Lajme nga vendi
Mickoski: Ligjet reformuese nuk varen nga “Badenteri”

Kryeministri Hristijan Mickoski sot gjatë hapjes së “fshatit maqedonas” foli për shumicën parlamentare dhe çështjen e badenterit.
Ai tha se gjithçka është e mundur dhe jo e mundur për zgjerimin e shumicës parlamentare.
“Absolutisht, gjithçka është e mundur dhe gjithçka nuk është e mundur. Kështu që t’ia lëmë maksimës së njohur se politika është çështje e mundësisë”, tha Mickoski.
Lidhur me reformat në vend, Mickoski tha se ligjet reformuese nuk varen nga “Badenteri”.
“Nuk varen ligjet reformuese nga Badenteri. Jo, nuk varen nga Badenteri, mund që disa të jenë me 80 deputetë me shumicë prej 2/3. Kodi Zgjedhor ka nevojë për konsensus politik, sepse mund ndonjë prej partive politike sërish të aplikojë filibustering, dhe të mos miratohet Kodi Zgjedhor, por kjo nuk do të thotë se duhet Badenter, duhet të kemi konsensus politik, dhe me informacionet që kam, kemi. Tani do ta shohim kur do të hyjë në procedurë parlamentare”, tha Mickoski.
Lajme nga vendi
Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve vendoset arsimi formal fillor në kushte spitalore për fëmijët që kanë mjekim afatgjatë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu dhe Marija Vuk, kryetare e OJQ SANO – Shoqatë e cila ndihmon fëmijët me kancer, sot në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, do të paralajmërojnë vendosjen e arsimit formal fillor në kushte spitalore për fëmijët, të cilët kanë mjekim afatgjatë.
Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve po mjekohen fëmijë me sëmundje të rënda, mes të cilave dhe kancer, të cilët deri tani nuk kanë mundur të ndjekin arsimin fillor.
Lajme nga vendi
LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) thonë se për shkak të pushimeve verore, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, në pikat kufitare Bogorodicë dhe Tabanocë, ku koha e pritjes është rreth 10 minuta, në pikat e tjera kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Gjithashtu nga LAMM rekomandojnë përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të trafikut dhe vozitje të kujdesshme, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Lajme nga vendi
Parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite, kryesisht në pjesët veriore, do të ketë raste të izoluara të paqëndrueshmërisë me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të ketë erëra të moderuara, herë pas here të forta nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 27 deri në 35 gradë.
Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës, do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra. Në disa pjesë të luginës do të ketë erëra të moderuara, herë pas here të forta nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 33 gradë.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve