale në arsim dhe për garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike apo fetare.
Lajme nga vendi
Ibrahimi: Tetova në festë me gjallërinë e mërgatës dhe mikpritjen e Komunës

Kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka përshkruar atmosferën festive që mbizotëron në Tetovë gjatë verës, falë kthimit të mërgimtarëve dhe angazhimit të Komunës për të gjallëruar qytetin.
“Tetova n’festë! Vera është ndryshe, në mesin e tetovarëve, vëllezërve dhe motrave tanë të ardhur nga mërgimi, që i dhuruan gjallëri qytetit,” shkruan Ibrahimi në statusin e tij.
Ai vlerësoi kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për përkushtimin në organizimin e aktiviteteve kulturore e muzikore çdo natë, duke u ofruar argëtim qytetarëve të të gjitha grupmoshave.
“Po, me të vërtetë është në festë!” përfundon mesazhin e tij Ibrahimi, duke e përshkruar atmosferën si një reflektim të gjallë të dashurisë për vendlindjen dhe respektit për ata që jetojnë jashtë.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve