Connect with us

Lajme nga vendi

Përplasje fizike në mes këshilltarëve në Komunën e Koçanit

Published

on

Në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Koçanit, ndodhën momente tensionuese, të shoqëruara me incidente dhe përpjekje për konfrontime fizike midis disa prej këshilltarëve.

Atmosfera ishte jashtëzakonisht e elektrizuar, ndërsa debati midis anëtarëve të Këshillit përshkallëzoi deri në konflikt të drejtpërdrejtë verbal dhe fizik.

Në konfrontimin fizik u përfshinë këshilltarët Aki Akiov dhe koordinatori i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, Mirce Stojkov.

Siç raportohet, në këtë incident ka intervenuar edhe policia.

Advertisement

Lajme nga vendi

Pas mesnate sërish do të rritet çmimi i naftës në Maqedoni

Published

on

Çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut do të shtrenjtohet sërish pas mesnate, përcjell TV21. Pas shtrenjtimit të djeshëm për 2,5 denarë, sot Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur që çmimi i naftës të rritet edhe për 2 denarë shtesë. Sipas vendimit të KRRE-së, një litër naftë pas mesnate do të kushtojë 72 denarë.

Çmimet e derivateve pas mesnate:

Nafta – 72,0 den/l

Vaji ekstra i lehtë – 70,0 den/l

Benzina BS-95 – 76,0 den/l

Advertisement

Benzina BS-98 – 78,0 den/l

Gazi 42,0 den/l

Metani 61,0 den/l

Continue Reading

Lajme nga vendi

Një i vdekur dhe një i lenduar në Ohër

Published

on

Mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën Bulevardi Turistike në Ohër, pranë Mini Marketit, ndodhi një aksident i rëndë trafiku. Një shofer i veturës Golf me targa të Ohrit humbi kontrollin mbi automjetin dhe goditi direkt dy këmbësorë.

Nga forca e përplasjes, të dy personat pësuan lëndime të rënda kërcënuese për jetën. Njëri prej tyre, i lindur në vitin 1980, ndërroi jetë nga plagët e marra, gjë që u konfirmua nga mjekët në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Personi tjetër ka pësuar fraktura në tre brinjë dhe lëndime të tjera të rënda trupore.

Jozyrtarisht, shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë një sulm epileptik i shoferit, i cili shkaktoi tragjedinë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Arrihet marrëveshja, ja ndarja e komunave midis BDI dhe ASH për zgjedhjet lokale?!

Published

on

Tre liderët Ahmeti, Sela dhe Taravari zyrtarizojnë bashkëpunimin për zgjedhjet lokale që pritet të nënshkruhet ditëve në vijim.
Ali Ahmeti, Ziadin Sela dhe Arben Taravari do të garojnë të bashkuar në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti. Marrëveshja e arritur mes tyre parashikon kandidatë të përbashkët dhe lista të përbashkëta në të gjitha komunat, me synimin për një fitore absolute të Frontit Europian.
Sipas informacioneve zyrtare që portali TS ka mësuar nga tre partitë politike, është finalizuar edhe ndarja e komunave ku secila do të udhëheqë garën:
BDI do të ketë kandidatët në:
Tetovë, Çair, Kërçovë, Bogovinë, Bervenicë, Zhelinë, Studeniçan, Likovë, Dollnen, Pllasnicë dhe Çashkë (10 komuna)
ASH – Sela në:
Strugë, Dibër dhe Haraçinë (3 komuna)
ASH – Taravari në:
Gostivar, Vrapçisht, Saraj dhe Tearcë (4 komuna)
Sipas sondazheve të fundit, ky bashkëpunim pritet të sigurojë një fitore të bindshme dhe rezultat të paprecedentë në nivel kombëtar për Frontin Europian.

Continue Reading

Më të lexuarat