Lajme nga vendi
Fronti Evropian kërkon sanksione për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë
Fronti Evropian kërkon plotësim të nenit 407, ndërsa nga Kodi penal, me të cilin propozohet sanksionim i qartë dhe i padyshimtë i mohimit të gjenocidit në Srebrenicë, dceklaroi sot në konferencën për shtyp deputetja e BDI-së, Dijana Toska.
“Si një akt që jo vetëm i ofendon thellësisht viktimat dhe familjet e tyre, por përbën edhe një kërcënim për rendin juridik, paqen dhe stabilitetin e qytetarëve. Ky propozim del nga disa baza thelbësore. Gjenocidi i Srebrenicës i kryer në korrik të vitit 1995 është konfirmuar si akt ligjor nga gjykatat më të larta ndërkombëtare, përfshirë Tribunalin Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Me Rezolutën e 23 majit të vitit 2024 të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, bota dënoi çdo formë të mohimit ose relativizimit të këtij gjenocidi”, tha Toska.
Përkujtoi se RMV-së se e mbështet rezolutën, ndërsa me këtë propozim ligjor e konkretizon angazhimin politik dhe moral që e ndërmerr para bashkësisë ndërkombëtare.
Toska tha se me këtë dëshiron ta japin mbështetje të komunitetit boshnjak dhe për shkak të statusit të rrjeteve sociale të zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq.
Lajme nga vendi
SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE
Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin 3-0
Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit, krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen e parë kontrolluese që sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup, pas 90 minutave lojë ku trajneri Jeton Beqiri në lojë inkuadroi pjesën më të madhe të lojtarëve që ka në disponim ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0
Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e dytë
Shkëndija pas kësaj ndeshje të shtunën do të zhvendoset në Antalia të Turqisë ku do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt ku parashihen edhe katër ndeshje kontrolluese ndërsa e para është më 20 janar kundër ekipit ukrainas Oleksandrya.
Shaban Sinani – TV KOHA
Lajme nga vendi
ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë
Lajme nga vendi
Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë
Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.
“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)

